Vuçiq: Kurrë nuk do t’i harrojmë ato çka na bërën ata-as Jasenovacin, as dhe rrëmbimin e Kosovës

Dita e kujtimit të viktimave të krimeve genocidiale të SHPK në kampin e përqëndrimit të Jasenovacit në vendegzekutimin më të madh në Gradinën e Poshtme, sot është përkujtuar nën prezencën e presidentit të Sërbisë Alekasandar Vuçiq dhe presidentit të Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik. Duke i’u drejtuar të pranishmëve, Vuçiq tha se gropat në Jasenovac dhe në kampet e tjera të përqëndrimit, jetojnë dëshmitë e atyre çka i bërën një populli dhe për këtë, sërbët kurrë nuk do t’ua falin sikurse as tentativën për rrëmbimin e Kosovës.
Vuçiq ka thënë se politika e SHPK imitonte Gjermaninë naziste dhe ideologjinë e saj, e më pas gropat e vdekjes dhe arritën tek ajose kushedi sesa e pabesueshme tingëllon të jetë.
“Në asnjë kamp tjetër nuk u regjistrua brutalitet i tillë, askund nuk u zbatuan kaq shumë metoda të ndryshme vrasjeje dhe askund me epsh të tillë... Askund rraca njerëzore nuk i’u afrua kaq shumë ferrit, sikurse në Jasenovac. Kjo fabrikë vdekjeje kishte vetëm një detyrë, të vriste sa më shumë sërbë, hebrenj dhe romë” tha presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit konstatoi se përherë në këtë vend lind pyetja nëse sërbët mund të falin, pasi që të harrojnë nuk dhe s’munden.
"Dhe në fakt, ata nuk mund të na falin për gjithçka që na bërën. Jasenovac, Jadovno. Prebilovce. Kurrë nuk do të na falin që ato gropa janë dëshmitarë të gjallë të asaj që bërën ndaj një populli. Pyetja jonë përherë ka qenë e gabuar, a mundemi ne t’i falim. Jo, ata kurrë nuk do të na falin, ashtu sikurse Perëndimi nuk do të na falë kurrë që u përpoqëm për të na e rrëmbyer me agresion Kosovën dhe Metohinë" tha Vuçiq.
Sikurse tha, sa herë që shkonte në Bruksel apo kudo në botë, priste që të pranonin se kishin bërë diçka të paligjshme, pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të KB se po shkatërronin një vend, të cilit megjithatë mund t’i bënin disa lëshime.
“Jo, kurrë nuk do të na falin për bombardimin e paligjshëm të Sërbisë në kundërshtim me vendimet e KS të KB. Vijojmë të jemi viktima të vendimeve të tyre të këqija, të cilat kurrë nuk do të tërhiqen, pasi të mëdhenjtë nuk gabojnë, por kjo është arsyeja përse disa të vegjël duhet të përgjigjen për gjithë këtë”, tha Vuçiq.
Nuk mund t’ia falin Sërbisë as atë që pas shumë vitesh rënieje, nisi të forcohej ekonomikisht e ushtarakisht.
“Ndaj bërën aleancë Shqipëria dhe Kroacia, dy anëtarë të NATO, territor që as katër vende të NATO nuk e njohin. Dhe nuk e fshehin përse u krijua aleanca, por në heshtje, duke u shtirur sikur nuk ka ndodhur asgjë” tha presidenti Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se tani po shkonin drejt Sërbisë në mënyrë që të mos ishte askush me Republikën Sërbe apo me sërbët në Kosovë.
“Por kjo është arsyeja përse rezistenca e qytetarëve po rritet, mbaruan me revolucionet, me marrjen e Sërbisë nga qytetarët e saj. Sërbia përherë do të jetë me RS dhe gjithmonë mund të llogarisni Sërbinë”, tha Vuçiq.
Ky i fundit tha se Jasenovasi është kampi i vetëm i cili kurrë nuk u çlirua dhe bëri të ditur se në Aushvic hyri Ushtria e Kuqe duke pyetur se kush e lejoi kampin e Jasenovacit që të punonte deri më 4 maj.
Është krenar, thotë ai, çka për një vit tjetër me radhë ndryshon fati i sërbëve, të cilin të tjerët ua kishin imponuar.
“Çdo vit, ndryshojmë fatin që ata na kanë imponuar. Duke ndryshuar veten, sigurojmë të ardhmen e popullit tonë, duke i’u kundërvënë atyre që na kanë imponuar fatin e zhdukjes, do t’u tregojmë se do të jetojmë”, theksoi Vuçiq.
Presidenti deklaroi se partizanët dhe Ushtria e Kuqe më shumë se shtatë muaj kishin qenë në Beograd dhe se "grirësja ndaj sërbëve" në Jasenovac vazhdonte pa u lodhur punën e vet.
“Dita e fitores, 9 maji, po afrohej dhe se Satani ende po drejtonte zjarrin e përgjakshëm i pashqetësuar. Kush e lejoi sikurse e etiketonte i madhi Gideon Grajf, Aushvicin ballkanik të punonte deri më 4 maj? Si është e mundur që brigadat partizane nuk sulmuan Jasenovacin dhe se aleatët njëkohësisht godisnin Nishin, Leskovacin dhe Podboricën? Kush e lejoi atë kampin e çuditshëm që puna e çditshme e këtij kampi të zgjatej derisa të mos mbijetonte asnjë sërb” pyeti Vuçiq.
Ky i fundit vuri në dukje se për shkak të kësaj, grupi prej disa qindra të burgosurish të kampit qëndror ustash në Jasenovac mblodhi gjithë dëshpërimin e tyre, e shndërroi në guxim, në vendosmëri dhe u nxitua drejt lirisë.
"Fill pas tyre, edhe 167 të tjerë, prej të cilëve vetëm 11 mbijetuan, të vendosur në Kampin 4, nisën të depërtonin në Sava, drejt jetës, por edhe drejt përjetësisë që vjen pas heroizmit. Të tjerët vdiqën tek telat me gjëmba, në fushat e minuara, të goditur nga mitralozë dhe aty mbaron historia e Jasenovacit, i vetmi kamp që nuk u çlirua kurrë", tha Vuçiq.
Duke thënë se Ushtria e Kuqe hyri në Aushvic, Vuçiq theksoi se në Jasenovac askush nuk kishte hyrë derisa gjithçka të kishte mbaruar, në mbarë Europën dhe mbarë botën.
Presidenti Vuçiq tha se liria as nuk mund të jepet dhe as nuk mund të merret.
“Ne sërbët jemi të vendosur të jemi të lirë” tha Vuçiq dhe shtoi se Sërbia është e sulmuar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, sikurse dhe Republika Sërbe.
Nuk falim ata që duan të na shkatërrojnë shtetin, tha Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë tha se në Gradinën e Poshtme do të ndërtohet qendër madhështore përkujtimore dhe se Sërbia do të paguajë pjesën më të madhe të saj, sikurse dhe në Beograd.
Dodik: Sërbët nuk urrejnë, por nuk mund të harrojnë
Presidenti i Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik, tha se vendi i egzekutimit në Gradinën e Poshtme flet vetë, ku nuk nevojitet asnjë folës për të dëgjuar se çfarë ka ndodhur aty.
"Njerëzit këtu u vranë sistematikisht, sepse kjo ishte ideologjia zyrtare e SHPK. Njerëzit u vranë nën tortura të tmerrshme", tha Dodik.
Ky i fundit theksoi se Jasenovaci, Gradina e Poshtme janë simbole të vuajtjes, ku dëshmohet për vrasjet sistematike dhe për faktin se egzistojnë monstra që donin të zhduknin një popull të tërë.
Tubimi i sotëm, nënvizoi Dodik, është provë se kjo nuk është e mundur.
Tha dhe se sërbët nuk urrejnë, por nuk mund të harrojnë.
Vuri në dukje se shumica e popullit qëndrojnë pas lirisë, paqes dhe shtetin e rregullt të Republikës Sërbe dhe Sërbisë dhe se shumë në rajon dëshirojnë Sërbi të dobët.
"Mund të shpikni sa të doni gjykata dhe kazematë, por nuk do t’a shkatërroni thirrjen e popullit-të jetë unik dhe jo në dëm të askujt. Ky popull meriton të ketë shtet unik, besim unik" tha Dodik.
Ky i fundit tha se sot duhet të jenë me hebrenjtë në mbrojtjen e lirisë dhe shtetit të tyre.
“Duhet të jemi bashkarisht me miqtë tanë hebrenjtë e vuajtur në mbrojtje të shtetit dhe lirisë së tyre. Pothuajse identikisht rrumbullakosen dhe synimet. Asgjë tjetër nuk shikojmë në atë çka bën Hamasi sesa atë çfarë na kanë bërë neve në Ozren, duke na prerë kokat, e më pas ua demonstrojnë mediave perëndimore se këto koka e prera u përkasin sërbëve. Me narrativë të gënjeshtërt bërën planet sesi të na dëmtonin”, ka thënë Dodik.
Ky i fundit theksoi se sot duhet t'i përcillet mbështetje Izraelit dhe popullit hebre për këmbënguljen në luftën e tyre për shtetin dhe kombin.
Grajf: Format e reja të së keqes kërcënojnë lirinë tonë
Eksperti për hulumtimin e Holokaustit, Gideon Grajf, tha në Gradinën e Poshtme se regjim kaq i rrezikshëm si SHPK nuk lejohej të egzistonte dhe se edhe sot vazhdojnë të kërcënojnë rreziqet e së kaluarës, të cilat duhen kundërshtuar.
Grajf theksoi se ideologjitë që, sikurse tha, një herë shkatërruan botën dhe njerëzimin po ngrihen sërish-neofashizmi, neonazizmi, neoustashizmi dhe se format e reja të së keqes vijojnë të kërcënojnë lirinë tonë, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e njerëzimit.
Ambasadorja e Izraelit në B&H Galit Peleg, lexoi letrën e presidentit të Izraelit, Isak Hercog në të cilën theksohet se si president i Izraelit, ka detyrën t'u kujtojë të gjithëve ata që u vranë gjatë Holokaustit dhe Luftës së Dytë Botërore.
“Ky vit shënon 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa brezi i të mbijetuarve ikën, na mbetet veçse të mbajmë pishtarin e kujtesës. Këto ngjarje sigurojnë që tmerret e atyre ditëve të errëta, të mbeten të gdhendura në vetëdijen tonë kolektive dhe jam mirënjohës që kam mundësinë të jem pjesë e kësaj”, thuhet ndër të tjera në letër.
Në kuadër të përkujtimit të Ditës së Përkujtimit në platonë para fushvarrimit "Topole", shërbimin përkujtimor ndaj viktimave e kryejti peshkopi i Banjallukës Jefrem e më pas, u mbajtën lutje hebraike dhe rome.
0 komentet