Vuçiq: Nuk pres ndryshime thelbësore në forcën e Kfor, i lus t’i mbrojnë sërbët

Vučić 16 06 2026
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se nuk pret që të ketë ndonjë ndryshim thelbësor në forcën e Kfor dhe pavarësisht deklaratave se SHBA planifikojnë përshtatshmëri të kontributit të vet në këtë mision të Nato-s ndërkohë që shpreson që Kfor të kujdeset për sigurinë e objekteve të shenjta sërbe dhe popullin sërb në Kosovë.

Vuçiq gazetarëve në Tbilisi u tha se është plotësisht e sigurt se SHBA do të pakësojë prezencën e trupave të veta tek Kfor, por që të tjerët do të mbajnë trupat e tyre në të njëjtin nivel.

"Thelbësisht asgjë nuk do të ndryshojë. I’u luta KFOR dhe NATO të ofrojnë siguri për popullsinë sërbe, ndonëse siguri në thelb nuk ka pasi Prishtina gjen mënyra për të keqtrajtuar sërbët", theksoi presidenti i Sërbisë, duke komentuar njoftimin se do të përshtatet kontributi amerikan tek KFOR.

Ai kërkoi që, sa të jetë e mundur, t’u ofrohet siguri vendeve të shenjta sërbe dhe popullit sërb, veçanërisht në veri, por edhe në enklavat e tjera sërbe në Kosovë, ku, sikurse thotë regjimi i Kurtit po jeton mbi to.

"Shpresoj që deri në një farë mase dhe aq sa e lejon mandati, kjo të bëhet në periudhën e ardhshme", nënvizoi Vuçiq.

Pres që Uashingtoni të na japë 15 ditët e fundit për NIS

Vuçiq shprehu pritshmëritë që OFAK amerikan të zgjasë liçensën operuese për punën e Industrisë së Naftës së Sërbisë dhe afatin për negociata rreth shitjes së aksioneve ruse në kompani të cilat skadojnë sot, por që këto do të jenë 15 ditët e fundit.

Ndërkaq, ministrja e Minierave dhe Energjitikës së Sërbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, nënshkroi sot Marrëveshjen mes aksionerëve me Grupin MOL në lidhje me menaxhimin e ardhshëm të NIS dhe marrëveshja, e cila u miratua më herët nga Qeveria e Sërbisë, do të mundësojë që nëse Grupi MOL bëhet suksesshëm pronari i shumicës, do të vijojë zhvillimi i NIS, furnizimin e tregut sërb dhe puna e rafinerisë në Pançevo.

Vuçiq u tha gazetarëve se pret zgjatjen e afatit por për herë të fundit.

"Pres se do të marrim edhe 15 ditë të tjera dhe këto janë 15 ditët e fundit të zgjatjes nga Uashingtoni. Kontaktet e mia më thonë se kështu do të jetë sot, kjo është ajo çka mora si informacion nga Uashingtoni. Edhe 15 ditë zgjatje është periudhë e shkurtër kohore dhe shpresoj që pala ruse do të pranojë marrëveshjen. A do të jetë apo jo, do t’a shikojmë", tha Vuçiq.

Rreth deklaratës së Marta Kos: Qasje racionale me këto fjalë, morëm dijeni

Në lidhje me deklaratën e komisioneres europiane për zgjerim Marta Kos se anëtarët e rinj të BE mund të humbasin të drejtën e vetos kombëtare në disa fusha kyçe për më shumë se 15 vite pas pranimit në anëtarësim në bazë të klauzolave të reja "mbrojtëse", Vuçiq tha se ajo nuk e tha fjalën veto, por që sigurisht kjo deklaratë duhet të trajtohet racionalisht, as me lëvdata dhe as me kritika. 

"Përkthimi nuk ishte plotësisht i drejtë për të, përmendi dhe 15 vite dhe dhjetë dhe pesë vite, që të jemi plotësisht të drejtë, ndonëse e di se çfarë mendoj unë për të. Komenti im do të ishte i ndryshëm nga shumica e të tjerëve, ndërsa pashë që ukrainasit dhe disa të tjerë nuk ishin të kënaqur. Reagimi im nuk do të ishte i ashpër, jo sepse nuk e di se çfarë mendojnë disa për ne, por pikërisht sepse e di. Po të donin, do të n’a pranonin shpejt, mund ta kishin bërë pesë, shtatë dhe dhjetë vjet më parë. Sigurisht që nuk donin, vetëm se dikush duhet që këtë t’a kuptonte dhe të mos i mashtronte qytetarët. Unë nuk i mashtroj, flas se cili është realiteti. Dhe nëse egziston diçka për të cilën do të lavdëroja, është fakti që të tjerët i përballi me realitetin", tha Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se është në interesin e Sërbisë që të ketë kufij të hapur në Ballkan dhe ndaj BE të jetë pjesë e tregut unik, ndonëse dhe për këtë duhet të përmbushet gjithçka, çka do të thotë dhe harmonizim me politikën e jashtme të BE. 

“Tashmë që na kanë thënë se si janë gjërat, kjo na jep disi më shumë liri në sjellje në raport me të tjerët”, shtoi Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se duhet kuptuar situata, të lexohen mirë gjetjet e Grupit 7, ajo çka ndodhi në Gjirin Persik, sepse gjërat nuk do të jenë më kurrë njësoj.

"Askush nuk do të jetë në gjendje t'ju thotë se fuqitë më të mëdha e mundën Iranin, sepse kjo nuk është e saktë. Nuk mendoj se ka fitues, por Irani nuk u mund dhe ky është fakt që të gjithë duhet t’a kenë parasysh. Duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh në Lindjen e Largët, sepse aty tensionet janë më të theksuara. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është afër fundit. Ka shumë probleme, të gjithë po merren vetëm me panaire ushtarake, armatime", theksoi Vuçiq.

Ndaj, thotë, në përputhje me këtë, deklarata e Marta Kos duhet të trajtohet racionalisht, as me lëvdata dhe as me kritika.

"Morëm dijeni. Kuptuam që do të ketë anëtare të radhës së parë dhe anëtarë të radhës së dytë. Në rregull, ne duhet të shikojmë interesat tona, sepse këto vende të rangut të dytë mund të bëhen anëtare të rangut të parë brenda pak vitesh... Na nevojitet durim dhe qasje racionale, për të vijuar punën me Europën dhe të kërkojmë atë çka është optimale për ne", tha Vuçiq.