Vuçiq: Heqja e dinarit absolutisht i jashtligjshëm dhe provokim direkt

Vučić i Pistorijus
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministri i mbrojtjes së Gjermanisë Boris Pistorijus i janë drejtuar publikut pas takimit të mbajtur në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Beograd. Vuçiq ka thënë se heqja e dinarit në Kosovë është absolutisht i jashtligjshëm dhe nuk është çështje kalimtare, e as kohë shtesë, por provokim direkt që askush nuk e kupton, përveçse ka për synim spastrimin etnik të sërbëve të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë Boris Pistorijus theksoi sot pas bisedimeve me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, se stabiliteti e paqja në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi domethënëse dhe se Sërbia është faktor kyç në rajon.

Pistorijus në konferencën e përbashkët për shtyp, ka thënë se me presidentin Vuçiq ka patur bisedë të shkurtër por të hapur dhe gjithëpërfshirëse.

„Konfirmuam se ne na bashkon interesi i përbashkët për stabilitetin dhe paqen në Ballkan. Sërbia si vendi dhe ekonomia më e madhe tek kjo ka përgjegjësi të veçantë. Njëkohësisht shikoj potencial të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor përmes integrimit ekonomik rajonal dhe në vazhdim afërsi dinamike me BE ku raportet stabile dhe fqinjësisë së mirë janë kyçe“ sqaroi ai.

Pistorijus tha se të dy së bashku ai dhe Vuçiq janë të mendimit se çdo destabilizim i rajonit dëmton perspektivën e aksesit.

Ai tha se kanë biseduar edhe për Republikën Sërbe të Bosnjës dhe se janë për integritetin e këtij territori.

"Ndajmë qëndrim të njëjtë se eskalimi mund të jetë dëmtues. Mençuria në jetën politike është se duhet të bëhen kompromise dhe të tejkalohet e kaluara dhe të parandalojmë eskalimin dhe tensionet. Dhuna dhe kërcënimet nuk janë mjet kushtëzimi politik. Për këtë është i nevojshëm kthimi tek dialogu dhe de-eskalimi”, theksoi Pistorius.

Periudhë kalimtare për dinarin

Pistorijus tha se gjatë vizitës në Prishtinë bëri thirrje për dialog dhe tha se masat sado që të jenë legjitime, siç shtoi ai, mendoi për dinarin, nuk vendosen kështu që të shkaktojnë dëme tek qytetarët dhe se është i domosdoshëm të egzistojë periudhë kalimtare.

„Nuk është në interesin e askujt që të shkaktohen tensione të panevojshme“, nenvizoi Pistorijus.

Ky i fundit tha se pakësimi i trupave sërbe në kufi me Kosovën ishte i nevojshëm dhe me vendosmëri dhe domosdoshmëri që Sërbia të mbështesë hetimet e mëtejshme të ngjarjeve të shtatorit në Banjskë.

Pistorijus i‘u referua dhe luftës në Ukrainë, duke thënë se Rusia përkundër të gjitha paralajmërimeve, shkaktoi luftë që nuk mund të justifikohet me asgjë.

“Ajo luftë është e tmerrshme për qytetarët dhe përfaqësojnë përpjekje për të tronditur arkitekturën tonë të sigurisë dhe mënyrën tonë të jetesës. NATO është me Ukrainën. Do të bëjmë gjithçka për të mbështetur luftën e Ukrainës për lirinë e saj. Nuk vlen e drejta e më të fortit, por forca e së drejtës. Sanksionet janë mjet dhe diçka që Sërbia do dhe duhet t'i bashkohet”, tha Pistorius.

Ky i fundit tha se Sërbia dhe Gjermania sëbashku do të punojnë për t'i dhënë fund luftës shpejt dhe se ukrainasit të mund të jetojnë në paqe, pasi është e rëndësishme të ruhet integriteti dhe sovraniteti i të gjitha shteteve.

“Qytetarët e Ballkanit Perëndimor e dinë më mirë se të tjerët domethënien e lirisë dhe sigurisë”. Dialogu duhet të vazhdojë pasi është vendimtar për afrimin e BE dhe stabilitetin e rajonit. “Sërbia dhe Kosova duhet të veprojnë të gatshme për kompromis dhe të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

„Biseduam edhe për zgjedhjet e fundit dhe presim raportin e OSBE. Presidenti më konfirmoi se të gjitha parregullsitë e vërtetuara do të merren në konsideratë. Zgjedhje të drejta dhe të lira janë thelbësore për të qenë anëtar i ardhshëm në BE“, shtoi ai.

Armatosje dhe për Kosovën dhe për Sërbi

Pyetjes rreth armatosjes gjermane të Kosovës, Pistorijus tha se Berlini nuk armatos vetëm Kosovën, por materiale luftarake i kanë përcjellë dhe Sërbisë apo dhe vendeve të tjera, si kontribut i stabilitetit të rajonit dhe rritjes së gatishmërisë për vetmbrojtje.

“Nuk di as për cilat armë ofensive. Bëhet fjalë për të drejtën e vetmbrojtjes“ sqaroi ai. Kujtoi se Gjermania njohu Kosovën dhe ai e konsideron atë shtet sovran, ndërsa numër i paktë ende nuk e kanë bërë këtë.

“Pavarësisht statusit dhe njohjes, interesi i përbashkët është stabiliteti i rajonit, ndërsa parakusht për këtë është të ushqehen marrëdhënie të mira fqinjësore. Ky është parakushti kyç për stabilitet. Ne në Ballkanin Perëndimor flasim me gjuhë të qartë. Jemi të interesuar për rajon të paqtë dhe stabil, ashtu sikurse partner në BE. Ndërsa Sërbia është faktori më i madh ekonomik dhe si e tillë, ka përgjegjësi të veçantë”, nënvizoi ai.

Pyetjes se me çfarë oferte udhëtoi drejt Ballkanit, Pistorius theksoi se nuk bëhej fjalë për oferta por për perspektivë.

„Tashmë kam vënë në dukje rëndësinë që i kushtojmë anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, shtoi ai.

Në pyetjen lidhur për ndikimin e Rusisë në Sërbi, Pistorius tha se Gjermania beson se ka.

Ai tha se asnjë rrugë drejt BE nuk të çon përmes konflikteve në rajon dhe se të gjithë e dinë këtë dhe se detyra është që së bashku t'i hapim dyert e Unionit.

Ministri gjerman falënderoi Vuçiqin për fjalët e tij të qarta, veçanërisht për sigurimin e tij se Sërbia nuk do të ndërmarrë asgjë që do të kërcënonte stabilitetin e rajonit.

Provokim direkt

Preidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se heqja e dinarit në Kosovë është abolutisht i kundërligjshëm dhe nuk është çështje e dispozitave kalimtare, e as kohë shtesë, por provokim direkt i cili askush nuk e kupton përveçse ka për qëllim spastrimin etnik të sërbëve në Kosovë.

“Për çështjen e Kosovës nuk pajtohemi. As për çështjen e dinarit, Sërbia këtë e vëzhgon në kuadër të Kartës së KB dhe Rezolutës 1244, marrëveshjeve dhe të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara. Heqja e dinarit është i kundërligjshëm dhe nuk është çështje e dispozitave kalimtare e as për kohë shtesë“ është shprehur Vuçiq në konferencën e përbashkët për mediat.

Ai tha se financimi i sistemit shkollor e shëndetësor është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit prej 11 vitesh si dhe atyre të mëvonshme.

“Nuk egziston letër që të tregojë të kundërtën. Ky është provokim direkt ku askush nuk e kupton përveçse ka për qëllim spastrimin e plotë etnik“, ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit tha se biseda me ministrin gjerman ka qenë e hapur dhe mbi të gjitha e sinqertë nga të dy palët.

Vuçiq tha se Gjermania është një prej protagonistëve kryesorë të pavarësisë së Kosovës dhe të kësaj politike, ndërsa pikpamja e Sërbisë është në kuadër të Kartës së KB dhe Rezolutën 1244.

“Kemi dallime, biem dakord që dialogu është zgjidhja e vetme për daljen nga kriza” ka thënë Vuçiq.

Standarte të dyfishta

Vuçiq tha se Sërbia po kryen hetime dhe do të vijojë t’a bëjë këtë për rastin e Banjskës, por i lutet Gjermanisë që në kuadër të Euleks, në të cilën siç tha ishte e dukshme “heshtja e zëshme”, të bëjë që përfundimisht të kryhet hetim për tentativën e vrasjes së të paktën shtatë sërbëve, dy prej tyre fëmijë, vetëm sepse mbanin pemën e Krishtlindjes, 'kryqin dhe lisin' natën para Krishtlindjes në K&M, për ata tentuan të vrisnin Dragisha Galjakun. Do të donim që standardet të barazoheshin”, tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se është i mirë komunikimi me NATO dhe se rëndësishme është që të ndalen provokimet.

Vuçiq theksoi dhe se stabiliteti dhe paqja janë të rëndësisë vendimtare për Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Europën dhe se askush nuk është në interes të ndonjë eskalimi dhe destabiliteti.

“Dhashë fjalën që Sërbia nuk do të befasojë askënd me lëvizje ushtarake apo të tjera. Do të ruajmë stabilitetin dhe fjala ime do të thotë më shumë se shumë nënshkrime që kam parë në rajon dhe Europë”, tha Vuçiq.

Bashkëpunimi me Ukrainën

Kur është fjala për Rusinë, Vuçiq bashkëbiseduesit të tij i ka sqaruar pozitën specifike të Sërbisë dhe sërish i’u referua Kartës së KB dhe raportit ndaj Kosovës.

“I thashë se është e saktë që flet rreth integritetit territorial të Ukrainës dhe e gjithë kjo është bukur, por është e saktë dhe se në Ballkanin Perëndimor e dimë shumë më mirë sesi duket kjo. Ne në Sërbi e dimë sesi duket kur dikujt i mohohet integriteti territorial. Ndërsa po sillemi korrektësisht, nuk cënojmë bashkëpunimin me Ukrainën“, tha presidenti i Sërbisë dhe shtoi se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm Ballkani Perëndimor-Ukrainë që do të mbahet në Tiranë.

Vuçiq shtoi se Sërbia ka marrëdhënie të shkëlqyera me Ukrainën dhe se ka dy vite që nuk është takuar me Vladimir Putinin.

“Nuk kemi se prej kujt të fshihemi, nuk punojmë kundërligjshmërisht. Jemi krenarë që jemi vend i pavarur dhe i lirë që dëshiron të vazhdojë rrugën europiane” ka thënë Vuçiq dhe falenderoi në mbështetjen e këtij konteksti.

Gjërat e brendshme

Vuçiq ka thënë se për Sërbinë domethënëse është përfshirja në BE, por gjithashtu ka theksuar se në vend u mbajtën zgjedhje të drejta dhe shumë të ndershme dhe do të ishte e rëndësishme që të tjerët të përzihen më pak në gjërat e brendshme të Sërbisë.

“Do pranojmë të gjitha rekomandimet e OSBE dhe Odihr, ftuam edhe ata t’i vëzhgonin zgjedhjet lokale, pasi asgjë nuk fshehim. Kemi legjitimitet kaq solid dhe të qartë, saqë nuk kemi përse të frikësohemi. Është shumë e rëndësishme respektimi i normave të së drejtës ndërkombëtare, por edhe pakësimi i përzierjes në gjërat e brendshme të vendeve të tjera. Sërbia është bërë objekt i ndërhyrjes së shumë fuqive dhe për shkak të interesave gjeopolitike, shumë njerëz mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në gjërat tona të brendshme”, tha Vuçiq.

Për çështjen e B&H, ai tha se Sërbia mbështet integritetin territorial të saj, si shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe kurrë nuk e ka vënë në dyshim këtë, si dhe integritetin e entiteteve në kuadër të B&H.

“Respektuam dhe do të respektojmë marrëveshjen e tre popujve, konsensusin dhe Marrëveshjen e Dejtonit, si dhe zbatimin aktual të saj dhe jo interpretimet-sesi u shkojnë në mendje”, tha Vuçiq.

Pyetjen e gazetarit rreth përfshirjes së faktorëve të huaj në zgjedhje dhe rreth paraqitjes së provave për këtë, Vuçiq tha se kur foli për këtë nuk e kishte fjalën për Rusinë.

“Sapo të përfundojmë raportin, do t’a prezantojmë. Nëse egziston propagandë ruse, patjetër që po. Egziston dhe tjetër propagandë. Vetëm duhet të keni parasysh sesa jeni të ndjeshëm ndaj përzierjes në gjërat tuaja, dhe ne jemi të ndjeshëm tek to. Ne jemi vend dhe shtet serioz dhe nuk paraqesim raporte në bazë të thashethemeve. Ne fillimisht do të informojmë partnerët rreth kësaj, për të marrë përgjigjet e duhura. Dhe jo të paraqesim gjëra në rrjetet sociale. Kjo nuk është serioze”, spegoi ai.

Në rrugën europiane

Ai shtoi se Sërbia është në rrugën europiane dhe se vendos vetë.

“Jam krenar që jemi vend i pavarur që merr vendime të pavarura. Askush përveç qytetarëve të Sërbisë nuk ka asnjë ndikim tek presidenti, krytari i qeverisë dhe jam krenar me faktin që përfaqësoj shtet të pavarur që nuk mund të urdhërohet nga askush”, nënvizoi Vuçiq.

Ai shtoi dhe se Gjermania është partneri më i rëndësishëm ekonomik i Sërbisë, deri tani e para për nga vlera e tregtisë. Ai tha se ndikimi ekonomik i Gjermanisë është pakrahasueshmërisht më i madh se ai rus.

„Theksova domethënien e ideve të tregut të përbashkët, të cilat duhet t'i ndajmë me BE dhe më herët me rajonin, ndaj kemi marrë hapa, jo vetëm "Ballkanin e hapur" dhe procesin e Berlinit, por edhe disa gjëra të njëanshme sesi të dëshmojmë gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në këtë”, tha Vuçiq.

Para për sërbët në Kosovë

Presidenti i Sërbisë tha sonte dhe se shteti në një mënyrë apo tjetër do të sigurojë para për sërbët në Kosovë, por pyeti edhe partnerët perëndimorë-nëse Prishtinës i lejohet gjithçka, atëherë përse po e thërrasin Beogradin në dialog.

Ai ka bërë të ditur dhe se në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB për herë të parë do të shqiptojë të tilla kualifikime të cilat lidhen me proceset në Kosovë dhe siç tha, do të kenë pasoja juridike.

“Jemi në situatë të vështirë. Sot Prishtina në mënyrë tërësisht të paligjshme ka ndalur makinën me të holla, duke u nisur nga ajo që është shtet sovran. Nëse tashmë është kështu, bëj pyetjen partnerëve perëndimorë, përse na ftoni në dialog. Çfarë kërkoni prej Sërbisë? Çfarë doni prej nesh? Çfarë të bëjmë me ju, nëse Prishtina ka të drejtë për gjithçka? Tek këto-nuk ka përgjigje“ ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit tha se shteti do të përpiqet t'i zgjidhë të gjitha problemet dhe se, siç tha më herët, do të sigurohen para për sërbët në Kosovë "në një mënyrë apo tjetër".

„Por në KB do të flas, nëse për çudi nuk e mbyllin seancën, për herë të parë për disa kualifikime, që kanë të bëjnë me proceset aktuale që po ndodhin në K&M dhe që do të kenë pasoja juridike në të ardhmen. shtoi Vuçiq.

Të hapur për dialog

Pyetjes drejtuar ministrit gjerman se-në bazë të cilit akt juridik ndërkombëtar Berlini armatos Prishtinën, Vuçiq theksoi se në fakt nuk ka përgjigje për dy pyetje:

“Sipas cilit akt juridik ndërkombëtar mund të armatoset Kosova. Egzistojn vetëm akte të shteteve individuale që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por asnjë që do t‘i miratonte atë. Në lidhje me dialogun-jemi të ftuar në dialog, sepse natyrën juridike të situatës në Kosovë e shikojmë ndryshe. Nëse jemi këtu për të verifikuar atë çka Prishtina bën-nuk jemi të nevojshëm për ju”.

Vuçiq tha se Sërbia është gjithmonë e hapur për dialog.

“Kemi qenë në bisedime, 11 vjet që presim që dikush të formojë BKS që nuk e kanë dashur. Ne kemi bërë lëshime të shumta, ndërsa një lëshim sesa detyrim që Prishtina ka për t’a bërë, nuk e ka bërë”, ka kujtuar presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit shtoi se premtoi se Sërbia do t’a ruajë stabilitetin dhe do t’a mbajë atë.