Vuçiq me Sobotkën: Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën varet nga formimi i BKS

Volfgang Sobotka i Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Republikës së Sërbisë Aleksandar Vuçiq, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Austrisë Volfgang Sobotka të cilin e ka falenderuar për mbështetjen që i jep Sërbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Vuçiq në një postim në Instagram, nënvizon se gjatë takimit me Sobotkën ka përsëritur edhe një herë se procesi i mëtejshëm i normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, varet nga formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe.

"E kam falenderuar Volfgang Sobotkën për mbështetjen të cilën Austria i jep Sërbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu kemi biseduar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, e cila përfshin prurjen e madhe të investimeve austriake. Për çështjen e dialogut me Prishtinën, ripërsërita se procesi i mëtejshëm i noprmalizimit, varet nga formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe" ka thënë Vuçiq.