Vuçiq: Gjuriqi po lufton për Kosovën, a duhej t’i gëzohej fitores së Kurtit?

Aleksandar Vučić i Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, e njeh shumë mirë situatën në Kosovë dhe lufton për Kosovën, duke rikujtuar se pikërisht atë e kishin arrestuar dhe keqtrajtuar në Kosovë. Ai vlerësoi se festimi nga Gjuriqi i fitores së Listës Serbe ishte i arsyeshëm, duke konstatuar se kur të mos ketë më Listë Serbe, nuk do të ketë as serbë në Kosovë.

“Më së shumti më pëlqejnë ata që e sulmojnë Marko Gjuriqin duke i thënë: ‘Tradhtar, ku je, 5:0 për ne?’ Jo, por me sa duket ai duhej t’i gëzohej fitores së Kurtit dhe jo fitores së Listës Serbe. Ditën kur të mos kemi më Listë Serbe, nuk do të ketë më as serbë në Kosovë. Do të mbeten Rashiqi dhe të dëgjueshmit e tij. Kur them Lista Serbe, nuk e kam fjalën vetëm për Listën Serbe, por për dikë që përfaqëson Beogradin dhe Serbinë, ndër të tjera, si dhe popullin serb në tërësi në Kosovë dhe Metohi”, shpjegoi Vuçiq.

Ai shtoi se Gjuriqit ndoshta mund t’i bëhen vërejtje për shumë gjëra, por jo se nuk e njeh gjendjen në Kosovë dhe se nuk lufton për Kosovën.

“Atë e arrestoi Thaçi, e keqtrajtoi dhe e rrahën në automjet”, rikujtoi presidenti i Serbisë.

Duke iu përgjigjur sot një pyetjeje lidhur me pasigurinë në të cilën jetojnë serbët në Kosovë, Vuçiq vuri në dukje se ata po përjetojnë terror jo vetëm nga Albin Kurti, por edhe nga, siç tha ai, ndihmësit e tij nga Perëndimi. Ai shtoi se Kurti nuk do t’ua bënte serbëve të gjitha ato që po ua bën, po të mos ia kishin lejuar.

“Sa artikuj publikuan duke pretenduar se Nenad Rashkoviqi ishte rrahur për shkak të një borxhi nga bixhozi dhe se e kishin rrahur serbët... Publikuan qindra artikuj, ndërsa dje u detyruan të pranonin se po hetojnë dy policë për shkak se e kishin torturuar në atë mënyrë atë njeri... Çfarë gënjeshtarësh dhe maskarenjsh janë, nuk janë njerëz. Të njëjtë janë edhe ata që i mbështesin dhe po ua hapin urën mbi Ibër. Po aq maskarenj, madje edhe më të këqij. Për më tepër, shtiren si naivë dhe të marrë, sikur nuk e shohin këtë. Si i marrë shtiret edhe komandanti i KFOR-it, por edhe të gjithë të tjerët”, tha Vuçiq.