Vuçiq në takimin me lidershipin e PPS. Jam i gatshëm të shkoj në zgjedhje, nuk i dorëzohem shantazhit

Aleksandar Vučić.jpg
Burim: Instagram

Më mirë të shkojmë në opozitë sesa interesat partiake dhe ato personale të udhëheqin shtetin. Jam gati të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër dhe nuk dorrëzohem para shantazhit-as të perëndimit, as të Partisë Socialiste të Sërbisë, e as të djathtëve fals. Kështu ka bërë të ditur "Novosti" referuar deklaratës së bërë nga lideri i PPS (SNS) Aleksandar Vuçiq në takimin e sotëm me lidershipin e kësaj partie.

Panorama aktuale politike në vend ka pësuar ndryshime të thella çka u vu re gjatë seancës së fundit parlamentare të Kuvendit Popullor kushtuar Kosovës e Metohisë. Kreu i shtetit dhe lideri i partisë më të fortë politike në Sërbi, tha se PPS (SNS) është e vetme në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe ka pas vetes popullin.

"Jam shumë i zhgënjyer me sjelljen e socialistëve të cilët kanë qenë diku në mes dhe që dëshirojnë të bien në marrëveshje me të gjithë", ka mësuar "Novosti" prej burimeve nga PPS të cilat u referohen fjalëve të liderit të tyre.

Vuçiq gjithashtu tha “mjaft me të korruptuarit të cilët kërkojnë të pasurohen në kurriz të partisë ku shpesh kanë përfituar përmes punëve të tyre të turbullta dhe sa herë që u është dashur të luftojnë për vendin dhe popullin, kanë qenë të parët që kanë kthyer shpinën”.

Ky mesazh u shoqërua me duartrokitje të furishme e ndërkohë Vuçiq përfundoi me fjalët “Sërbia do të fitojë”.