Vuçiq: Pres që Kfor të mbajë fjalën që pa dakordësi të mos ketë hapje të urës mbi Ibër
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq shprehu sot pritshmëritë që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe Kfor të mbajnë fjalën e dhënë dhe se pa dakordësi dhe vullnet të përbashkët të mos hapet ura mbi Ibër.
"Përditë jemi në kontakt me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe Kfor me të cilët kemi marrëdhënie korrekte. Presim që të mbajnë fjalën e dhënë që pa dakordësi dhe vullnet të përbashkët të mos ketë hapje të urës. Vullnet të përbashkët nuk ka, sepse dialog me ta nuk ka" ka theksuar Vuçiq në deklaratë për gazetarët në fshatin Medvegjica afër Zhagubicës.
Ai tha se në Kosovë tani kur autoritetet prishtinase shpallën zgjedhjet për më 9 shkurt, tashmë gjithçka do të jetë në kuadër të fushatës zgjedhore.
"Tani për ta gjithçka është fushatë. Pres provokime të tjera dhe probleme", paralajmëroi presidenti i Sërbisë.
Vuçiq tha se beson dhe shpreson që Kfor të përmbushë premtimet e veta, por dhe detyrat primare në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.
0 komentet