Vuçiq me komisioneren evropian Johanson: Siguria e serbëve në Kosovë e Metohi duhet të jetë prioritet i BE-së
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot në një bisedë me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Punë të Brendshme dhe Migrim, Ilva Johanson, se pret që BE-ja ta trajtojë sigurinë e serbëve në Kosovë e Metohi si prioritet në periudhën e ardhshme, dhe se kjo temë të diskutohet në të gjitha takimet e mëvonshme në kuadër të dialogut, duke përfshirë, para së gjithash, formimin urgjent të Bashkësisë së Komunave Serbe.
Siç njoftoi Presidenca e Serbisë, në takim u diskutua për bashkëpunimin me institucionet e BE-së në drejtim të harmonizimit të regjimit të vizave, lufta kundër krimit të organizuar, por edhe vazhdimi e dialogut me Prishtinën, statusin e negociatave për anëtarësim të Serbisë dhe proceset reformuese në vendin tonë.
Presidenti Vuçiq falënderoi BE-në për mbështetjen dhe ndihmën e saj në menaxhimin e migracionit, si dhe për faktin se përpjekjet e vendit tonë në rregullimin e krizës së emigrantëve u njohën dhe u vlerësuan, pasi Serbia që në fillim ka pranuar seriozisht dhe me përgjegjësi pjesën e saj të detyrimeve, duke kontribuar shumë në sigurinë e përgjithshme të BE-së dhe qytetarëve e saj.
Vuçiq përsëriti se anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE mbetet një nga prioritetet e politikës së jashtme të vendit tonë dhe angazhimi i saj strategjik, duke theksuar përkushtimin e sinqertë për procesin e reformave në rrugën tonë evropiane.
Kreu i Shtetit theksoi veçanërisht se Serbia vazhdon të punojë në mënyrë aktive në procesin e harmonizimit të politikës së vizave me BE-në dhe se në këtë kuptim, krahas aplikimit të masave shtesë, është planifikuar edhe vendosja e regjimit të vizave për ata vendet nga të cilat është regjistruar numri më i madh i abuzimeve.
Komisionerja Johanson tha se Serbia ka dëshmuar të jetë një partner i ngushtë, i besueshëm dhe i përgjegjshëm i Bashkimit në zgjidhjen e problemit të migracionit, si dhe se është me rëndësi të madhe që BE të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë për integrimin evropian të Serbisë me të cilin dëshiron bashkëpunim edhe më të ngushtë në të gjitha fushat me rëndësi dhe interes të ndërsjellë.
komentet