Vuçiq për zgjedhjet në Kosovë: Presim rezultatet, Kurti nuk kaloi sikurse e priste
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq konstatoi duke komentuar situatën në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare se për çdo përqindje duhet të priten rezultatet përfundimtare por që Albin Kurti “gjithësesi nuk e kaloi ashtu sikurse e priste“.
Gjatë vizitës nëpër stendat e Panairit të Turizmit në Beograd pyetjes së gazetarëve sesi do ta komentonte situatën në Kosovë duke patur në konsideratë mesazhet nga opozita që Kurti nuk e formon dot qeverinë, Vuçiq tha se askush nuk mund t’a besonte pasi nuk ka rezultate përfundimtare.
“Nuk mundeni t’a besoni. Akoma nuk kanë mbaruar së numëruari votat ndonëse është dita e 11… Po pres ditën 11 ndoshta do t’i numërojnë.. Kur të numërohen votat, mund t’ju komentoj. Të shikojmë“ ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se Kurti „patjetër që nuk e kaloi ashtu sikurse priste“.
Vuçiq kaloi dhe stendën e Zyrës për Kosovë e Metohi ku u interesua për situatën në Banjën e Parajsës për të cilën drejtori i Zyrës Petar Petkoviq i tha se prona ishte konfiskuar nga Prishtina.
“Këto na i rrëmbyen të gjitha, por do të luftojmë…” shtoi Petkoviq.
Pyetjes së gazetarëve në lidhje me ofertat turistike të Kosovës, Vuçiq konstatoi se njerëzit aty vështirë se punojnë.
“E kanë të vështirë të punojnë tani, nuk pyeta rastësisht për Banjën e Parajsës… Do t’a rikthejmë sërish” ka thënë Vuçiq.
Përfaqësuesit e Zyrës për K&M teksa presidenti Vuçiq vizitoi stendën, i dhuruan një punë dore të motrave të Manastirit të Bërnjakut.
0 komentet