Vuçiq: Sërbia vijon betejën, takim me Petroviqët emocion i veçantë

Vučić sa porodicom Srđana Petrovića.jpg
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, në fund javës që lamë pas, tha se Sërbia vazhdon luftën për ruajtjen e paqes dhe shtoi se takimi me verëbërësin Sërgjan Petroviq prej Hoçës së Madhe, ka qenë veçanërisht emocionues.

"Familja e tij mishëron vuajtjen tonë por edhe kundërshtimit dhe krenarisë me të cilin populli ynë sërb qëndron në Kosovën dhe Metohinë tonë. Për këtë do të vijojmë të luftojmë për Sërbinë në mënyrën më të mirë pa u lodhur për të ruajtur paqen dhe bisedojmë me partnerët sesi të sigurojmë kushte më të mira për rritjen e Seëbisë tonë dhe qetësinë e të gjithë qytetarëve tanë” ka deklaruar Vuçiq në profilin e Instragramit "buducnostsrbijeav".

Ai ka theksuar se është krenar për rezultatet në të ciat Sërbia ka arritur në vitin 2022.

"Teksa i afrohemi fundit të vitit, pashmangshmërisht fillojmë të përmbledhim rezultatet dhe të planizojmë për vitin 2023. Jam krenar që Sërbia tashmë ka një rekord investimesh direkte nga jashtë edhe pse viti 2022 nuk ka përfunduar ende, por jam edhe më shumë krenar që pavarësisht sfidave të vështira-vendi ynë ecën përpara, pa humbur ambicien për të bërë më të mirën" ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka kujtuar se në Sërbi këtë javë do të çelet edhe një fabrikë e re.

"Me miqtë kinezë nga kompania CRIC diskutova për projekte kapitale që do ta pozicionojnë Sërbinë në krye për sa i përket standardeve më të larta në fushën e infrastrukturës rrugore, ndërsa mora pjesë me shumë kënaqësi në çeljen e fabrikës së gomave Toyo Tire objekti më modern në llojin e vet i këtij gjigandi industrial global në kontinentin tonë të vjetër” ka thënë Vuçiq.