Vuçiq: Duan t’u shesim të huajve degët e Bankës së Kursimeve Postare në Kosovë-nuk janë normalë

Beograd_240329_Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme duke folur rreth ndalimit të përdorimit të dinarit në Kosovë se Beogradi i ofron Beogradit të shesë degët e Bankës së Kursimeve Postare në Kosovë ndonjë banke të huaj, por që Sërbia këtë nuk do t’a bëjë pasi nuk do të shesë degët e bankës së vet, as aksionet ashtu sikurse nuk do t’a pranojnë heqjen e dinarit.

Në fjalimin drejtuar publikut, tha se nuk guxon as të thotë se cilat janë të gjitha presionet ndaj Sërbisë që ushtrohen në Bruksel, për çështjen e heqjes së dinarit por dhe jo për të mos qenë transparent por sepse kjo është-e turpshme.

"E dini se çfarë kërkojnë të gjithë prej nesh? Erdhën atëherë të thoshin që euro është monedha e tyre në Kosovë, ndërsa Banka Qëndrore Europiane këtë nuk e pranon. …Ne u thamë se do të paguajmë si të doni, por atëherë thanë-nuk mundeni përmes Bankës së Kursimeve Postare. Duan të shesim degët e Bankës së Kursimeve Postare të huajve, Bankës Rajfajzen apo të tjerëve. Ne nuk shesim degët e bankave tona apo dhe aksionet e saja. Thjesht nuk janë normal të gjithë së bashku” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit përsëriti se Sërbia “as rrugës dhe kurrë” nuk do të pranojë heqjen e dinarit.

“Mos na bini më mbi supe, mjaft na keni gënjyer dhe mashtruar” ka thënë Vuçiq.

Nënvizoi se tek kjo u ndryshua raporti i Sërbisë dhe se askush nuk do t’a shtyjë të ndryshojë qëndrimin e vet e të pranojë diçka pasi Sërbia është fine.

Vuçiq tha se persekutimi i sërbëve është organizuar me themel dhe se “dëgjohet zëshëm dhe organizimi në heshtje”.