Vuçiq: Kurti vetëm "pro forme" pranon hyrjen e mallrave sërbe, e nxitën gjermanët dhe amerikanët
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se gjermanët dhe amerikanët nxitën Albin Kurtin që të pranojë hyrjen e mallrave sërbe në Kosovë dhe se Kurti këtë e pranoi "pro forme", pasi kamionët prej ditësh po presin në hyrje.
"Kryesisht këtu, janë prodhimet tona. Ka dhe prodhues sërb, por ata të cilët kanë insistuar tek kjo dhe të cilët më së shumti shkojnë drejt territorit të Kosovës e Metohisë, janë prodhuar nga fabrikat tona që janë në duart e të huajve. Ata më së shumti tregtojnë në territorin e krahinës tonë jugore sërbe” sqaroi ai.
Vuçiq theksoi se vendimi është lajm i mirë për gjithë të tjerët.
"Por, vetëm një vendkalim është hapur. Mirë është nga ç’ka qenë por është larg nga e mira” nënvizoi Vuçiq.
Gënjeshtër e famëkeqe që në veri të Kosovës Sërbia nuk ka institucione
Duke komentuar deklaratën e ministrit të qeverisjes vendore në Qeverinë e Kosovës Elbert Krasniqi se të gjitha institucionet në veri janë mbyllur, Vuçiq theksoi se kjo është gënjeshtër famëkeqe që në veri nuk ka më institucione të Sërbisë.
Sipas fjalëve të tij, institucionet më të rëndësishme të Sërbisë në Kosovë funksionojnë-shëndetësia dhe arsimi.
“Që është situata e mirë-sigurisht që nuk është, nuk ka qenë më parë, ndërsa sot është të paktën e mirë. Pasoja është e gjithë ajo që shpërtheu në dekadat e mëparshme, por dhe pasoja e asaj çka ka ndodhur më 1998 dhe 1999. Gjithçka pas kësaj, tortura jonë ka qenë shpëtimi i popullit në K&M dhe rezistenca jonë këmbëngulëse për të mos njohur padrejtësinë e tyre dhe marrjen e territorit dhe shkeljen e Rezolutës 1244 dhe këtë vazhdojmë t’a bëjmë” tha Vuçiq.
Sërbia tani, thekson ai, investon më shumë se kurrë tek populli i vet në Kosovë.
Ai spegon se Sërbia është vend i vogël që arrin të luftojë ndaj fuqive më të mëdha perëndimore kur diskutohet Kosova.
“Ata të gjithë njohën pavarësinë e Kosovës jo në 2018 dhe jo në 2024, por në 2008. Mos ju flas sesa të gjitha ato histori për targat dhe gjithçka tjetër, të firmosura në vitin 2011” kujtoi presidenti.
Vuçiq përmendi dhe se gjatë 12 viteve ka marrë pjesë në numrin më të madh të takimeve në lidhje me Kosovën dhe e di sesa të rënda janë këto bisedime, por që kurrë nuk do të tërhiqet nga lufta për Kosovën dhe për zgjidhje kompromisi.
"Askush në botë nuk ka marrë pjesë në takimet botërore sa unë. Kjo është luftë e ashpër dhe e rëndë për ruajtjen e çdo gjëje sërbe në Kosovë e Metohi, ndërsa gjithë të tjerët i dinë më mirë... Dhe nëse dikush nga opozita e di më mirë-urdhëroni. Vetëm mos të më thonë për këtë ata që çuan në shkëputjen e Malit të Zi nga RFJ... Ata që na thanë 'standardet para statusit', që K&M është çështje demokratike dhe pastaj në 2008 thanë-nuk ka asgjë nga standartet para statusit dhe të cilët fshiheshin kur Kosova shpalli pavarësinë e njëanshme. Të jem fajtor për këtë, jo por do të luftoj deri në fund, derisa kam ndonjë ndikim, deri në momentin e fundit për Kosovën dhe Metohinë nën Sërbi, për kompromis, jo për zgjidhje të imponuara” tha Vuçiq.
Kurti nuk do të formojë BKS
Pyetjes në lidhje me Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe konstatimit se është pesimist për këtë çështje, u përgjigj:
"Nuk jam pesimist, por realist. Kurti nuk do t’a formojë BKS".
Tha se zgjidhja për popullin sërb në Kosovë-është Sërbi e fortë politikisht dhe ekonomikisht.
“Sërbi më e fortë edhe më e fortë ekonomikisht dhe politikisht, në situatë tjetër gjeopolitike, këndvështrim tjetër e gjendjes dhe kthim tek parimet bazike të Kartës së KB” tha Vuçiq.
Ky i fundit bën të ditur se masat për të cilat ka folur, që kanë lidhje me Kosovën, do gjenden para deputetëve më 28 apo 29 tetor.
“Ato masa duhet t'i paraqesim më 28 tetor, atëherë kur skadon afati 45 ditor dhe shkojmë në Kuvendin Popullor”, tha presidenti i Sërbisë.
Nëse do njihnim Kosovën dhe vendosnim sanksione Rusisë, qysh nesër do të ishim në BE
Presidenti i Sërbisë, Aleksadnar Vuçiq, ka thënë mbrëmjen e sotme në lidhje me integrimet europiane të vendit, se është i vetëdijshëm se ato po ecin ngadalë, por tha se edhe pse duket se arsyeja është tek sundimi i ligjit, Sërbia qysh nesër do të ishte anëtare e Unionit nëse do t’a njihte Kosovën dhe vendoste sanksione Rusisë.
Në konstatimin se integrimet europiane kanë “ngecur”, Vuçiq tha për RTS se nuk mund të pajtohet me këtë, por që ato po përparojnë ngadalë.
"Sa herë që mendoni se kjo është për shkak të sundimit të ligjit, unë do them-jo. Nëse do pranonim pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve Rusisë, qysh nesër menjëherë do të ishim anëtarë të BE", beson Vuçiq.
Në samitin e BRICS, delegacioni i Sërbisë do përbëhet nga Vullin, Gashiq, Mesaroviq dhe Popoviq.
Vuçiq tha se presidenti rus Vladimir Putin e ftoi në samitin e BRICS në Kazan, por ai i ka speguar se në cilën situatë ndodhet Sërbia, për të cilën vendi në këtë tubim do të përfaqësohet nga delegacioni katër anëtarësh.
Thekson se i ka përcjellë Putinit se Sërbia është i vetmi vend në Europë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, çka sikurse tha, presidenti rus e çmoi jashtëzakonisht.
Theksoi se personalisht nuk mund të marrë pjesë në Samitin e BRICS, pasi Sërbinë do t’a vizitojnë zyrtarë të rëndësishëm botërorë.
“Të mërkurën vjen kryeministri i Polonisë Donald Tusk ndërsa janë lajmëruar dhe vizitat e Qirjako Micotaqis dhe Ursula von der Lajen” tha Vuçiq.
Vuçiq theksoi se dinte që do të kishte bisedë me Putinin, por që nuk donte të fliste për këtë para gazetarëve.
“Ajo bisedë është shprehje e respektit, përgjegjësisë dhe seriozitetit të jashtëzakonshëm të një vendi”, tha Vuçiq.
Ky i fundit njoftoi se Sërbia do të përfaqësohet në samitin e BRICS, në nivel ministror.
Sikurse tha, Sërbinë në Kazan do t’a përfaqësojnë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Sërbisë, Aleksandar Vullin, ministri i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, ministrja e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq dhe Nenad Popoviq ministër pa portofol.
Duke folur rreth samitit të BRICS dhe pjesëmarrjen e Sërbisë, Vuçiq kujtoi se Sërbia i ka marrë vendimet e veta rreth BE shumë kohë më parë.
Megjithatë, sikurse thotë, njerëzit në Sërbi janë "të torturuar prej qëndrimeve dhe deklaratave hipokrite".
"Kjo ka ndodhur prej kohësh dhe njerëzit janë të ngopur me gjithçka. Janë të ngopur me histori rreth integritetit territorial të Ukrainës dhe mungesën e interesit për integritetin territorial të Sërbisë. Dhe kur vijnë e flasin rreth Kosovës dhe Metohisë, njerëzit nuk mund t’a durojnë këtë dozë hipokrizie dhe pavërtetësie” tha Vuçiq.
Ky i fundit vëren se njerëzit në Sërbi nuk janë të sigurt se çfarë do të thotë në të vërtetë BRICS.
“Dëgjuan se këto janë disa vende të tjera në botë që na shantazhojnë më pak, por nuk e dinë se aty nuk egzistojnë mekanizma realë dhe se kjo nuk funksionon si BE. A do të ndodhë kjo në të ardhmen, kjo është tjetër gjë dhe nuk e përjashtoj atë mundësi. Aty është niveli i popullaritetit 42 ndaj 42 në nivelin e Sërbisë”, tha Vuçiq.
Diskutimi rreth BRICS në Sërbi, thotë Vuçiq, do të zhvillohet pas rreth dy vitesh, nëse kjo organizatë arrin që përmbajtjen t’a mbushë me mekanizmat e veta.
“Nëse edhe përmes kriptomonedhave arrijnë të kenë suksese të caktuara tek mjeti i përbashkët i pagesës, pasi valuta e përbashkët është e pamundur të arrihet por që ky do të jetë nivel më i ulët i përbashkët se në BE”, vlerëson presidenti i Sërbisë.
Pas Putinit, bisedoi me Makron, O'Brajan dhe Ajhorst, pyetën për bisedën me Putinin
Vuçiq tha se është një nga liderët e rrallë në botë që guxon të bisedojë me presidentin e Rusisë.
Tha se pas bisedës me Putinin, ka marrë telefonatë surprizuese nga presidenti i Francës Emanuel Makron, si shprehje miqësie.
Gjithashtu kujtoi se të dielën pasdite, bisedoi me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështjet europiane dhe Euroaziatike, Xhejms O'Brajan dhe drejtoreshën egzekutive të shërbimit të jashtëm europian, Angelina Ajhorst.
Shtoi se ajo bisedë zgjati 5.5 orë dhe se O'Brajan dhe Ajhorst e pyetën për bisedën me Putinin.
“Sigurisht që më pyetën për bisedën me Putinin dhe çfarë mendoj. Putin rreth asaj që ne e quajmë luftë dhe ata operacion special ushtarak, thotë se ka besim se do t'i japë fund me sukses. Më tha se e konsideron si gabim të madh të ukrainasve vendimin për të hyrë në rajonin e Kurskut, ku beson se po pësojnë humbje të mëdha të brigadës më të mirë ukrainase”, tha ai.
Shtoi se të çdokush në Rusi e dinë se kur të mos jetë Aleksandar Vuçiq apo dikush që do të trashëgojë politikën e tij, në Sërbi nuk do të ketë më Rusi.
Krenar për popullin sërb në Mal të Zi, Sërbia nuk do të ushtrojë presion
Vuçiq tha se Sërbia ka marrëdhënie të mira me Malin e Zi, të cilat nuk i ka dëmtuar asnjëherë.
“Këta janë partnerët tanë dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë sa më ngushtë aq më mirë”, nënvizoi presidenti i Sërbisë.
Tha se numri i sërbëve në Mal të Zi, sipas regjistrimit të fundit, është rritur nga 28,6 në 32,93% dhe se gjuha sërbe është dominante në këtë vend.
Tha se ka qeshur kur ka parë në mediat malazeze se ndonjë politikan, sikurse ka shtuar nga ndonjë parti që nuk është veçanërisht e njohur dhe nuk është as pro-sërbe, ka thënë se është pro që gjuha sërbe të jetë zyrtare në Mal të Zi dhe u sulmua për këtë, sikurse kërkonte që suahili të bëhej gjuhë zyrtare.
Vuçiq theksoi se po ndërmerret fushatë e tmerrshme ndaj Sërbisë dhe popullit sërb dhe se vetëm ata që janë kundër sërbëve janë “demokratë dhe fantastikë”.
"Por sërbët dinë se çfarë është puna e tyre. E rëndësishme është që ata ruajtën identitetin e tyre kombëtar. Jam krenar për popullin sërb në Mal të Zi. Asnjë presion nuk do të ndërmarrim. Puna jonë është të shtyjmë vendin tonë përpara. Sa më e fortë të jetë Sërbia, kjo do të thotë se populli sërb do të jetë i fortë, do të ndjejë mbështetje të madhe nga nëna e vet” nënvizoi Vuçiq.
Rreth zgjedhjeve amerikane
Duke folur për zgjedhjet amerikane, Vuçiq tha se nuk është i sigurt se ato mund të ndryshojnë diçka për Sërbinë.
Tha se shumica e qytetarëve në Sërbi, janë në anën e një kandidati, por që është e pakuptimtë që shteti të deklarohet në atë mënyrë, si dhe se Sërbia ka komunikim të mirë si me kampin e Donald Trampit dhe me kampin e Kamala Harris.
Në kampin e Harrisit kujton-Bill Bërns, me të cilin së fundmi pati bisedë të shkëlqyer dhe që mund të kishte pozicion të rëndësishëm në atë administratë.
"Nuk mendoj se zgjedhjet në SHBA mund të ndryshojnë shumë. Mendoj se e di që në këtë moment kush do të mund të fitonte, por që nuk mund t’a them se kush do të fitojë në fund pasi ngelet shumë kohë. Mendoj se Tramp kohët e fundit po udhëheq fushatë të shkëlqyer. Por mendoj se do të humbasë në numrin e përgjithshëm të votave”, tha presidenti Vuçiq.
0 komentet