Vuçiq: Në Bruksel do të gjendemi me presion të madh
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot në mbrëmje se situata në të cilën ndodhet Beogradi, nuk është e thjeshtë dhe se në Bruksel më 27 shkurt do të jetë i ekspozuar ndaj presionit të madh.
"Gjithçka kjo që po shikoni, në fund presioni do të bjerë mbi ne. Por kjo nuk është hera e parë në histori që ndodh as në 10 apo 11 vitet e fundit“, ka thënë Vuçiq para gazetarëve në panairin e turizmit.
Pyetjes sesi do ta komentonte deklaratën e të dërguarit të BE për dialog me Prishtinën Mirosllav Llajçak se do t’u dorrëzohen lista me kërkesat e papërmbushura si Beogradit dhe Prishtinës, që rjedhin prej vitit 2013, Vuçiq i’u përgjigj se në fakt thelbi do të jetë përherë Bashkësia e Komunave Sërbe.
“Nuk më tha këtë, por ndoshta deri të hënën do të marr diçka. Duan të thonë se ende nuk ka përfunduar çështja e energjisë, e këtu është dhe problemi me liçensat për të drejtat e shpërndarjes. Por të gjithë e dinë se thelbi është Bashkësia e Komunave Sërbe. Ose do të vazhdoni të zgjidhni çështjen e saj, ose ju faleminderit. Kjo është“, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit vuri në dukje se nesër është ditë e madhe për Sërbinë pasi çelet fabrika e re e Kontinentalit ku eksporti do të prekë më shumë se 1 miliardë euro.
“Për ne ky është lajm i mirë dhe përsa i përket presioneve politike ndaj Sërbisë, duhet të ruajmë paqen, të jemi të gatshëm për kompromis dhe Sërbinë nuk do t’ja japim askujt“ ka deklaruar Vuçiq.
0 komentet