Vuçiq: Hyrja e FSK në veri të Kosovës flet për dëshirën e shkaktimit të konflikteve
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq vlerësoi se hyrja e djeshme e FSK në veri të Kosovës flet për arrogancë e dëshirë për shkaktim konflikti, por që sërbët kanë mësuar të jenë të zgjuar
“Kjo flet për arrogancë dhe dëshirë për të shkaktuar konflikt. Por njerëzit tanë kanë mësuar që të jenë të zgjuar, ashtu sikurse janë sjellë disa në zonat tona në vitet ’90 duke ndërtuar pozitën e vet” ka thënë Vuçiq për TV Pink.
I pyetur për të komentuar pranimin e Vetvendosjes dhe PLD në Partitë Socialiste të Europës, tha se nuk mendon asgjë të bukur për të majtët, ndërsa përjashtimi i partisë së Robert Ficos, sikurse nënvizoi, flet për vendosmërinë e kësaj partie.
“Nuk mendoj asgjë të bukur për të majtët. Ideologjia ime është tjetër. Ngado ku kanë qeverisur, e kanë shkatërruar vendin e tyre. Ka përjashtime veçanërisht në jug të Europës dhe dy vende skandinave. Do të doja të përdorja që Kurti dhe Gjillasi u pranuan në të njëjtën ditë, por nuk mendoj që njerëzit nga PLD në dallim nga të Kurtit që e kanë zgjedhur atë për partner, të jenë pyetur”, sqaroi ai.
Vuçiq theksoi se përjashtimi i Ficos, një prej njerëzve të rrallë të mendjes së lirë, liridashës që nuk dëgjon dhe nuk u shërben interesave të të huajve, flet mjaft për vendosmërinë e kësaj partie.
“Uroj Ficon që braktisi shoqërinë e keqe”, nënvizoi ai.
Vuçiq tha se për të është interesante që Kurti në raundin e dytë të zgjedhjeve shkon me komuna të fituara vetëm në Podujevë, Shtimlje e ndoshta dhe në Gjilan.
"Për mua ishte interesante çka Kurti ka raund të dytë zgjedhjesh, ndonëse njoftoi se do të më ngulte gozhdë tek arkivoli im politik. Në fund, doli që pushteti i tij do të mbetet vetëm në Podujevë, Shtimlje e ndoshta në Gjilan", tha Vuçiq.
Rreth tubimit mbështetës të UÇK në Tiranë: Tubimet e mëdha nacionaliste nuk shqetësojnë askënd ndërsa flasin kundër Moskës dhe Pekinit
Pyetjes në lidhje me tubimin mbështetës për ish liderët e UÇK në Tiranë, Vuçiq sqaroi se tubime të tilla të mëdha nacionaliste nuk shqetësojnë askënd për sa kohë që ata që i organizojnë flasin kundër Rusisë dhe Kinës.
"Imagjinoni që ne të organizojmë tubime të tilla, apo unë si president, për këdo kundër të cilit po zhvillohen procedura për vrasjen e më shumë se 100 civilëve. Dhe këtë t’a shpall me të gjitha kambanat dhe që të ftoj sërbët nga Sllovenia, Kroacia, B&H, gjithë të tjerët të vijnë. E dini se cili do të ishte reagimi i BE? Do të thoshin se janë të frikësuar, se ne jemi kriminelë dhe tubim i tillë është hap anti-europian. Ndërsa këta nga Tirana, të gjithë do t’a mbështesnin", tha Vuçiq. Përveç faktit që drejtohet kundër Sërbisë, egziston, thotë ai, dhe një arsye:
"Ndërsa jeni kundër rusëve dhe kinezëve, mund të bëni çfarë të doni, ju jeni carët e demokracisë, çdo gjë është e mundur. Dhe, nëse nuk vendosni sanksione ndaj Rusisë, mund të jeni policia më e mirë në botë-do të jeni më të këqijtë në botë... Nëse nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, ashtu sikurse nuk i kemi vendosur prej tri vitesh e gjysmë, do të jemi përgjithmonë më të këqijtë në botë. Dhe nëse nesër vendosim sanksione dhe nuk mendoj se do të ndodhë nesër, do të bëheshim kampionë të demokracisë, gjithçka do të zgjidhej menjëherë, ndërsa nuk është radha e Kosovës. Kjo është gjëja thelbësore".
Bëri të ditur se Sërbia është dhe duhet të jetë në rrugën europiane, sepse kjo është e mirë dhe e rëndësishme, por që duhet dhe të kuptohet momenti politik dhe duhet të çelet dialogu brenda vendit.
"Për të mos qënë hipokritë, të shikojmë çfarë duam. A duam anëtarësim në BE dhe unë mendoj se me shpejtësi të madhe t'i tejkalojmë gjithë të tjerët në Ballkanin Perëndimor sepse kemi kapacitetet, njerëzit, gjithçka. Jemi të rëndësishëm, por duhet t’a shikojmë vetë se cili është qëllimi", vërejti presidenti i Sërbisë.
Dhe tubim si ky në Tiranë, përsërit ai, nuk është i diskutueshëm.
"Këto tubime të mëdha nacionaliste nuk do të jenë problem, sepse ata janë deklaruar kundër Moskës dhe mund të kritikojnë Pekinin, kudo që të shkojnë", shtoi Vuçiq.
Ndaj, shtoi, e rëndësishme është që samiti mes Donald Tramp dhe Vladimir Putinit të sjellë rezultate, sepse çdo rezultat pozitiv i atij takimi do të thotë përparim dhe fat dhe për Sërbinë.
Vuri në dukje se kjo nuk do t’a zgjidhë çështjen e sanksioneve, për të cilat beson se do të jenë në fuqi edhe për disa vite të tjera, por është i bindur se kjo do të kontribuojë në uljen e presionit, vdekjeve në fushën e betejës dhe atëherë atmosfera do të jetë diçka ndryshe.
Vuçiq tha se Sërbia arrin të ruajë paqen, ndonëse "njerëz të ndryshëm nga zona përreth do t’a shkatërronin".
"Kurrë askush nuk i’u përgjigj pyetjes dhe për këtë fola dhe para Andrej Plenkoviq, për krijimin e aleancës ushtarake mes Prishtines, Zagrebit e Tiranes. Ramën as nuk e kuptova fare se çfarë më tha saktësisht. Përse aleancë ushtarake? Për Austrisë neutrale? Dyshoj. Thoni bukur se kjo është për shkak të Sërbise. Ne nuk kemi problem, nuk kemi frikë, sepse dimë që nuk keni fuqi të mjaftueshme për të na dëmtuar, por e mirëkuptojmë përse thirrni Bullgarinë dhe të tjerët në atë aleancë dhe përse është formuar aleanca e Kroacisë dhe Sllovenisë. Gjithçka e mirëkuptuam", tha Vuçiq.
Sërbia, shtoi, pret vetëm që prej saj mos t'i kërkohet të jetë mjaftueshëm e fortë e përgatitur ushtarakisht dhe ekonomikisht për t’u ndeshur.
"Dhe asgjë tjetër. Ne që të sulmojmë ndokënd, kurrë jo, të kryejmë agresion jo, por që t'ju lejojmë të na shkatërroni vendin, në të cilin shumë morën pjesë në 11 muajt e mëparshëm... Shikoni mediat në Prishtinë e Zagreb-si vezë-veza", shtoi presidenti Vuçiq.
Bisedime për zhvillimin e vaksinës kundër kancerit
Vuçiq raportoi se pati një bisedë me Aleksandër Ketmangun, shefin e Institutit Gamalej në Moskë, i cili punon për zhvillimin e vaksinës kundër kancerit.
"Më speguan disa gjëra. Ne kemi përqindje të lartë të të sëmurëve me kancer. Kjo vaksinë dallon sepse ndihmon njerëzit e sëmurë. Nuk është parandaluese. Mund të jetë deri në 85% e suksesshme. Kur rusët të lejojnë gjithçka, ne do të përfshihemi në gjithçka. Nuk mund të luajmë me të, nuk mundemi ta prodhojmë, sepse as ata nuk i morën të gjitha lejet, por do të punojmë në të gjithë infrastrukturën, të mund të pranojmë të gjithë këtë", spegoi ai.
Vuçiq theksoi se njerëzit duhet të kurohen dhe shprehu shpresën se vaksina e përmendur do të japë rezultatet të pritshme.
"Çmimi i atij preparati sot është 100,000 euro, por është kaq domethënëse saqë do të ishim të gatshëm të hidhnim të holla që të kurojmë një numër të madh pacientësh", tha Vuçiq dhe shtoi se për të, shëndeti i njerëzve në Sqrbi është tema më e rëndësishme, sikurse dhe përparimi i Sërbisë.
Tha se në Sërbi janë kryer testime dhe se është parë se egziston numër i madh njerëzish që vuajnë nga kanceri.
"Ajo sasi e vogël rrezatimi që u përdor gjatë viteve '90 ngadalë shkatërron gjithçka në organizëm dhe krijon sëmundje malinje. Kemi numrin më të lartë të sëmundjeve malinje sesa njerëzit në vendet e tjera. Dhe kjo në terrenet ku ka pasur numër të paktë bombardimesh e veçanërisht në hapësirat e ekspozuara nga bombardime të mëdha. Duhet të tentojmë të kurojmë njerëzit dhe kam shpresa të mëdha që vaksina deri në fund të vitit të ardhshëm, do të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, por kjo nuk varet prej meje. Ne duhet të përgatitemi për vaksinën", theksoi ai.
Me Orbanin të hënën në Budapest
Vuçiq tha se të hënën do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban në Budapest me të cilin do të bisedojë rreth të gjitha temave të rëndësishme.
“Do të bisedojmë rreth të gjitha temave të rëndësishme, nga ato energjitike deri tek çdo lloj bashkëbunimi. Kemi raporte të shkëlqyera dhe jam i lumtur që Orbanit i’u dha mundësia që të organizojë samitin me gjasa më të rëndësishëm të shekullit XXI mes Tramp dhe Putinit”, tha ai.
Vuçiq tha se në këtë samit në tryezë do të ketë më shumë sesa për Ukrainën.
Ai theksoi se Vladimir Putin planifikon që të sqarojë se përse ka në plan që të arrijë ndonjë lloj marrëveshjeje.
Ai tha se shumë në botë punojnë kundër marrëveshjes madje dhe vetë kundër takimit, por që është e mjaftueshme që deri tek takimi gjërat do të duken më mirë.
0 komentet