FEJTON 25 vite nga bombardimet e NATO ndaj Sërbisë (42): Epilogu-pika e kthesës në fund të xhekullit XX

NATO bombardovanje Srbije
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq

Presidenti amerikan Klinton me entuziazëm të veçantë lexoi komentin e Xhon Kiganit ku konfirmoi fitoren e "forcës ajrore" dhe u’a tregoi të gjithëve, e kështu që ajo histori gjeti rrugën e saj në kujtimet e shumta të pjesëmarrësve të ngjarjeve të asaj kohe. Mbrojtësit e fuqisë ajrore bërën tifo, ndërsa të tjerët si Xhon Kigan e përshëndetën këtë si nisjen e epokës së erës së re të luftës. Apo ishte?
Kigan shkroi: "Egzistojnë data të caktuara në historinë e luftërave që shënojnë kthesa të vërteta. Njëra është 20 nëntori 1917, kur në Kambre tanku tregoi se dominimi tradicional i këmbësorisë, kalorësisë dhe artilerisë në fushën e betejës u përmbys. 11 Nëntori i 1940 është akoma dhe më shumë kur u fundos flota italiane në Taranto ku tregoi se aeroplanmbajtësja dhe avionët e saj i kishin dhënë fund epërsisë shekullore të betejës vetëm me fuqi ajrore... E gjithë kjo mund të thuhet pa rezerva dhe do të duhet t’a pranojnë ata që dyshojnë mes të cilëve edhe unë me shpirtmadhësi. Disa nga kritikët e luftës po angazhohen tashmë në revizionizëm të padrejtë, duke sugjeruar se nuk ishim dëshmitarë të revolucionit strategjik dhe se Millosheviqi u poshtërua nga kërcënimi i dislokimit të trupave tokësore apo proceset e diplomacisë tradicionale, në këtë rast-duhet të jetë mirënjohës për aftësinë e tyre-nga ana e rusëve dhe finlandezëve.

Tek kjo mund të thuhet vetëm se diplomacia nuk funksionoi para 24 marsit, kur nisën bombardimet, ndërkohë që vendosja e forcës së madhe tokësore, edhe pse dukej kërcënim në rritje, do të duheshin ende javë për t'u zbatuar në momentin që Millosheviqi u lëshua. Revizionistët gabuan. Kjo ishte fitorja e forcave ajrore”.

Vitet e mëvonshme do të tregonin se ky vlerësim ishte krejtësisht i gabuar dhe askush nuk e përsëriti kurrë tentativën e fitores vetëm përmes fuqisë ajrore.
Presidenti rus Jelcin dhe amerikani Bill Klinton u takuan më 20 qershor në Berlin. Ishte takimi i tyre i 17.

Jelcin dha të gjitha kopjet e dokumenteve ruse për vrasjen e Kenedit. “Nëse i’a jep ndokujt, lëre të jenë duar të sigurta”. I’u dorëzua duarve të Talbotit, ku të gjithë e pritën me të qeshura. 
Jelcin u ankua se "që kur Kosova ka vazhduar, kam pasur aq shumë telefonata sa nuk mund të fle".
Klintoni e falënderoi Jelcinin për ndihmën për të kapërcyer "testin mjaft të vështirë" dhe i propozoi diskutim rreth sigurisë së paqes së gjerë në Europë, për ringjalljen ekonomike të Rusisë dhe për ringjalljen e punës së përbashkët për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen e tyre. Jelcin u pajtua për "nyjen e madhe të prerë" sepse "bashkëpunimi për shkak të Kosovës erdhi në prag të kolapsit". Jelcin vlerësoi hapjen e ndërsjelltë, çka pengoi që gjërat të dilnin jashtë kontrollit. “Gjatë bisedës sonë të fundit, i thashë direkt se miqësia jonë ka arritur kufijtë e vet përfshirë bashkëpunimin tonë në Europë e botë.

E pastaj i thashë, të shikojmë nëse mundemi të vazhdojmë të jemi miq, ndërsa ti the “po”. Vendosëm që këtë t’a bënim dhe kaq. Kaq është. U dakordësuam. Përse e bërëm këtë? Sepse gjithçka varet nga këto dy shtete të fuqishme. Kështu vazhduam të bashkëpunonim”, tha presidenti rus.
Klinton tregoi se bashkëpunimi me rastin e Kosovës, pati ndikim pozitiv në botë, ndaj është koha e duhur për të ringjallur punën në ringjalljen ekonomike të Rusisë. Presidenti amerikan shtoi se pas Kosovës u ringjall interesi për investime në Rusi. Jelcin konfirmoi se kriza kosovare lehtësoi shumë probleme të përbashkëta.

Të dy presidentët pranuan doktrinën e formuluar nga diplomati amerikan, i cili ishte shumë i përfshirë në Bosnjë, ndërsa më vonë ambasador në NATO e më pas në Rusi, Alexandër Vezhbou. "Iniciativa kosovare për t'i dhënë fund problemit, mund të bëhet model bashkëpunimi mes Rusisë dhe NATO. Pa shaka", shkruante Vezhbou në një memorandum konfidencial.

Vetëm pas disa ditësh, Klinton sikurse raporton “Njujork Tajms”, pranoi se “nënvlerësoi sërbët”.

“Presidenti Klinton sot për herë të parë pranoi se nënvlerësoi aftësinë e Sërbisë për t'i bërë ballë fushatës së bombardimeve të NATO-s. Në konferencën e gjatë për gazetarët sot në mbasdite, zoti Klinton tha se besonte se presidenti i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq pas "disa ditësh" bombardimesh, do të pranonte kërkesat e aleatëve dhe do ndalonte sulmin sërb në Kosovë.

NATO dhe administrata në fillim u kritikuan si pasojë e atij vlerësimi të gabuar të qëndresës sërbe, ndërsa më pas dhe për mosegzistencën strategjike për luftën e zgjatur ajrore, fushatë që në fund zgjati 78 ditë.

Presidenti dhe këshilltarët e tij më të lartë deri më sot, nuk pranuan se patën gabuar në pritshmëritë fillestare që zoti Millosheviq do të kapitullonte pas disa ditësh sulmesh ajrore të kufizuara.
Zoti Klinton tha se këtë e kuptoi, kur z. Millosheviq rezistoi ditët e para të bombardimeve, se konflikti do të zgjasë për shumë javë derisa dëmi t’a detyrojë liderin jugosllav të lëshojë në fushatën e tij të terrorit në Kosovë”, shkruante ky ditar. 

Ekspertët e shquar ushtarakë, Endrju Baqeviq dhe Eliot Koen besojnë se “lufta kosovare ishte historian ushtarak konvencional, kafshatë e vogël. Mbizotërimi dërrmues i forcave ishte anuar tërësisht në njërën anë: buxheti amerikan i mbrojtjes ishte 15 herë më i madh se produkti i përgjithshëm bruto kombëtar i Sërbisë, ndërsa kjo shifër madje nuk përfshinte as buxhetet e aleatëve amerikanë në NATO. Megjithatë, pavarësisht kapitullimit përfundimtar të Sllobodan Millosheviqit dhe pavarësisht mungesës së jashtëzakonshme të viktimave luftarake nga pala aleate, papritshmërisht fushata e tejzgjatur e bombardimeve e cila zgjati dy muaj e gjysmë, la shije të thartë... Asnjë vetë-urim apo spinim në Bruksel apo Uashington të mund të maskonte shqetësimet dhe anomalitë e luftës, grindjet dhe gabimet e drejtuesve saj, lëshimet dhe vlerësimet e tyre të gabuara” konkluduan ata.

Presidenti amerikan kishte të drejtë. Se si ndodhi kjo, u hulumtua nga vetë Ushtria e Jugosllavisë. Gjatë luftës, Drejtoria për Moral e UJ drejtoi hulumtim të gjerë në terren mes pjestarëve të UJ rreth aspekteve të shumta të konfliktit me NATO. Projekti pas mbarimit të agresionit të NATO në RFJ u miratua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UJ-së (në rolin e shefit të shtabit të Komandës supreme) me pëlqimin e ministrit të atëhershëm federativ të Mbrojtjes, Pavle Bullatoviq.

Këshilli Edukativ i Projektit, Këshilli Shkencor i Projektit, presidenti, ndihmës presidenti, sekretar i Këshillit të Projektit dhe drejtuesi i Projektit.

Personi përgjegjës për zbatimin e Projektit ishte Drejtoria për Moralin e SHP të UJ në kuadër të Administratës, drejtues i projektit kolonel prof. Negjo Danilloviq. Për koordinues egzekutiv të zbatimit të të gjithë projektit u caktua Instituti për Studime dhe Kërkime Sociologjike dhe Kriminologjike nga Beogradi. 

Pjesëmarrësit në realizimin e projektit ishin: 1) Instituti për Studime dhe Kërkime Sociologjike e Kriminologjike; 2) Instituti për të Drejtën Krahasuese; 3) Instituti për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare; 4) Instituti për Hulumtime Strategjike i Ministrisë së Mbrojtjes; 5) Sektori për Çështje Juridike në Ministrinë së Punëve të Jashtme të SMZ; 6) Instituti Federal i Statistikave; 7) Instituti Republikan i Statistikave; 8) Fakulteti Juridik në Beograd; 9) Fakulteti Juridik në Novi Sad; 10) Fakulteti Juridik në Kragujevc dhe 11) Drejtoria për Moralin e Shtabit të Përgjithshëm të UJ. Të gjithë pjesëmarrësit në projekt u angazhuan si vullnetarë, krahas detyrimeve personale dhe detyrave të punës, çka bëri që kjo punë e përgjegjshme të dukej akoma më e ndërlikuar.
Projekti makro-shkencor "Mbrojtja e Republikës Federative të Jugosllavisë nga agresioni i NATO-s" përfshinte katër aspekte të rezistencës ndaj agresionit dhe secila prej tyre përbëhej në projekt të veçantë shkencor:

1) Aspekti ndërkombëtar-juridik i agresionit të NATO-s ndaj RFJ;
2) Kundërshtimi i armatosur ndaj agresionit të NATO-s kundër RFJ;
3) Faktorët social, moral dhe psikologjik të rezistencës ndaj agresionit të NATO-s dhe 
4) Aspekti informativ i agresionit dhe mbrojtja nga agresioni i NATO-s ndaj RFJ.

Meqënëse projekti parashikonte testim në terren të qëndrimeve të qytetarëve në mbarë territorin e Republikës Federative të Jugosllavisë, shkaku për këtë hulumtim në Republikën e Sërbisë dhe Malin e Zi, u ndërmor nga grupi i ekspertëve të Institutit Federal të Statistikave. Shkaku ishte treetapësh dhe përfshinte 4,571 shtetas të rritur të Republikës së Sërbisë të moshës 18-92 vjeç dhe 794 shtetas të rritur të Republikës së Malit të Zi, gjithashtu të moshës 18-90 vjeç. Rezultatet e këtij projekti ende nuk janë të disponueshme për publikun.

Në konferencën e rregullt për shtyp të NATO-s më 16 maj, zëdhënësi Xhejmi Shej pyetjes nëse NATO njeh juridiksionin e Tribunalit të Hagës (ICTY) për veprimet e saj, u përgjigj "se duhet të dallohet teorikisht nga praktikisht" dhe se "Arbur do të nisë hetimin në Kosovë pasi NATO këtë i’a mundësoi, ndërsa nëse qasja në gjykatën e saj, siç dëshirojmë, lejohet, kjo është për shkak të NATO-s, e cila është mike e Tribunalit dhe arreston të pandehurit në Bosnjë-14 prej tyre deri më tani", ndërsa “shtetet e NATO-s kanë mundësuar financat e nevojshme për themelimin e Tribunalit dhe janë ndër donatorët e saj të shumtë" nën "vërtetimin se ne dhe Tribunali jemi një në këtë" ndërsa Arbur "do të vazhdojë të ngrejë aktakuza ndaj njerëzve nga Jugosllavia dhe nuk pres asgjë tjetër aty, për tani”.

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në territorin e ish-Jugosllavisë (ICTY) akuzoi Millosheviqin dhe udhëheqësinë e Sërbisë dhe RFJ për krime lufte më 22 maj 1999. Në fillim të qershorit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) e shpalli veten jokompetente me rastin e masës së përkohshme për ndalimin e bombardimeve, pasi RFJ nuk trashëgoi anëtarësimin në KB nga RSFJ. Asnjë gjykatë e vetme ndërkombëtare nuk akuzoi SHBA apo NATO për të ashtuquajturat "dëme kolaterale" pra goditjen e objektivave civile kur u vranë qindra njerëz të etnive të ndryshme. Zëdhënësi i Këshillit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Dhomës së Ulët të Kongresit të SHBA tha: "Ka më shumë gjasa të shihni godinën e Kombeve të Bashkuara të shembet tullë më tullë dhe të hidhet në Atlantik, sesa të shikoni pilotët e NATO në gjyq për krime lufte”, ndërsa deklarata që këtë e mbështeste u dha dhe prej Xhemi Shi, zëdhënësi i NATO.

Kongresmeni amerikan Tom Kembëll me grupin e kolegëve paditën Klinton për mosrespektim të ligjeve të luftës, por gjykata federale në Distriktin e Kolumbias ku ndodhet Uashingtoni, kryeqyteti i SHBA, vendosi se nuk kishte arsye për padi dhe vuri në dukje se gjyqësori nuk është aty për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike. Më vonë dhe Gjykata e Apelit e të njëjtit distrikt konfirmoi konstatimin se nuk kishte bazë për procedurë.

Ligji i luftës në SHBA, të cilit kongresmeni Kembëll i referohej kur paditi Klinton ishte Rezoluta rreth kompetentëve të luftës prej vitit 1973, e miratuar nga Kongresi i SHBA pas Luftës së Vietnamit për të kufizuar mundësitë e presidentit për të dërguar trupa amerikane në luftime pa miratimin e Kongresit. Presidenti autorizohet të dërgojë trupa në luftime ose në zona të armiqësisë së menjëhershme pa një shpallje lufte, pa miratimin nga Kongresi apo autorizim të veçantë nga Kongresi për 60 ditë dhe ka të drejtë të zgjasë këtë periudhë pa miratimin e Kongresit ndërsa trupat janë në luftim për 30 të tjera çka shkon gjithsej në 90 ditë. Nuk precizohet se çfarë mund të bëjë Kongresi nëse presidenti refuzon të respektojë këto dispozita, por mund të pezullojë fondet për ato trupa dhe kështu të kufizojë presidentin. Demokratët nuk e kufizuan Klintonin, ndërsa republikanët e shifnin luftën si mjet të politikës së jashtme në një masë më të madhe sesa demokratët.

Më 21 shtator 2000, në sallën e mbushur me njerëz të Pallatit të Drejtësisë në Beograd, në emër të popullit, u dënuan me 20 vite burg krerët e vendeve më të fuqishme të NATO sikurse bëhet e ditur në vendimin “krime lufte të kryera gjatë bombardimeve të Republikës Federative të Jugosllavisë në vitin 1999”.

Meqenëse ata u gjykuan në mungesë, në karriget e të pandehurive kishte etiketa me emrat e presidentit amerikan Uilliam Klinton, sekretares së Shtetit Madllen Ollbrajt, kryeministrit britanik Toni Bler, kancelarit gjerman Gerhard Shrëder, shefave të diplomacisë dhe ministrave të mbrojtjes të këtyre tre vendeve si dhe Havier Solana, ish sekretar i Përgjithshëm i NATO dhe Uesli Klark, komandant i NATO-s për Europën.

Rreth kësaj u raportua nga mediat botërore, si BBC dhe CNN, aktakuzat u përkthyen dhe përcollën në kanale diplomatike, por reagimet e të pandehurve në masë të madhe munguan. Gjithçka ndodhi javën e fundit para zgjedhjeve presidenciale të 24 shtatorit, kur në raundin e parë kandidati i atëhershëm i opozitës Vojisllav Koshtunica mundi liderin e padiskutueshëm Sllobodan Millosheviq.

Prokurorit të Beogradit Andrija Millutinoviq i’u deshën tre orë për të lexuar aktakuzën prej 183 faqesh dhe më pas emrat e 890 viktimave të bombardimeve të NATO-503 civilë, 240 ushtarë dhe 147 policë sërbë.

Në sallën e madhe të Pallatit të Drejtësisë mbi panelin e gjykatës qëndronte në kornizë fotografia e presidentit Sllobodan Millosheviq. Secili nga 14 të pandehurit kishte avokat mbrojtës të ofruar nga shteti, e këta ishin avokatë nga qytete të ndryshme të Sërbisë.

Në karriget prej lëkure ngjyrë kafe, në vend të të akuzuarit, kishte shënime ngjitëse me emra në alfabetin cirilik dhe anglisht. Gjyqi, të cilin disa e krahasuan me gjyqet e Nurembergut të nazistëve dhe të tjerë e quajtën farsë, zgjati disa ditë pune. Të pranishëm ishin avokatë, studentë dhe pensionistë.

“Në nisje të gjykimit i cili u vonua me 40 minuta, kryetari i trupit gjykues (Veroljub Raketiq) tha se të dëmtuarit dhe dëshmitarët nuk ishin ftuar në gjykim, sepse mund të dëgjoheshin pothuajse të gjithë qytetarët e Sërbisë dhe RFJ për të cilën do të nevojitej sallë e ‘paparashikueshme’ gjyqi.
Dragoljub Jankoviq ish ministër i drejtësisë, priste që disa nga të akuzuarit t'i dorëzoheshin autoriteteve gjyqësore jugosllave. “Meqënëse në opinionin publik ndërkombëtar është ndryshuar qëndrimi rreth vendit tonë, pres që të paktën disa prej tyre të ekstradohen”, tha ai.

U bë shpejt e shpejt, për dinamikën e gjyqeve moderne në Sërbi, kështu që fjalët përmbyllëse u prezantuan po atë javë. Salla më e madhe e gjyqit në godinë ishte plot nga publiku, kishte edhe vëzhgues të huaj, por jo përfaqësues të udhëheqësisë politike të RFJ.

Pjesëtari i gardës gjyqësore qëndroi pranë avokatëve të të akuzuarve, ndoshta për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm, shkruante atëherë Zëri i Publikut. Avokatët mbrojtës kërkuan lirim për të gjithë klientët, përveç Klintonit, avokati i të cilit përmendi rrethana lehtësuese.

“Zoti Klinton vjen nga një familje jo e plotë, ka jetuar me njerkun e tij dhe kjo ndoshta ka lënë gjurmë në sjelljen e tij të përgjithshme” tha ndër të tjera avokati i tij Tomisllav Vojnoviq.

Të pandehurit u dënuan për "nxitje të luftës agresive, krime lufte kundër popullsisë civile, përdorim të mjeteve të paligjshme luftarake, tentativë për të vrarë përfaqësues të autoriteteve më të larta shtetërore, si dhe shkelje të sovranitetit territorial të vendit", bëhet e ditur në vendim.
Kur u lexuan vendimet e fajësisë, në sallën e gjyqit shpërthyen duartrokitje, veçanërisht kur u lexua emri i të dënuarit Klinton, vunë në dukje gazetarët e "Zëri i Publikut".

Kryetari i trupit gjykues, Veroljub Raketiq, tha se ndaj të akuzuarve tashmë janë lëshuar urdhër-arreste se do të paraburgosen dhe dënimi i tyre do të llogaritet nga dita kur janë arrestuar. Në spegim të shkurtër të vendimit kryetari i trupit gjykues tha se të akuzuarit kanë shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara duke sulmuar RFJ dhe në atë kohë ata ishin më përgjegjësit tek NATO.

“Të pandehurit kanë pasur frikë të dalin para gjykatës ose kanë frikë të ballafaqohen me të vërtetën dhe ndërgjegjen e tyre”, tha Raketiq duke shtuar se vendimet për paraburgim do t'u dërgohen të pandehurve.

Prokurori publik i qarkut Andrija Millutinoviq theksoi se dënimi “ishte i pritshëm”, por “më i pafajshmi prej tyre meriton dënime shumë më të mëdha”.

Kush u dënua dhe çfarë funksionesh kryente në atë periudhë?

Uilliam Klinton, president amerikan
Medllin Ollbrajt, sekretare e shtetit e SHBA
Uilliam Koen sekretari amerikan i mbrojtjes
Entoni Bler, kryeministër i Britanisë së Madhe
Robin Kuk, ministri britanik i punëve të jashtme
Xhorxh Robertson, ministri i mbrojtjes së Britanisë së Madhe
Zhak Shirak president i Francës
Iber Vedrin, shefi i diplomacisë franceze
Alen Rishar, ministër i mbrojtjes i Francës
Gerhard Shrëder kancelari i Gjermanisë
Jozef Fisher, ministri gjerman i punëve të jashtme
Rudolf Sharping, ministri gjerman i mbrojtjes
Havier Solana, ish sekretar i përgjithshëm i NATO
Uesli Klark, komandanti i NATO për Europën

Avokati i Zhak Shirakut ishte Sllavisha Mërdakoviq nga Kragujevaci, ku gjatë seancave ishte në në krye të ekipit të “avokatëve francezë".

“Kjo fatkeqësisht është tragjedia jonë, por unë jam krenar se si gjykata i ka trajtuar provat dhe se e gjithë procedura se si i kanë lënë avokatët, kreu i të cilëve isha unë, të bëjnë mbrojtjen lirisht”, thotë Mërdakoviq.

Kujton se gjykimi ishte vetëm një vit pas bombardimit, në kohën kur pushteti i Sllobodan Millosheviqit ishte shumë i lëkundur.

Beson se organet e qeverisë së atëhershme apo ato të sigurimit të shtetit, kanë monitoruar punën e avokatëve, por kanë thënë “lërini të punojnë”.
Mërdakoviq, thotë se ka përgatitur rastin udhëtime të shpeshta në ambasadën franceze por askush nuk e ka penguar që t’a bëjë këtë.

“Çfarë do të ndodhte sikur të n’a ndalonin ose të na kishin vrarë ose burgosur dhe të kishin ardhur të ushtronin presion, garantoj që asnjë avokat nuk ishte nën presion”.
“Kur kërkuam shpalljen e pafajësisë, ky ishte bum për mbarë botën dhe morëm prej Gjykatës së Lartë që të anulonte vendimin”, thotë avokati.

Gjatë studimit të çështjes, ai dhe kolegët e tij arritën në konkluzionin e përbashkët se nuk ka asnjë provë që po zhvillohet procedim penal ndaj ndonjë shtetari dhe zyrtari, përveç “kundër Klintonit”.
Ndonëse gjykimi u pasua me komente se ishte një gjyq i inskenuar, Mërdakoviq pretendon se nuk ishte kështu.

“Kjo ishte në kohën e Millosheviqit kur ishte më i pambrojtur, avokatët kërkuan që procedura të kryhej në mënyrë strikte sipas ligjit dhe kështu u krye dhe kërkuan lirim për të gjithë, përveç Klintonit.
“(...) Nëse do të ishte farsë, do të kishim heshtur ose do të kishim kërkuar gjoba të vogla, ndërsa ne si avokatë kundërshtuam dhe bërëm ankesa ndaj vendimeve”, thotë Mërdakoviq.
Ky i fundit shton se asnjëherë askush nuk ka kundërshtuar provat e mbledhura dhe “tre vëllime dokumentacioni”.

Vendimi-ditar lufte

Anëtari profesionist i trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut që e kishte marrë vendimin për të dënuarin, ishte Goran Petronijeviq.
Atëherë gjyqtar, ndërsa sot avokat, thotë se procedura ka qenë “pak e pazakontë, sepse gjykimi është mbajtur në mungesë, por janë plotësuar kushtet procedurale që ai të mbahej”.

“U përcollën ftesat përmes ambasadave dhe ministrive të punëve të jashtme të vendeve të paditura, ato refuzuan t’i pranonin, por mund të konsiderohej shërbim dhe plotësoheshin kushtet për gjykim në mungesë.

“Vetë vendimi është ditar lufte dhe kjo është vlera e tij më e madhe, gjithçka tjetër doli të jetë relative, madje dhe dënimi”, tha Petronijeviq atëherë.
Përgatitja për gjyqin zgjati me muaj dhe më shumë se 30 persona punuan si grup në prokurori dhe gjykata për të sistemuar materialin dhe “tonet e materialit”, shton ai.
Aty janë rregjistrat, videorregjistrime, fotografi dhe mijëra faqe dokumentacioni.

“Në këtë vendim u tregua çdo ditë e luftës se çfarë ndodhi, çfarë u godit, kush u vra apo u plagos nga civilët dhe ushtarët dhe policët, cilat objekte civile dhe ushtarake u shkatërruan”.

“Ky është ditar i atyre 78 ditëve me të gjitha provat, procesverbalet e hetimeve, ekspertizës balistike e të tjera”, thotë Petronijeviq.

Është veçanërisht interesante, zona e ndotjes së mjedisit dhe shënjestrimi i impianteve kimike si Petrokimia në Pançevë dhe fabrikave të naftës, si dhe hedhja e uraniumit të varfëruar, çka i përkiste llojit të ndaluar të pajisjeve luftarake.

“Dikur profesor Çikariq foli për faktin se pas 15 deri në 20 vjet në këtë hapësirë do të ketë epidemi të sëmundjeve kancerogjene ku është transmetuar gjithçka dhe ju mund të shikoni se çfarë ka ndodhur në pesë vitet e fundit”, thotë Petronijeviq.

Përfaqësuesit e NATO konfirmuan në Kombet e Bashkuara se uraniumi i varfëruar është përdorur gjatë luftës në Kosovë.

Duke qenë se një nga veprat penale ishte nën juridiksionin e gjykatës ushtarake, sipas ligjeve të kohës, ato duhej të gjykoheshin në gjykatë ushtarake dhe jo civile.

“Ndaj nuk ishte problem i madh të anulohej ai vendim, sepse ishte gjykatë jokompetente”, thotë Dragomir Millojeviq, gjyqtari i atëhershëm i Gjykatës Supreme, i cili më 19 qershor 2001, e anuloi vendimin dhe e ktheu atë në gjykatën e shkallës së parë. 

Një vit më pas, prokurori u tërhoq nga ndjekja penale.

“Procedura ndaj Uilliam Klintont u pezullua më 12 shtator 2001, ndërsa ndaj gjithë të tjerëve më 15 shtator 2001 me vendim të Gjykatës së Qarkut në Beograd, pasi prokuroria kompetente u tërhoq nga ndjekja e mëtejshme penale, pra nga akuzat” njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Beograd
Konkluzioni

Me rastin e 25-vjetorit, u morëm shumë gjerësisht me sulmin e NATO ndaj RFJ por kjo vijon të na duket e pamjaftueshme, duke pasur parasysh rëndësinë dhe pasojat e saja të cilat padyshim me të drejtë e bëjnë atë "zhvillimin më të rëndësishëm në raportet ndërkombëtare në fund të shekullit të XX" sikurse shkruhet dhe shqiptohet jo në shumë vende. Sulmi i NATO ndaj RFJ pati ndikim të madh në të gjitha veprimet ushtarake të SHBA dhe NATO në shekullin XXI por edhe në ngjarjet e sotme dhe padyshim, në të ardhmen. Ngjarjet kosovare lirshëm mund të thuhen, kanë efekt vendimtar në formësimin e shekullit të XXI. 

(FUND)