Vuçiq pyet Hiper: A mos ke në mendje dialogun në të cilin u vu firma për formimin e BKS?
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se Komisioni Europian reagoi fill ndaj deklaratës së tij për ndryshimin e mundshëm të rjedhës së ujit të lumit Ibër për të mbrojtur “të bindurit vet shqiptarë”, por që reagimet e tyre ndaj mungesës së formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, si dhe arrestimet dhe keqtrajtimet e përditshme të sërbëve në Kosovë nuk u dukën.
Vuçiq në Arilje, gjatë vizitës në kompaninë e pajisjeve sportive "Sportex", duke i’u përgjigjur pyetjes për të komentuar deklaratën e zëdhënëses së Komisionit Europian se deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së ujit "nuk mbështesin qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve" mes Kosovës e Sërbisë dhe se kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut, pyeti atë nëse ka në mendje atë dialogun në të cilin BE vuri firmën e vet dhe që nuk e respekton.
"Mos e keni gjë fjalën për atë dialogun në të cilin ju vendosët madje dhe firmën për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, për atë dialog mendoni? Apo mendoni për mungesën e dialogut dhe reagimet tuaja ndaj arrestimeve të përditshme të sërbëve, ndaj keqtrajtimeve të përditshme të tyre, ndaj persekutimit të përditshëm, ndaj prishjes së shtëpive sërbe, për këtë po mendoni? Dhe pastaj u ndjevët nëse dikush do t'i ndryshonte apo jo rrjedhën e ujit", tha Vuçiq.
Ky i fundit vuri në dukje se ndryshimi i mundshëm është ende larg dhe se duhet të formohet grup pune dhe duhet të gjenden ekspertë.
"Ne tashmë kemi ekspertë të caktuar, ne për këtë kemi dhe nevoja, kështu që të shikojmë se çfarë do të bëjmë dhe si do t’a bëjmë. Por që për këtë reaguan menjëherë, për të mbrojtur 'të bindurit e tyre shqiptarë' dhe për t'u thënë edhe një herë: vazhdoni të kryeni krime", theksoi Vuçiq.
Ky i fundit në lidhje me këtë temë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Millan Mojsiloviq, bisedoi me komandantin e KFOR Ozkan Ulutash.
"Bisedoi Mojsilloviqi me njerëzit e KFOR, me komandantin Ulutash, turku që tha 's’ka problem, policia kosovare do jetë bashkë me ne...'Me të vërtetë, s’ka problem? Mirë, tani e shikojmë se përse bërët gjithçka në vitin 1999, kuptojmë gjithçka dhe nuk ka filozofi të madhe, gjithçka është në rregull. Nga ky këndvështrim, të paktën dimë me kë kemi të bëjmë. Vetëm mos gënjeni se jeni aty për ndonjë lloj dialogu dhe për ndonjë gjë tjetër, sepse për dialog nuk jeni", theksoi Vuçiq.
Sikurse tha, nëse do të ishin pro dialogut, shqiptarët do t'i kishin përmbushur detyrimet e tyre nga Marrëveshja e Brukselit dhe kishin vetëm një detyrim-BKS.
"Dhe nuk e përmbushën dhe nuk u shkon në mendje t’a përmbushin. Dhe thonë se nuk u shkon në mendje. Dhe u jepni gjithçka tjetër vetëm sepse doni të largoni e dëboni Sërbinë prej Kosovës. Dhe ende na kërkoni t'ju kërkojmë falje dhe t'ju flasim sesa fin jeni, por ne ishim 'të pavlerë' dhe nuk dimë çfarë bëjmë", tha presidenti.
Ai theksoi se jetojmë në botë kaq hipokrite ku pyesin veten se përse dikush tjetër tha se nuk do t’a respektojë integritetin territorial të një vendi tjetër dhe nuk do t’a respektojë kartën e Kombeve të Bashkuara dhe integritetin e Sërbisë.
"Nuk duan të respektojnë marrëveshjet e veta që kanë arritur dhe firmosur. Dhe ende po më predikojnë. Epo, mbajini predikime dikujt tjetër, mua harromëni. Ja pra ky është mesazhi im për ta", tha Vuçiq.
Pyetjes nëse kishte biseduar me gjeneralin Mojsilloviq, Vuçiq tha se po dhe përsëriti se Mojsilloviq kishte folur me njerëzit nga KFOR.
"Kjo ishte, deri më tani me gjasa, biseda më e keqe mes gjeneral Mojsilloviq dhe komandantit të KFOR", theksoi Vuçiq.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Anita Hiper, tha më herët sot se deklaratat për ndryshim të mundshëm të rrjedhës së ujit të Ibrit nuk mbështesin qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë dhe se kjo mund të arrihet "vetëm përmes dialogut".
komentet