Vuçiq: Menendez ka bërë gjithçka kundër Sërbisë, është e qartë se për të shqiptarët qajnë

Bob Menendez
Burim: Gazeta Express

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot me rastin e akuzës kundër senatorit amerikan Robert Menendez për mitmarrje se bëhet fjalë për lobistin më të fuqishëm shqiptar i cili bën gjithçka kundër Sërbisë dhe këtë në mënyrë të atillë se është e qartë se për të shqiptarët qajnë.

“Bëhet fjalë për njeriun që është lobisti më i fortë shqiptar. Nuk egziston akush më i keq se ai ndaj Sërbisë, që të mund të ketë shfaqur punë më të pistë sesa Bob Menendez“ ka thënë Vuçiq gazetarëve në Nju Jork.

Ky i fundit shtoi se Menendez tentoi të lobonte për njohjen e Kosovës në Qipro dhe Greqi pasi kishte ndikim jashtëzakonisht të madh si në Nikozia, si në Athinë.

“Bëri gjithçka që mundi kundër nesh. Kur shikon atë stil rrënqethës, pa argumentim, por që vazhdimisht shqyen në shënjestër, si harabeli apo skifteri, ishte e qartë se ishte paguar nga ana e  shqiptarëve”, theksoi Vuçiq.

Ky i fundit shtoi gjithashtu se ky rast është i lidhur me qeverinë egjiptiane, ndoshta sepse është politikisht i përshtatshëm, për shkak të presidentit të Egjiptit Fatah el-Sisi dhe anëtarësimit të Kajros në BRICS, por ngelet për t’u përcaktuar se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë.