Vuçiq: Firmosa dhe dhashë pëlqimin për kryerjen e shërbimin ushtarak me afat 75 ditor
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ka firmosur duke dhënë pëlqimin për shërbimin e rregullt ushtarak me afat 75 ditor.
"Si komandant i përgjithshëm dhe president i Republikës, nënshkrova dhe dhashë pëlqimin për kryerjen e shërbimit të rregullt ushtarak që do të zgjasë 75 ditë. Dëshiroj dhe besoj që qeveria të miratojë këtë vendim", ka thënë Vuçiq teksa i’u drejtua oficerëve të rinj të Ushtrisë së Sërbisë në aktivitetin promovues.
Ai shtoi se shpreson që të gjithë t’a kuptojnë sesa e nevojshme është një ushtri e fortë si dhe blerja e armatimeve.
"Nuk kemi për qëllim të godasim këdo, as për t’a bërë këtë, por dëshirojmë të pengojmë ata që na kërcënojnë pa mëshirë përditë. Ndërsa ju jeni mburoja dhe shkëmbi më i fortë që është garantuesi i atij pengimi", u ka thënë Vuçiq oficerëve.
Ai tha se se nuk është e periudhë e lehtë ajo që po vjen, ndërsa oficerët e rinj sot mbeten dikush që përherë do të mbeten në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e atdheut dhe që përherë duhet të jenë me popullin e tyre.
"Dhe këtu nuk ka falje, lëshime, justifikime. Përherë duhet të jeni me popullin dhe ushtrinë tuaj” ka theksuar Vuçiq.
Ky i fundit vuri re se sot të gjithë jetojmë në botë vlerash të trazuara, sepse rreth vlerave asnjëherë nuk është folur më dhe nuk ka pasur kurrë më pak.
“Vetëm interesa, pa dëshirë për kompromis. Kompromisi është fjalë e shëmtuar, sepse të gjithë presin të fitojnë dhe të shembin tjetrin. Ndaj po i afrohemi katastrofës. Në të tilla kushte ushtria jonë duhet të jetë gjithnjë e më e fortë” tha presidenti i Sërbisë.
0 komentet