Vuçiq: Kurti do të hynte kështu në legjendë nëse do të shkatërronte popullin sërb
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq mbrëmjen e sotme ka thënë se shteti i Sërbisë popullit të vet në Kosovë mundi të siguronte me sukses të hollat, pavarësisht politikës së kryeministrit kosovar Albin Kuti i cili siç thekson, tenton të hyjë në legjendë e kështu do të shkatërronte një popull të tërë.
Vuçiq ka komentuar edhe atë çka BE dhe SHBA tentojnë të gjejnë zgjidhje rreth rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës çka Albin Kurti e refuzon, për RTS ka thënë se Sërbia, sido që të jetë do arrijë që popullit të vet t’i sigurojë të hollat.
"Sido që të jetë ne të hollat për popullin tonë do t’i sigurojmë. Albin Kurti do të dëbojë sërbët nga Kosova dhe nuk them për eksod të qetë, por tentativë të qartë dëbimi të sërbëve prej vatrave shekullore. Kuptoj hallet dhe lotët kur më vijnë teksa shikoj popullin tonë që pret para bankës, ndërsa mund t’u japim tre herë më shumë, por teknikisht nuk është e realizueshme vetëm për shkak të një njeriu që do të donte të hynte në legjendë duke shkatërruar një popull të tërë”, tha Vuçiq.
Ky i fundit thotë se e tillë politikë afatgjate e Albin Kurtit, nuk do të mund të mbijetojë dhe se Sërbia do të vazhdojë të ofrojë të holla për popullin e vet.
Ukraina nuk e njohu Kosovën, nuk e kuptoj qëndrimin negativ ndaj Kievit
Vuçiq raportoi se me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski në Tiranë, ka pasur bisedën më të hapur deri më tani rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme, duke theksuar se nuk e kupton qëndrimin negativ ndaj Ukrainës, duke pasur parasysh se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Biseduam rreth të gjitha temave të rëndësishme, tashmë si njëri dhe tjetri vend janë në rrugën drejt BE. Biseduam rreth integritetit territorial të të dy vendeve, respektimin e Kartës së KB, por edhe tema të tjera të rëndësishme, iniciativat për paqen dhe si të shkohet drejt saj“ tha Vuçiq për RTS.
Ai shtoi se zëri i Sërbisë u dëgjua me respekt sot në Tiranë, si nga pala mikpritëse, por edhe nga shumë të tjerë, përfshirë Zelenskin, i cili tregoi respekt ndaj Sërbisë.
"Dhe nuk e kuptoj kur disa shprehin qëndrime kundër Ukrainës. Kuptoj raportet me Rusinë, gjithçka e kuptoj shkëlqyeshëm, por nuk e kuptoj raportin negativ ndaj Ukrainës, pasi kurrë dhe asgjë nuk i ka bërë asgjë të keqe Sërbisë. Nuk e njohu Kosovën, ata janë vëllezërit tanë sllavë, ashtu sikurse rusët dhe përpiqemi të kemi marrëdhënie të mira”, tha Vuçiq.
Insistimi i Vjosa Osmanit për dokumentin e përbashkët të Samitit nuk kaloi
Presidenti ka përsëritur se me rastin e aprovimit të dokumentit të përbashkët në Samitin e Tiranës, Prishtina tentoi diçka që nuk u bë, por insistimi i Vjosa Osmanit “nuk kaloi”.
“Përgjatë gjithë ditës, dje dhe gjatë natës, deri sot në mëngjes, kemi diskutuar tekstin e Deklaratës. Tre kanë qenë gjëra të diskutueshme dhe i këto i mbaruam deri në nisjen e konferencës, pasi dëshironin që Sërbia të ishte aty, për të mos 'kërcyer jashtë'. U thashë se ka gjëra për të cilat mund të dakordësohemi, por ka edhe nga ato për të cilat nuk munden 'as për të mbrojtur kokën'. Nuk mund të pranojmë termin “shtet”, pasi atëherë e kemi njohur Kosovën, as për sanksionet ndaj Rusisë, sepse as nuk kam autoritet, as nuk mundem dhe as nuk dua t‘a shkatërroj politikën e Sërbisë. Nuk mundeni të shkatërroni politikën e vendit, brenda natës pa parlament dhe pa qytetarët”, tha Vuçiq.
Kur bëhet fjalë për termin "ndikim malinj i Rusisë", vuri në dukje se ka disa shtete të tjera për të cilat Sërbia mund të flasë për ndikimin malinj.
“Osmani dhe përkundër kësaj, insistoi që sërish të votohet vetëm për dispozitën për sanksionet ndaj Rusisë. Nuk kaloi dhe kaq”, tha presidenti i Sërbisë.
Pozita e Sërbisë gjithmonë e më e vështirë, mirë është të ruajmë kokën
Vuçiq theksoi se qëndrimi i Serbisë për çështjet politike po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe duke thënë se i duket e çuditshme kur shikon tituj si ata se “ka arritur një lloj fitoreje”, thekson se nuk ka asnjë fitore, sepse fitore janë vetëm fabrikat që punojnë në Sërbi, ndërsa sipas çështjeve politike, “mirë është të mbajmë kokën gjallë”.
Pyetjes për propozimin e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski rreth prodhimit të përbashkët të municioneve mes Ukrainës dhe vendeve të rajonit, Vuçiq precizoi se në rajon në këtë kuptim, prodhues të rëndësishëm janë Sërbia 50%, Kroacia 30% dhe B&H me 20%.
“Atëherë është e qartë se për çfarë bëhet fjalë. I thashë se duhet të shikojmë pozicionin tonë, ne kemi 62% municione të mbushura dhe nuk dëshiroj të jem arrogant, por kam dhënë urdhër që të mbushet 100%. Duhet të punojmë shumë në fabrikat tona që ato t’i mbushim kështu që mbetet për t’u parë se si do t‘a mbushim platformën tonë. Por jemi gati të bisedojmë me miqtë tanë", tha Vuçiq.
Duke komentuar temën e nesërme të samitit-planin e rritjes së BE, presidenti i Sërbisë thotë se ka marrë ministrin e financave Sinisha Mali që të merret me këtë, ndërsa atij i intereson diçka më shumë sepse do të gjenerojë më shumë para dhe raporte të mira politike, ndërsa kjo është axhenda që ka lidhje me tregun e përbashkët.
“Këto janë gjëra që ulin kostot operative për kompanitë tona dhe ndaj jam i interesuar për këtë mënyrë të tillë të zhvillimit të bashkëpunimit me europianët. Mua deklaratat politike nuk më interesojnë, ato janë drejtuar keqas ndaj nesh si pasojë e politikës së pavarësisë, por ne në fund të fundit të gjithë n’a respektojnë dhe nuk ka sanksione ndaj nesh përkundër faktit se i dëshirojnë dhe dikush nga brenda, çka do të thotë se kemi arritur të udhëheqim politikë të mençur”, tha Vuçiq.
Duke vënë në dukje se nuk dëshiron të duket se ka qëndrim arrogant ndaj parasë, Vuçiq thotë se Sërbia nuk ka probleme në këtë kuptim duke thënë se e vetmja qeveri që mban kursin e dinarit prej 11 vitesh dhe se kurrë nuk kemi pasur vonesa një ditë për pension apo rrogë.
“Kjo kur keni gjendje të rëndë financiare. Këtu në samit kemi interesa të mëdha, po vijnë Varheli, Kopman dhe për mua është shumë domethënëse që kjo për vendin tonë të luftojmë dhe do të jap gjithçka nga vetja”, tha Vuçiq.
Rreth raportit të Odihr: Të gjitha thëniet rreth vjedhjes së zgjedhjeve "ranë në ujë"
Vuçiq konstatoi dhe se duke pasur parasysh raportin e Odihr "të gjitha gënjeshtrat rreth vjedhjes së zgjedhjeve ranë në ujë".
Ai thotë se e ka parë raportin, nëse jo gjithçka që është thënë dhe ftoi qeverinë të çmojë rekomandimet e Odihr.
“E rëndësishme është se në mënyrë të qartë kanë vënë në dukje se me çfarë gënjeshtrash dhe insinuatash jemi përballur gjatë dy muajve të fundit. Është bërë e qartë se çfarë duhet të bëjë Sërbia, veçanërisht për invalidët çka për mua si president ka rëndësi të veçantë”, sqaroi Vuçiq.
Ai tha se të shtunën do të flasë më shumë rreth kësaj, ashtu sikurse dhe vazhdimin e konsultimeve për formimin e qeverisë.
"Të hënën do të kem konsultime me partinë qeverisëse. Disa kanë thënë se nuk do të vijnë në konsultime, ashtu sikurse pritej dhe ku përherë kanë gjetur arsye për të mos ardhur" shtoi presidenti i Sërbisë.
I pyetur për kërkesën brenda PPS (SNS) për të formuar qeverinë në Beograd dhe për të mos shkuar në zgjedhje të reja në kryeqytet, ai tha se në parti kishte dëgjuar se dy organe i kishin përcjellë kërkesa shefit të partisë Millosh Vuçeviqit, për të biseduar me të dhe të formojnë qeverinë në Bashkinë e Beogradit.
"Do të tregohet qartë se SNS ka shumicën në Beograd. Deri më tani nuk e kam shprehur mendimin tim", shtoi Vuçiq.
Presidenti shtoi se nesër, pas kthimit nga Tirana, në orët e pasdites pret të takohet me presidentin e Republikës së Afrikës Qëndrore, të cilin do t‘a falënderojë për mbështetjen e tij ndaj integritetit territorial të Sërbisë.
Të shtunën vazhdojnë konsultimet dhe kur të përfundojë do t'i drejtohet njerëzve në parti dhe do të shprehë mendimet e tij rreth kësaj çështje.
“Deri të dielën është afati për formimin e qeverisë në Bashkinë e Beogradit ndërsa nëse qeveria nuk do të zgjidhet-duhet të ketë zgjedhje”, shtoi Vuçiq.
0 komentet