Vuçiq i shkruan Rutesë: Nato të ndalë terrorin ndaj sërbëve dhe çeljen e urës mbi Ibër

Vučić
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i dërgoi letër sekretarit të përgjithshëm të NATO Mark Rute në të cilën i kërkohej që Kfor në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, të ndalë terrorin ndaj sërbëve, persekutimin e tyre, arrestimet, shembjet e shtëpive, si dhe të ndalojë çeljen e urës mbi Ibër dhe se komuniteti ndërkombëtar të marrë hapa sesi Prishtina të zbatojë dispozitat kyçe të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

Vuçiq në videopostimin e tij në Fejsbuk, vuri në dukje se në pesë vitet e fundit, vazhdon persekutim dhe terror i pandërprerë ndaj popullit sërb në Kosovë, gjatë gjithë kohës me heshtje ose raport të butë të bashkësisë ndërkombëtare.

"Hesht Bashkimi Europian, hesht NATO, heshtin dhe gjithë të tjerët", vuri në dukje Vuçiq.

Përsekutimi, tha, konsiston tek ajo që në pesë vitet e fundit janë shënuar më shumë se 800 sulme me motive etnike ndaj popullsisë sërbe-"257 sërbë të arrestuar, as fajtorë dhe as përgjegjës dhe sipas rregullit të rrahur rëndë, të keqtrajtuar dhe të terrorizuar nga të ashtuquajturit zyrtarë policorë të së ashtuquajturës Kosovë".

"Pikërisht i kam dërguar letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO Mark Rute, me të cilin së fundmi pata bisedë të rëndësishme në margjinat e Samitit në Paris dhe i’u luta e kërkova që NATO të mos lejojë çeljen e urës mbi Ibër, çka do të thoshte parakushte të mëdha për përplasjen finale me popullsinë sërbe në veri të krahinës", tha Vuçiq.

Përsëriti se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsiloviq, pati bisedë mjaft të vështirë dhe të keqe me komandantin e KFOR Ozkan Ullutash.

"I’u lutëm që mos t’a bëjnë këtë, sepse ky përherë ka qenë objekt dialogu. Çelja e urës mbi Ibër ishte subjekt dialogu dhe kurrë nuk u arrit marrëveshje. Dhe asgjë nga kjo nuk do të kishte ndodhur nëse BE dhe Perëndimi do të respektonin atë që nënshkruan në prill të vitit 2013. Sepse këtë nuk e respektuan, pasi nuk u formua Bashkësia e Komunave Sërbe sepse nuk respektohen të drejtat e sërbëve-ndaj të gjitha këto gjëra ndodhin sot", konkludoi Vuçiq.

Ndaj, thotë ai, i përcolli letër Rutesë dhe e luti që NATO të tërhiqej nga mbështetja e një vendimi të tillë të autoriteteve prishtinase.

"Besoj se gjykimi i tij do të jetë i tillë që paqja dhe stabiliteti rajonal të jetë e rëndësisë së madhe. Dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë politikisht në të gjitha mënyrat e mundshme, pa përjashtuar mundësinë e thirrjes së sesionit të veçantë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth pozitës së sërbëve në Kosovë e Metohi, sepse terrori i Albin Kurtit dhe i Prishtinës ndaj popullsisë sërbe duhet të ndalet", tha Vuçiq.

Presidenti i Sërbisë njoftoi më herët se do t'i shkruante Rute në lidhje me pakësimin e njoftuar të pranisë së KFOR në urën mbi Ibër dhe çeljen e saj për trafik.