Vuçiq: Po përballemi me pafytyrësinë e disa fuqive perëndimore

Vučić
Burim: Večernje novosti

Predsidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Sërbia po përballet me pafytyrësinë e disa fuqive të mëdha perëndimore të cilat kërkojnë heqjen e barrikadave dhe kthimin e sërbëve në institucione duke shtuar se fillimisht duhet formimi i BKS, transmeton Novosti.

Pas takimeve të rëndësishme që zhvilloi në Azerbajxhan, Vuçiq ka theksuar se familjet e sërbëve të arrestuar në Kosovë po përjetojnë dramë.

"Po përballemi me pafytyrësinë më të madhe që vjen prej disa fuqive perëndimore. Thonë të hiqen barrikadat dhe kthim në institucione, por më parë ju duhet të formoni BKS si detyrim fillestar sipas marrëveshjes së Brukselit. Për të mos thënë se çfarë drame po kalojnë familjarët e sërbëve të arrestuar. E përse? Sepse kërkojnë të qëndrojnë në të tyren. Thonë mbase i lëmë por duhet që Rosu të kalojë këtu dhe aty. Mos është vallë gjë Bin Ladeni ky Dejan Pantiqi? Çfarë ka bërë ai? Na e thoni se çfarë ka bërë saktësisht ky njeri. Është parë në objektin e tij me bukë dhe qumësht. Thonë se ndoshta e lejojnë që të mjekohet, por duhet që Rosu ta shoqërojë. Kjo flet se çfarë marrëdhëniesh kanë ndaj Sërbisë dhe sërbëve. Nuk është absurd që trupat e dikujt nga bota të shkelin në tokën e shenjtë sërbe, por është absurd që të jenë trupat sërbe", ka theksuar Vuçiq.

Ky i fundit ka vazhduar se pret përgjigje negative nga Kfor pas kërkesës së Sërbisë për kthimin e trupave tona në Kosovë.

"Pres që të thonë se ata janë të gatshëm të kryejnë detyrën e tyre. Por sjellja e Kfor është pakrasueshmërisht më korrekte sesa e shumë qeverive perëndimore. Ata sillen në bazë të Rezolutës 1244, ku kanë për detyrë të na kthejnë përgjigje dhe këtë ata e trajtojnë në mënyrën më serioze në ndryshim nga të gjithë të tjerët. Aliev më tha sot se sa herë që mendoni të mbështeteni në të drejtën ndërkombëtare, dijeni se është ligj për ne të vegjëlit që t'i referohemi gjithmonë. Për dike tjetër kjo nuk egziston. Kur do të kaloni në një qoshe, nuk keni se çfarë të humbisni. Na duhet të zhvillojmë vendet tona, të luftojmë për popujt tanë. Kur nuk kemi ku të shkojmë, do të luftojmë me të katër këmbët si miu” ka thënë Vuçiq.

Në përgjigje të konstatimit të gazetarit se prej Prishtinës citojnë ambasadoren gjermane dhe thonë se Gjermania ka shkatërruar iluzionet për dominimin e Sërbisë në Ballkan, Vuçiq thotë se nuk ka fantazuar kurrë për dominim, veçse bashkëpunim.

“I përgëzoj për këtë. Ne nuk kemi asnjë lloj dominimi, nuk kemi ëndërruar kurrë për dominim, veçse për bashkëpunim. Dëshirojmë bashkëpunim të mirë me Gjermaninë, por ne kemi vendin dhe popullin tonë dhe dëshirojmë marrëdhënie më të mira me Gjermaninë”, tha Vuçiq.