Vuçiq: Pres të takohem me Trampin në dy muajt e ardhshëm

Aleksandar vučić i damjan bergant
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pret që në dy muajt e ardhshëm të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp.

“Pres që të kem këtë takim, të shohim nëse do t’ja arrij. Tramp është mjaft i zënë, akoma nuk e ka vendosur kohën se kur...Unë jam i kujdesshëm kur flas për këtë por që do të ishte nder për Sërbinë. Unë besoj se është e realizueshme” ka thënë Vuçiq për TV Pink.

Duke folur rreth bisedës së djeshme me presidentin e Francës Emanuel Makron, ai tha se kanë diskutuar rreth mjaft temave të rëndësishme dhe se është krenar për miqësinë e tyre sepse kjo i shërben Sërbisë.

“Ai më telefonoi, biseduam për gjithçka. Unë jam krenar për miqësinë tonë pasi Sërbisë i sjell shumë. Folëm rreth asaj sesi Sërbia përparon në sundimin e ligjit, ekonomi, rreth temave gjeopolitike nga Rusia tek Ukraina….përherë kemi bisedime gjithëpërfshirëse” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit vuri në dukje dhe për krizën serioze politike si në Europë dhe Botë.

“Dhe tashmë ajo (Europa) i pret, prej të mërkurës kur hyjnë në fuqi taksat e Trampit” shtoi presidenti Vuçiq.

Nga e mërkura konsultime për qeverinë e re, qeveri tranzitore nuk do të ketë

Vuçiq ka thënë se konsultimet për formimin e qeverisë së re do të bëhen prej të mërkurës deri të premten, ashtu sikurse atij deri më sot i kanë konfirmuar ftesën për bisedime pesë apo gjashtë lista.

“U kam përcjellë letër të gjithë drejtuesve të listave, grupeve të deputetëve. Pesë apo gjashtë më kanë konfirmuar se dëshirojnë që të vijnë për konsultime. Të mërkurën nisim formalisht dhe mbarojmë deri të premten” ka thënë Vuçiq.

Pritet, thotë ai, që përfaqësuesit e PPS (SNS) si partia më e madhe do të shprehet nëse dëshiron të formojë qeverinë e re apo dëshiron zgjedhje të reja.

“E sigurtë është që nuk egziston predispozicion tek SNS dhe kjo është në përputhje me qëndrimin tim, për çdo lloj qeverie tranzitore. Nuk do të ketë qeveri tranzitore, jo çfarë dëshiron opozita, por çfarë dëshirojnë qytetarët e këtij vendi” shtoi Vuçiq.