Vuçiq: Kemi mjaft sfida nga RS e deri tek Kosova, por më shqetëson mungesa e dëshirës për kompromis

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i cili në Bullgari mer pjesë në takimin e shefave të shteteve dhe qeverise në kuadër të procesit të Akaba kushtuar Ballkanit, ka thënë se pret që në kuadër të këtij tubimi Vjosa Osmani e cila gjithashtu ka ardhur në Sofje të nisë çështjet e caktuara por dhe që delegacioni sërb të nisë me çështjet e veta. Ai tha se Sërbia po ndeshet me sfida të shumta prej situatës në B&H, pra në Republikën Sërbe të Bosnjës e deri tek marrëdhëniet me Prishtinën por që më shumë atë e shqetëson pasi në të gjitha bisedimet që ka ndërmarrë më herët, nuk ka patur dëshirë për kompromis. Për rastin e taksave doganore që SHBA i vendosi Sërbisë, ai tha se janë përllogaritur sipas “formulës së çuditshme” por që shpreson që kjo çështje të zgjidhet në bisedën e tij me Donald Trampin.
“Di që për Osmanin nuk ka as flamur e as flamuj, madje dhe kravatat janë ndaluar si pjesë e imazhit të samitit Akaba dhe jam i sigurt se cila çështje do të nisë. Por dhe ne kemi delegacion të mirë, do të kemi çështjet tona që do nisim. Më e rëndësishme është që të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe të shikojmë sesi të avancojmë përpara” ka thënë Vuçiq për RTS.
Ai vuri në dukje se në kushtet e manipulimit të plotë gjeopolitik, Sërbia ka mjaft probleme dhe mjafton vetëm që të thuhet po të shikoni situatën në RS dhe vendimin e fundit të Gjermanisë që ndalon hyrjen e Millorad Dodikut, Radovan Vishkoviqit dhe Nenad Stevandiqit.
“Shumë probleme ka, raportet e Beogradit me Prishtinën dhe shumë gjëra të tjera që nuk janë kaq të qarta dhe të dukshme por që janë nën sipërfaqe. Deri tek ajo që rendi global me taksat e reja amerikane ndryshon rrënjësisht gjërat. Raportet mes Rusisë dhe Ukrainës dhe reagimi i miqve tanë rus në atë se çfarë biseduam me BE. Çdo fjalë bëhet subjekt egzaminues, konsiderohet, çdo gërmë… e rëndësishme është roli i vendit tonë dhe është veçanërisht e rëndësishme që të ruajmë paqen dhe stabilitetin, të ruajmë vendin. Koha në të cilën jetojmë është një prej më të komplikuarat në 50-60 vitet e fundit dhe nuk jam i sigurt që prej kaq tensioneve dhe turbullirave nuk do të dilet diçka dhe shumë e keqe nga ajo çka kemi sot. Detyra jonë është të luftojmë, të gjejmë zgjidhje, t’u garantojmë paqe dhe siguri qytetrarëve” ka thënë Vuçiq.
Pyetjes në lidhje me nënshkrimin së fundi të marrëveshjes në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, ai tha se në lidhje me këtë nuk ka marrë kurrë ndonjë spegim.
“E nisa këtë në Bruksel, sfidë shumë e madhe dhe rreth RS, por përveç ngritjes së supeve dhe përgjigja-‘ja, ndodhi’, përgjigje tjetër nuk munda as të merrja” tha Vuçiq.
Sërbia tha ai, reagoi në përputhje me aleancën me Hungarinë dhe do të vazhdojë të forcojë pozitën e saj, kapacitetet e veta sesi të mund të garantojë paqen në vend.
“Shkojmë gjithmonë e më fortë me Hungarinë, nuk bëjmë kundrapolitikë, por me qetësi, thellësisht dhe përmbajtësisht për të dhënë përgjigje ndaj sfidave të sigurisë. Sfidë e madhe për ne gjithçka për RS“ përsëriti Vuçiq.
Ky i fundit tha se e shqetëson mungesa e dëshirës për kompromis.
“Bisedova me të gjithë, në Bruksel, dje me anglezët. Shikoj vendosmëri të ashpër ndaj RS, ndonëse ata do të thoshin se kjo është kundër aktivitetit antikushtetues të Millorad Dodikut. Ndërsa aktiviteti antikushtetues i Sarajevës dhe faktori ndërkombëtar atyre nuk i’u duhet. Synimi i tyre është funksionaliteti i B&H, në të cilën RS nuk do të ketë kompetencat sipas Marrëveshjes së Dejtonit. Ndërsa në fakt e drejta-tamam nuk u duhet, të gjithëve së bashku” tha presidenti i Sërbisë.
Përafërsisht është dhe historia e marrëveshjes së Brukselit.
“Mendoni se dikujt i intereson që të mos respektojë marrëveshjen për policinë rajonale, për drejtësinë dhe prokurorinë, që 6 nga 15 pikat për formimin e BKS nuk respektohen. Ata do të thonë se nuk u intereson, formalisht, por në thelb nuk u intereson. Ky është kalamau i tyre që ata do t’a mbrojnë. Dimë që jemi të vegjël dhe kundërshtues për sa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe normave të KB, duhet të jemi të kujdesshëm, por të guximshëm, të vendosur dhe të fortë për të mbrojtur pozicionin tonë” nënvizoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se në Sofie ka patur bisedime të sjellshme me presidentin bullgar Rumen Radev, ndërsa në mbrëmje të dy do të kenë takim zyrtar. Bisedova dhe me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc-Musar, por dhe biseda të tjera me presidentët e Kroacisë dhe Malit të Zi Zoran Millanoviq dhe Jakov Millatoviq dhe me mbretin Abdulah II.
Shtoi se i’u lut Radevit që Bullgaria si fqinj i rëndësishëm i Sërbisë të marrë pjesë në Ekspo 2027.
Taksat doganore amerikane janë përllogaritur në formulë të çuditshme shpresoj që t’a zgjidh në takim me Trampin
Duke folur rreth taksave doganore që mbrëmë i deklaroi presidenti i SHBA Donald Tramp, Vuçiq tha se ato janë përllogaritur në formulë të çuditshme.
“Ne kemi numra të tjerë, punojmë sipas Eurostatit, ndërsa ata përllogarisin shkëmbimet e nivelit të tregtisë. Sipas përllogaritjeve të tyre, Sërbia ka 600 milionë dollarë sufiçit. Ata këtë shumë e ndajnë me shkëmbimin e përgjithshëm tregtar që është diçka më shumë se 800 milionë dhe vjen tek 0,74%. Këtë e ndajnë në dy dhe vijnë tek numri prej 37%”, sqaroi Vuçiq.
Ky i fundit shprehu besimin se kjo çështje që godet më shumë kompanitë kineze e japoneze në Sërbi, do të zgjidhet në bisedën e tij me Trampin.
“Do të kujdesemi që për këtë të bisedojmë me Trampin. Besoj se këtë do t’a zgjidhim në tre muajt e ardhshëm, ndoshta dhe më shpejt” ka thënë presidenti Vuçiq.
0 komentet