Vuçiq: Sërbia do të bëjë gjithçka që të ndihmojë popullin e vet në K&M

Aleksandar Vučić sa vatrogascima
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se Sërbia do të bëjë gjithçka që të ndihmojë popullin e vet në Kosovë.

Pyetjes së gazetarit nëse letra që i dërgoi sekretarit të përgjithshëm të Nato Mark Rute është mesazh ndaj Albin Kurtit se Sërbia nuk do të shikojë e qetë aksionet e njëanshme që rrezikojnë sërbët, Vuçiq u përgjigj se nëse do t’i përgjigjem kësaj, të gjithë do të publikonin “Vuçiq është gati për luftë“.

“Sërbia do të bëjë gjithçka që mundet që të ndihmojë popullin e vet në Kosovë e Metohi”, nënvizoi presidenti. 

Në lidhje me letrën sqaroi se tha se beson që të bisedojë së shpejti, por që nuk ka bisedë të paralajmëruar.

“Thashë se besoj se do të kemi bisedë, ndonëse nuk kemi bisedë të paralajmëruar se do të bisedojmë në nisje apo në mes të javës. Kemi komunikim të rregullt, kupton situatën në Kosovë e Metohi dhe në rajon. Besoj se do të bisedojmë në dy tre ditët e ardhshme”, tha Vuçiq gjatë vizitës me zjarrëfikësit që shuajnë zjarret në Ranoret e Deliblatës.

Vuçiq javën e kaluar i përcolli letër Rutesë në të cilën shprehej shqetësim i thellë për vendimin e Kfor për tërheqjen nga ura mbi Ibër dhe të përfshijë Policinë Kosovare në “arkitekturën e sigurisë“ në zonën e Manastirit të Deçanit.

Ky i fundit theksoi veprimi erdhi i parahershëm dhe se vlerësimet e sigurisë së KFOR nuk janë njohuri adekuate për të gjitha rreziqet sipas sigurisë së popullsisë sërbe dhe popullsisë tjetër jo shqiptare në veri të Kosovës, si dhe për sigurinë e manastirit që është perla e trashëgimisë kulturore sërbe e botërore.