Vuçiq me Orbanin: Marrëveshohen për përmirësimin e marrëdhënieve në sferën e mbrojtjes ushtarake
Burim: instagram/buducnostsrbijeav
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar në telefon me kryetarin e qeverisë së Hungarisë Viktor Orban me të cilin sikurse bëhet e ditur, janë marrë vesh për përmirësimin e përshpejtuar të marrëdhënieve mes tyre në të gjitha sferat përfshirë dhe atë të mbrojtjes ushtarake.
“Bisedë e shkëlqyer me mikun e madh të Sërbisë Viktor Orban. Shkëmbyem opinione rreth situatës aktuale politike në botë, Europë e veçanërisht tek shtetet tona. U marrëveshuam për përmirësimin e përshpejtuar të marrëdhënieve tona në të gjitha sferat e jetës shoqërore, përfshirë dhe sferën mbrojtjes ushtarake” ka bërë të ditur Vuçiq në llogarinë e Instagramit “buducnostsrbijeav“.
Sikurse shtoi, ai mbështeti kryeministrin Orban në përpjekjet e tij për të ruajtur pavarësinë në vendimarrjen e shtetit hungarez dhe e falenderoi atë për kontributin e jashtëzakonshëm në ndërtimin e marrëdhënieve më të afërta sërbo-hungareze.
“Së shpejti do të nënshkruajmë gjëra të mëdha e të rëndësishme” ka thënë Vuçiq.
0 komentet