Vuçiq: Me Putinin për Kosovën dhe standarteve të dyfishta

Aleksandar Vučić i Vladimir Putin
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha se me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë ka biseduar për Kosovën dhe standarteve të dyfishta si dhe për presionet e një pjese të botës ndaj Sërbisë që të pranojë shkëputjen e një pjese të territorit të vet. Vuçiq shtoi se sot edhe prej presidentit të Kinës dëgjoi për punën e përbashkët në vendosjen e rendit të drejtë dhe ndryshimeve të mëdha.

“Biseduam për Kosovën e Metohinë dhe atë që egzistojnë standarte të dyfishta në një pjesë të botës e cila tenton që të na presionojë më, që të pranojmë shkëputjen e K&M. Folëm për presionet për vendosjen e sanksioneve Rusisë si dhe shumë tema të tjera” u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Konstatoi se takimi me presidentin rus ishte “i gjatë, përmbajtësor dhe serioz”.

Ai shtoi se biseda kishte të bënte me të gjitha aspektet bilaterale të bashkëpunimit mes Sërbisë dhe Rusisë dhe për këtë është i kënaqur me rezultatin e takimit.

Ai nënvizoi në veçanti se tema e bisedës ishte kontrata e re afatgjate për furnizimin me gaz duke qenë se prej Rusisë përmbushen 85% e nevojave totale të Sërbisë.

“Çelëm sot bisedimet dhe negociatat, së shpejti specialistët tanë do të nisin bërjen e kontratës afatgjatë por dëshiroj që të besoj dhe kjo është lutja ime ndonëse nuk mund të them se mora premtime të palëkundura, por që mendoj se kështu do të jetë-besoj se Sërbia do të përfitojë kushte shumë të mira dhe të favorshme për gazin rus në vitet që vijnë. Nuk është punë e lehtë kjo, por besoj se javët e ardhshme do të kemi të njëjtat kushte si derimë tani përfshirë zgjatjen e afatit të vlefshmërisë deri në përfundimin e kontratës së re”, tha Vuçiq.

Është bërë fjalë dhe rreth bashkëpunimit ushtarako-teknik dhe mënyrat që ajo të vazhdojë kështu që të mos bjerë ndesh as me interesat e Sërbisë dhe as me interesat e Rusisë.

Shtoi se u fol edhe për sanksionet kundër NIS.

Putin dhe Si po punojnë për vendosjen e rendit më të drejtë

Vuçiq tha se sot dëgjoi nga presidenti i Kinës dhe presidenti i Rusisë se po punojnë bashkarisht për vendosjen e ndryshimeve të mëdha dhe rendit më të drejtë.

“Ky është emëruesi i përbashkët dhe e njëjta fjali që dëgjova nga të dy sot”, shtoi presidenti i Sërbisë.

Përsëriti se me Si-në pati bisedë të jashtëzakonshme dhe se është mirënjohës miqve kinezë për mbështetjen.

“Besoj se me këtë vizitë në Moskë, përveç asaj çka ishte e rëndësishme të themi për rolin e popullit sërb në luftërat çlirimtare dhe shprehje të mirënjohjes ndaj Ushtrisë së Kuqe sovjetike për rolin e tyre në çlirimin e vendit tonë, bërëm punë të mirë ose shumë të mirë për Sërbinë” tha Vuçiq.

Sërbia mbështet integritetin territorial të Kinës

Pyetjes në lidhje me kritikat me rastin e deklaratës se Sërbia respekton "parimin e një Kine", Vuçiq tha se kjo do të thotë se Sërbia mbështet integritetin territorial të Kinës.

“Kjo nuk është asgjë e re, përsërita atë që thashë në Beograd 500 herë. Thashë se, për sa na përket neve, Tajvani nuk mund të egzistojë kurrë jashtë Kinës, pasi ky është “parimi i një Kine”. Çka ka këtu që nuk shkon?” pyeti presidenti.

Përsa i përket pretendimit se u ul në rreshtin e dytë gjatë darkës, Vuçiq tha se presidenti i Rusisë sot pati gjithsej tre takime bilaterale, një ishte me shefin e shtetit brazilian, i dyti me presidentin e Egjiptit dhe i treti me "Sërbinë e fuqishme me rreth 6.5 milionë banorë".

"Ndërsa presidenti i Kinës mbajti disa takime bilaterale dhe me ne qëndroi më shumë. Më ndaloi që të ecnim së bashku deri tek monumenti. Ajo që publikuan nuk ishte foto e darkës, por e koncertit. Presidenti Si ulet gjithmonë pranë Putinit çka është normale e pastaj në koncert keni vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe pjesën tjetër prej nesh me rendin alfabetik, ndaj për këtë përherë ulem mes Palestinës dhe Sllovakisë", spegoi Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se nuk mban mend që Sërbia të jetë respektuar kaq dhe të ketë treguar kaq shumë mikpritje në Moskë.

Ai shtoi se pati mundësinë të bisedonte me kolegun nga Uzbekistani dhe se pret së shpejti shkëmbime vizitash, si dhe u takua me miqtë afrikanë.

“Në mëngjes kam një angazhim tjetër, e të shikojmë se në cilën rrugë do të kthehemi, pasi ata nga Balltiku thanë se nuk do të më lejojnë as të shkoj në Beograd që të kthehem” tha Vuçiq.

I pyetur se për çfarë u dakordësua në Moskë, tha se, përsa i përket gazit, i duket se parimisht u ra dakord.

"Në thelb bërëm marrëveshje. Ngelen gjëra që specialistët i zgjidhin. Duhet ta dimë se pa gaz nuk ka industri serioze, nuk ka zgjidhje të problemeve mjedisore, nuk ka energji, nuk do të kishim energji elektrike të mjaftueshme. Kishim energji elektrike të mjaftueshme në dimër vetëm sepse kishim termocentrale të mjaftueshme me gaz. Nuk do të kishim korrent të mjaftueshëm as nga qymyri, as nga burime të tjera nëse nuk do të kishte gaz", spegoi presidenti.

Kur është fjala rreth fabrikës së trenave, raportoi se presidenti i Kinës i’u përgjigj se së shpejti pret përgjigje përfundimtare dhe beson se do të jetë pozitive.

"Ditët vijuese do të jenë interesante, veçanërisht në Tiranë. E dini, kur kërcejnë të gjithë tek njëri dhe ai vendos të mbrohet..." theksoi Vuçiq.

Ky i fundit më herët në takimin me presidentin rus, shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe për sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë, duke shtuar se detyra e përbashkët është të mos lejohet rishikimi i historisë. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, theksoi se Moska çmon pjesëmarrjen e Vuçiqit personalisht në Paradën e Ditës së Fitores mbi fashizmin.

"Ju faleminderit për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë dhe një herë ju uroj për festën, 80 vjet fitore në Luftën e Madhe Patriotike. Kjo është ditë shumë e rëndësishme dhe për sërbët. Jemi krenarë për rolin e popullit tonë në çlirimin e vendit nga pushtuesit nazistë dhe jemi shumë mirënjohës Ushtrisë së Kuqe Sovjetike, çka luajti rol të madh në atë çlirim" tha Vuçiq në nisje të takimit.

Shprehu mirënjohje ndaj Putinit për mbështetjen e tij të madhe për integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë, duke shtuar se personalisht dha kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Tha se pajtohet që është e nevojshme të rritet shkëmbimi i mallrave, për të egzistojnë mundësi të mëdha.

Shtoi se çështja e furnizimit me gaz është me rëndësi jetike.

"Kontrata jonë afatgjatë ka kushte mjaft të mira dhe ju falënderojmë për këtë. Shpresojmë që do të jemi në gjendje t'i mbajmë të njëjtat fjalë, nëse është e mundur, ose ndoshta edhe t'i përmirësojmë, nëse mund të them kështu. Kemi bashkëpunim të mirë në sfera të ndryshme, por mendoj se mund t’i rrisim dhe forcojmë ato në të gjitha fushat", tha Vuçiq.

Bëri me dije se detyra e përbashkët është që të mos lejohet rishikimi i historisë, sikurse demonstrohet sot.

"Faleminderit edhe një herë për këtë paradë madhështore në të cilën asistuam dhe shpresoj t'ju shikojmë në Sërbi, në Beograd. Faleminderit për mikpritjen tuaj, ndihemi si në shtëpi", shtoi presidenti i Sërbisë.

Putin: Çmojmë me sinqeritet që je personalisht me ne, kjo është festë e përbashkët

"Sinqerisht çmojmë që jeni në këtë ditë me ne dhe që asistoni personalisht në këtë ngjarje jubilare. Dimë që disa tentuan t'ju bindnin të bënit diçka tjetër, krijuan probleme logjistike dhe pavarësisht kësaj jeni me ne", tha Putin.

Ky i fundit theksoi se kjo është festë e përbashkët dhe se luftëtarët rusë e sërbë luftuan bashkarisht.

I’u referua çlirimit të Beogradit, duke vlerësuar se kjo ishte një nga etapat kyçe finale të Luftës së Dytë Botërore.

Putin theksoi se e di se me sa respekt i trajtojnë sërbët luftëtarët e rënë dhe shtoi se miqësia mes dy popujve vëllezër u forcua pikërisht gjatë atyre viteve të mizorive të luftës.

Ai theksoi se Rusia çmon kursin e pavarur dhe sovran të Sërbisë në politikën ndërkombëtare.

Tha se dialogu ruso-sërb po zhvillohet vazhdueshmërisht se me Vuçiqin ka folur me detaje më 7 mars dhe se në shkurt është mbajtur takim i shefave të ministrive të punëve të jashtme dhe se egzistojnë kontakte të rregullta mes ministrive të linjës dhe se bashkëpunimi i parlamenteve është stabil.

Shprehu keqardhje që bashkëpunimi tregtar nuk po zhvillohet optimalisht por shtoi se duhet të mendohet sesi të përmbyset kjo tendencë.

Putin u lut që Sërbia sa më parë të emërojë një bashkëkryetar të komisionit ndërqeveritar.

Tha se energjia është çelësi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve dhe se Rusia i siguron siguri energjetike Sërbisë.

“Përmes furnizimit me gaz natyror nëpërmjet Rrjedhës Turke, Gazprom është furnitor i besueshëm dhe u përgjigjet kërkesave duke ofruar sasi shtesë. Kjo kontribuon në ekonominë e Sërbisë”, nënvizoi ai.

Putin tha se gjatë bisedimeve, do të shqyrtojë të gjitha çështjet aktuale të bashkëpunimit ruso-sërb dhe çka mund dhe duhet të bëhet akoma.