Vuçiq: Kosova pjesë e Sërbisë, për ne kjo është letër e Shenjtë
Presidenti i Sëbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në tubimin e Pozharevacit se Kosova është pjesë e Sërbisë dhe se kjo për Sërbinë është-letër e Shenjtë.
Vuçiq ka thënë se një prej qëllimeve të presioneve nga jashtë, ku dikush thotë mos u fshih se në fund do t’a përfundojnë së bashku me “shërbëtorët politikë” në Sërbi e nisën në vitin 2008, kur shpallën pavarësinë e Kosovës-që Kosova më në fund të fitojë pavarësinë.
“Detyra jonë është të themi jo. Ne do të ruajmë Kushtetutën dhe Kosovën në Sërbi. Kosova dhe Metohia për ne janë pjesë përbërëse e Sërbisë, kjo shkruhet në Kushtetutë dhe kjo për ne është letër e Shenjtë”,nënvizoi Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se as me këtë nuk janë të kënaqur por kërkojnë Vojvodinën.
“Vojvodina është Sërbi, një herë e mirë dhe nuk do t’u japim asgjë që shemb Sërbinë dhe e ndan atë”, ka thënë Vuçiq.
Ai theksoi se mjaft jashtë shtetit dhe në rajon i besdis që Sërbia ka përparuar mjaft, çka ka patur rritjen më të madhe gjatë vitit të kaluar.
Vuçiq ka thënë se Sërbisë i nevojitet stabilitet dhe zhvillim.
0 komentet