Vuçiq: Nuk e di nëse situata do të qetësohet, ne do të mbrojmë interesat tona kombëtare
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dje ka biseduar me përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së për situatën në Kosovë, se kanë disa ide dhe se nuk dihet nëse do të jenë të sukseshme apo jo, si dhe nuk e di nëse situata do të qetësohet.
"Ka pasur disa ide, nuk e di nëse do të kemi sukses, situata është e komplikuar. Ne do të përpiqemi të ruajmë paqen", tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët me presidentin hungarez në kufirin e Serbisë dhe Hungarisë.
E pyetur nëse pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, Serbia do të publikojë emrat e vendeve që kanë tërhequr njohjen, Vuçiq ka thënë se sonte pas seancës së Qeverisë në të cilën do të marrë pjesë, do të dihen hapat e ardhshëm të Serbisë.
“Do ta dini përgjigjen e kërkesave tona në lidhje me rezolutën 1244 dhe tërheqjen e njohjes së vendeve. Ajo që po bëjnë disa vende të BE-së është shkelje e nenit 49 të Traktatit të BE-së, sepse kushti për anëtarësim është të jesh një vend evropian. Nuk e di nëse shikohet territorialisht apo një nga vendet më të mëdha të BE-së apo të gjitha vendet e BE-së mendojnë kështu. Nuk e di se çfarë kriteresh përdoren për të përcaktuar nëse dikush është shtet. Ne do të duhet të luftojmë me këtë dhe të mbrojmë interesat tona kombëtare”, tha Vuçiq.
0 komentet