Vuçiq mes liderëve më të rëndësishëm të cilët do të marrin pjesë në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, Kurti sërish me fusnotë

Vučić u Davosu
Burim: Twitter

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq mes liderëve më kryesorë të shteteve dhe qeverive, të cilët javën e ardhshme do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ndërsa kryeministri kosovar Albin Kurti sërish në shpalljen e organizatorëve do të jetë me shenjën e fusnotës.

Siç bëhet e ditur në deklaratë, këtë vit në Forum marrin pjesë më shumë se 300 personalitete publike, përfshirë më shumë se 60 shefa shtetesh dhe qeverish.

Liderët më të lartë politik që do të marrin pjesë janë kryeministri i Kinës, presidenti i Francës, presidentja e Komisionit Europian, presidenti i Argjentinës, kryeministri i Koresë dhe Spanjës, presidentja e Zvicrës, presidenti i Ukrainës, Kolumbisë, kryeministrat e Belgjikës, Greqisë, Irakut, Irlandës, Jordanisë, Katarit, Holandës, presidentët e Kenias, Nigerisë, Polonisë, Izraelit e mes tyre është njoftuar dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.

Në Davos do të jetë dhe sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken, këshilltari për sigurinë kombëtare Xhek Salivan, përfaqësues nga Senati dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Por edhe shefat e organizatave ndërkombëtare.

Krahas emrave, Albin Kurti si kryeministër i Kosovës, qëndron ylli ndërsa në fusnotë ndodhet sqarimi:

“Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në listën zyrtare të Forumit Botëror Ekonomik.