Vuçiq: Kosova sipas Rezolutës 1244 të KS të KB i përket Sërbisë, por Perëndimit nuk i intereson kjo

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i përket Sërbisë por që Perëndimit nuk i intereson kjo pasi në 1999 me bombardimet dëshironin që të krijonin të gjitha kushtet për shkëputjen e Kosovës duke shtuar se ai “preçedenti kosovar” kontribuoi tek lufta në Ukrainë por krijoi dhe vatra të tjera.

Në bisedë me Mari Nafal në publikimin e profilit të tij në rrjetin social “X” dhe pyetjes në lidhje me bombardimet e NATO-s ndaj RFJ më 1999, Vuçiq kujtoi se ishte aksion ilegal pa lejen e KS të KB-vendim i njëanshëm që mori Nato dhe jo KB apo çdokush tjetër.

“Donin që me këtë të ndihmonin Kosovën e Metohinë që të shkëputej. Kur njerëzit nga BE dhe SHBA i thonë sot Putinit se shkel integritetin territorial të Ukrainës, të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB, Putin ka përgjigje të thjeshtë-’nuk jam unë ai që e bëri i pari këtë, por ju me Sërbinë’. Dhe ajo çfarë i thonë është se shqiptarët kosovarë ishin të ekspozuar ndaj katastrofës humanitare, Putin këtë e përdor për rusët në Donbas”, ka qartësuar presidenti i Sërbisë.

Që nuk kishte justifikim ligjor për agresionin e 1999, thotë ai, u bë e qartë në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, e cila qysh në momentin e parë u mbështet nga administrata e Klintonit dhe administrata europiane.

“Tani janë mbështetës të mëdhenj të vlerave, të së drejtës ndërkombëtare, se askush nuk mund të ndryshojë kufijtë. Por ju e bërët këtë”ka thënë Vuçiq.

Ai nënvizoi se Kosova madje dhe sipas Rezolutës 1244 të KS të KB i përket Sërbisë dhe RFJ.

“Por kjo nuk u intereson atyre, dëshironin që të krijonin të gjitha kushtet për shkëputje të Kosovës nga vendi ynë” qartësoi Vuçiq.

Ky i fundit kujtoi se qysh prej fillimit të luftës në Ukrainë, i ka treguar presidentit të Francës dhe kancelarit të Gjermanisë se do të dëgjojnë diçka që nuk do të mund t’a refuzojnë, me të cilën nuk ishin dakord. Megjithatë, pas bisedës së tyre me Putinin, të tre thanë se presidenti rus këmbënguli në precedentin kosovar.

“Atë çka Putin foli nuk është në favor të Sërbisë, por thotë atë çka bëri Perëndimi” ka thënë presidenti Vuçiq.

Ai tha se kryeministri hungarez Viktor Orban refuzoi kërkesën e amerikanëve dhe të të tjerëve në vitin 1999 që të lejonte forcat tokësore të Natos të sulmonin Sërbinë nga veriu.

“Në atë kohë keni patur kulmin e fuqisë perëndimore ndërsa Klinton po përballej me probleme të brendshme. Të gjithë dëshironin që të tregonin forcë. Tentuan që të bënin shembull Sërbinë. Mendonin se sërbët do të dorrëzoheshin pas dy apo tri ditëve se kjo do të ishte e lehtë dhe për këtë pranuan një lloj zgjidhjeje kompromisi ndonëse kishim humbur ushtarakisht. Ata dëshironin që t’a mbaronin sa më parë. E bërën tërësisht ilegalisht në mënyrën më kriminale. Krijuan precedent që na vendosën në luftën ukrainase” përsëriti Vuçiq duke përmendur çështjen e Osetisë së Jugut, Abkhazisë dhe vendeve e territoreve të tjera.

Për çështjen e Raçakut tha se njerëzit që u vranë aty luftuan ndaj policisë jugosllave e sërbe.

“A e dini sesa sërbë janë vrarë në B&H? Më shumë se 30.000 dhe askush nuk dëshiron t’a shikojë këtë. Nuk them se kemi qenë ëngjëj, se nuk kemi bërë gjëra që na vjen turp. Ky ka qenë rast edhe me të tjerët. Nuk ishin sërbët ata që donin që të shkëputeshin nga Jugosllavia, por gjithë të tjerët” tha presidenti i Sërbisë. Kur është fjala për presidentin e ri të SHBA, Vuçiq tha se nuk ka dyshim që në Sërbi Donald Trampi ka mbështetjen më të madhe.

Si arsye ka vënë në dukje faktin se njerëzit dëshirojnë respekt nga SHBA që t’a dëgjojnë aty.

“Ata jetojnë me vlerat perëndimore. Dëshirojnë që të kenë në SHBA dikë që të paktën t’i dëgjojë dhe të tentojë të kuptojë problemet sërbe. Gjithë të tjerët në rajon kanë qenë tërësisht kundër Trampit. Vetëm këtu 80% e qytetarëve e mbështetën, sot më shumë. Vetëm ajo elita urbane që proteston është kundër tij. Gjithë të tjerët e duan. Kjo është emocionuese, iracionale. Nuk është se ka bërë diçka për ne, por që njerëzit shikojnë që me të është e mundur që të bisedohet. Djali i tij ishte këtu. Njerëzit e shikojnë që nuk e urren vendin tonë por e do”, sqaroi Vuçiq.

Në lidhje me këtë dhe për çështjen e Kosovës, bëri të ditur se kur u bë marrëveshja në Uashington, gjeneral O’Brajen, Kushner dëgjuan palën sërbe për tre orë.

“Dëgjuan përfaqësuesit e një vendi të vogël për tri orë. Njerëzit dëshirojnë që të jenë të respektueshëm. Ndaj popullariteti i SHBA po rritet si pasojë e Trampit” ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se pati 20 takime me Putinin, dy apo tre herë është takuar me Trampin ndërsa me presidentin e Kinës është takuar 12 herë ndërsa me Volodimir Zelenskin nëntë herë.

“Shumë janë takuar fshehtas me Putinin. Do takohem me të më 9 maj pas tre vjet e gjysmë. Kjo do të thotë se jemi të sinqertë, se bëjmë atë që flasim çka nuk është gjithmonë rast me të tjerët” ka thënë presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit shpreh besim se dhe Tramp di çfarë bën.

“Do të bëjë turbullira me kinezët, me Meksikën, Kanadanë. Do të bëjë marrëveshje me kinezët, por që do të vazhdojë me konkurueshmëri të madhe për inteligjencën artificiale, gjysmëpërçuesit dhe rreth gjithçkaje. Dëshiron që t’a prezantojë si bastionin e vetëm të demokracisë. Do që të minojë BE sepse nuk i do strukturat e Brukselit dhe se e di se kush e sulmoi. Në fund do të bëjë marrëveshje tregtare me kinezët, me Rusinë. Jam i bindur se do të ketë aleancë SHBA dhe Rusi për çështje të mëdha gjeopolitike” ka thënë Vuçiq.

Protestat krijojnë probleme me ekonominë

Vuçiq tha se shpreson që Sërbia të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Europë por që protestat krijojnë probleme.

“Dhe vazhdojmë të shpresojmë se do të jemi mes tre apo katër ekonomive më të mira në Europë”, tha dhe shtoi se në shtatë apo 10 vitet e fundit është bërë përparim shumë i madh ekonomik.

Kur është fjala për protestat, fatkeqësisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 16 persona, Vuçiq vuri në dukje se ai stacion u ndërtua 60 vite më parë dhe se pjesa më e madhe pothuajse u rinovua, por jo sprethi në të cilën u shtua materiali, xhameritë çka shkaktoi problem.

“Por që bëhet fjalë për problemet e së të kaluarës pasi nuk u ndërtua në mënyrë të mirë. Por që puna jonë është që atë t’a rinovojmë në mënyrën e duhur dhe t’a sigurojmë” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit tha se protestat i organizojnë pasunarët dhe se nuk ka të varfër në rrugë.

“Elita false e cila nuk është e kënaqur pasi nuk është në pushtet. Nuk janë çështjet ekonomike problem në vend. Sot keni pagat dhe pensionet më të larta se kurrë ndonjëherë, kemi bërë më shumë kilometra autostradë se kurrë. Nuk ka problematika ekonomike” ka thënë Vuçiq.

Ndërkohë është i vetdijshëm kur thotë se përherë ka arsye për pakënaqësi me njerëzit në pushtet.

“Unë kam 13 vite në pushtet. Kjo është periudhë shumë e gjatë dhe për shumë është e mjaftueshme. Atëherë duhet t’a kuptoni se ky është revolucion i duhur shumëngjyrësh. Sasi e madhe të hollash janë hedhur në vend përmes platformës mediatike Junajted media, duke udhëhequr fushatë të frikshme që nuk bazohet në rezultate. Më kriminalizojnë dhe dehumanizojnë nën heshtjen e rezultateve. Janë përfshirë dhe shumë nga jashtë. Nuk arritën të n’a shembnin. Njerëzit që protestojnë nuk u interesojnë viktimat, madje dhe shumica e familjeve thonë se këtë nuk e bëjnë për ta”, sqaroi Vuçiq.

Ky i fundit konsideron se shumica e njerëzve nuk janë paguar nga të huajt, por kjo nuk do të thotë asgjë pasi ata nuk mund të paranjohin ndikimin në të cilin ekspozohen.

“Kur shikon N1 dhe Nova S, çfarë mund të shikosh. A kanë marrë të hollat apo jo, por që besojnë se jam në krye të narko trafikut në Jovanicë. Udhëhoqën fushatën për tre vite me gënjeshtra të pastërta. Këto media paguhen nga jashtë dhe kjo është ajo për çka po flas. Këtë ndërtoni prej vitesh. Kur shikoni se keni parti politike që nuk kanë mundësi të përballen me partitë në pushtet, atëherë krijoni rrjetet e tyre të OJQ në qytete të vogla që të inkurajuar lëvizje të rezistencës që do të shfrytëzoheshin kur të vijë koha” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se ka patur mjaft pritshmëri mes njerëzve që protestonin pasi besonin se bëhej fjalë për revolucion dhe se ishte vetëm çështje kohe kur do t’a përmbysnin.

“Po të kishin nisur me politikën, njerëzit do të thoshin se nuk na duhet politika, por lufta kundër korrupsionit, më shumë të drejtë. Tani nuk mund t’a fsheh. Thonë se janë kundër dhunës dhe kryejnë veprime të dhunshme ndaj atyre që i kundërshtojnë. Nuk dëshirojnë të marrin pjesë në dialogun demokratik. U kemi ofruar dialog, ata këtë nuk e duan. Kërkuan të publikonim dokumentacionin, e pastaj thonë kush i lexon të gjitha... Kur kërkuan para për universitetin-i morën, por nuk flasin më për kushtet dhe kërkesat. U nevojitet radikalizim dhe bëjnë gjithnjë e më shumë gabime” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit beson se sot atmosfera është ndryshe nga ajo e një muaji më parë pasi qytetarët e kuptuan se për çfarë bëhej fjalë.

Vuçiq tha se si pasojë e protestave të muajve të fundit, u shënuan më pak investime të huaja direkte në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Madje S&P dhe Mudis në raport deklaroi se janë të shqetësuar se protestat sjellin pasiguri, destabilitet në vend, çka mund të ndikojë keq në të ardhmen ekonomike” shtoi Vuçiq.

Ai ripërsëriti se në protestën e 15 marsit qeveria nuk përdori dhunë dhe as armë akustike. “Dëshirojnë të më përmbysin dhe kaq. Kjo është arsyeja e vetme se përse nuk i mbarojnë protestat. Nuk duan të dalin në zgjedhje pasi nuk mund të fitojnë. Unë pranoj realitetin. Ka numër të madh të njerëzve që protestojnë dhe unë këtë e respektoj. Di që sot numri është dukshëm më i paktë sesa para një apo dy muajve, madje tre herë më pak. Por kuptova mesazhin, padyshim çka është i sinqertë dhe i vërtetë, çdo frikë e shfaqur e kemi kuptuar. Di se çfarë duhet të bëj. Kam edhe një vit e gjysmë për të mbaruar mandatin tim të fundit” ka thënë Vuçiq.

Pyetjes se çfarë do të bëjë kur t’i mbarojë mandati, u përgjigj se ende nuk e di.