Vuçiq: Na presionojnë për Kosovën, u japin të drejtë për të n’a shtypur popullin

Aleksandar Vučić
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot duke i’u drejtuar qytetarëve të Zajeçarit se Sërbia presionohet për Kosovën por që askush nuk do t’a pengmarrë ashtu sikurse nuk do t’a shembin Republikën Sërbe të Bosnjës.

“Na presionojnë për Kosovën e Metohinë, bëni atë, bëni këtë... U japin të drejtë atyre që të na shtypin popullin, ndërsa ne sërish bashkohemi. Jemi më të fortë kur bashkohemi” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit kujtoi se sërbët në Kosovë i kanë dhënë mbështetje të plotë Listës Sërbe  duke ditur se vetëm kur populli sërb është i bashkuar-nuk ka forcë që të mund t’a shembë.

“Do të arrijmë të ruajmë shtetin sërb. Kosova e Metohia është Sërbi, ka qenë, është dhe do të jetë”, ka thënë presidenti Vuçiq.

Ky i fundit ka thënë se “ata nga jashtë” me dinakëri dhe ligësi sulmojnë Republikën Sërbe të Bosnjës.

“Ndaj dobësojnë Sërbinë, presin rënien e saj që të mund të shkatërrojnë RS. Ky ka qenë synimi i gjithçkaje çka bëjnë në Sërbi, të shembin e të përhapin shkatërrim si e si që të bjerë Republika Sërbe e Bosnjës. Që të mundin për të përfunduar rrethin e qelbur që u nis në vitet ‘90” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit hoqi dy paralele me atë çka ndodhi në Sërbi në fillim të shekullit XX.

Ai tha se normat e Kongresit të Berlinit të vitit 1878 shembën austriakët dhe gjermanët në vitin 1908 me aneksimin e B&H.

“As që nuk u interesonte Kongresi i Berlinit, turqve u dhanë 2,5 milionë funta që të heshtnin dhe mbaruan punë. Rezoluta e KS të KB 1244 dhe Marrëveshja e Kumanovës së 1999-është gjithçka e nënshkruar, përsa i përket integritetit territorial të RFJ dhe Kosova në kuadër të FRJ. Në fillim-shemb FRJ, gjej pabuksa në Sërbi që të të ndihmojnë në këtë dhe shpall pavarësinë e Kosovës. As që u intereson se çfarë shkruhet nëpër dokumente” sqaroi Vuçiq.

E njëjta tha ai dhe me Marrëveshjen e Dejtonit.

“Firmosni që të mbarojë lufta, ndërsa pastaj sërbët t’i thyejmë dhe t’i shtrydhim në 30 vitet e ardhshme deri sa t’ua marrim të gjitha”, tha Vuçiq.

Ky i fundit i’u drejtua se nuk do t’a shkatërroni Sërbinë.

“As nuk do të na e merrni Kosovën e Metohinë, as Republikën Sërbe të Bosnjës” nënvizoi presidenti i Sërbisë.

Vuçiq ripërsëriti se Sërbia udhëheq politikën e jashtme për interes të qytetarëve të vet.