Vuçiq: Prishtina kërkon njohje “de jure”, është e qartë që Kurti nuk dëshiron formimin e BKS
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se dje nuk pati dialog pasi Prishtina nuk e do atë, pasi kërkon njohje “de jure” nga Sërbia dhe shtoi se është tërësisht e qartë se Albin Kurti nuk dëshiron të formojë BKS.
"E thashë dje se nuk donte, apo nuk guxonte, kjo pak a shumë është gjëja e tij, por që deri tek dialogu nuk shkoi pasi nuk e dëshironte. Ata nuk dëshirojnë vetëm njohje “de fakto” por njohje “ de jure” kjo është ajo çka kërkojnë e dëshirojnë", ka thënë Vuçiq për Pink.
Ai tha se Kurti nuk dëshironte të bisedonte ndërsa delegacioni sërb donte të bisedohej për çdo marrëveshje sesi me kompromis të zgjidhim problemet.
"Por e dija dhe më herët mirë se ata për këtë nuk ishin të gatshëm, pasi gjëra të tilla nuk u interesojnë", nënvizoi ai.
Theksoi se persekutimi i sërbëve është i përditshëm se këtë e di dhe bashkësia ndërkombëtare por që hesht se nuk e dinë se çfarë të bëjnë me Kurtin.
"Sërbët arrestohen siç vijnë. Kur një person e mbajmë dy orë pasi dyshohet për krime lufte ndaj sërbëve, e mbajnë tri orë në autobus, atëherë mbarë bashkësia ndërkombëtare çohet në këmbë, reagojnë dhe europarlamentarë të shumtë", tha ai.
Përsa i përket dialogut nuk ka asgjë të re, asgjë të re nuk do të ketë.
"Është tërësisht e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë BKS. E rëndësishme është të ruajmë paqen dhe gjakftohtësinë dhe tek paqja kërkojmë zgjidhjen më të mirë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Sërbisë, forcimin e Sërbisë në çdo sferë të jetës shoqërore", sqaron ai.
Vuçiq ka thënë se nuk beson që në periudhë të shpejtë do të ketë dialog serioz për çka Sërbia është e gatshme por jo edhe Prishtina.
I pritshëm rezultati i votimit në parlamentin spanjoll
Parlamenti spanjoll sot hodhi poshtë iniciativën e disa partive katalonase që Madridi të njohë Kosovën, ndërsa Vuçiq tha se rezultat i tillë ishte i pritshëm dhe falenderoi Spanjën për qëndrimin parimor për çështjen e pavarësisë kosovare.
Tha se votimi në parlamentin spanjoll rreth Kosovës është dëshmi sesa Spanja i frikësohet separatizmit.
"Vendim i pritshëm dhe faleminderit miqve tanë spanjoll ku treguan se janë miq dhe respektojnë të drejtën publike ndërkombëtare", ka thënë presidenti i Sërbisë.
Vidovdani ditë e veçantë, na duhet të respektojmë të kaluarën dhe vendin t’a zhvillojmë
Nesër shënohet Vidovdani dhe Vuçiq thotë se kjo për sërbët është ditë e veçantë dhe e shenjtë mbi të gjitha si e mira dhe e keqja çka ka ndodhur në të kaluarën.
"Nga Gazimestani në vitin 1389, me vrasjen e Franc Ferdinandit që e vrau trimi sërb Gavrillo Princip, aprovimi i Kushtetutës së Vidovdanit në vitin 1921 kur për herë të parë mundëm të themi se sërbët jetojnë në një shtet të vetëm… e më pas erdhi me shembjen e Karagjorgjeviqit, deri tek vrasja e mbretit Aleksandar në vitin 1934, ka thënë Vuçiq ku kujtoi dhe fjalimin e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan më 28 qershor të vitit 1989.
Nga ana tjetër në atë datë Millosheviqi u dërgua në tribunalin e Hagës.
"Atë turp, Sërbia as me dekada apo shekuj nuk mund t’a heqë nga fytyra” konstatoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se Sërbia duhet të zhvillohet të ecë përpara që të kaluarën t’a respektojë dhe prej gabimeve të mësojë por dhe që të gjithë se me ngritje dhe shërbim për interesat e të huajve kurrë asgjë nuk do të fitojmë.
"Kemi të drejtën për t’i shërbyer vetëm popullit tonë. Kur mendoni se për shërbim ndaj interesave të huaja do t’ju shpërblejnë do t’a ndjeni se ku dhe si përfundojnë ata që mendojnë këtë. Fati i tyre nuk ka qenë i mirë", ka thënë presidenti i Sërbisë.
Nuk pres që Kuvendi i Malit të Zi të aprovojë Rezolutën për Jasenovacin
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq sygjeroi se nesër në parlament do të diskutohet Propozimi për rezolutën e genocidit në Jasenovac, ndërsa Vuçiq thotë se nuk pret që kjo rezolutë të miratohet.
"Dëgjoj se ankohen për presion nga Beogradi… Gënjejnë. Askënd nga ata nuk kam telefonuar, as pyetur as kërkuar. Nuk e përmenda unë rezolutën për Jasenovacin, por ata në Podgoricë kur nuk dinin të justifikoheshin për votimin pro të rezolutës për Srebrenicën në KB", ka thënë Vuçiq.
Për këtë, thotë ai, nuk pret miratimin e këtij dokumenti.
"Nëse e miratojnë rezolutën, do t‘ju them-'më falni, parashikimi im ishte i gabuar'", ka shtuar presidenti i Sërbisë.
Fondet nga Plani i rritjes nuk janë të pakta, por akoma më të rëndësishme janë reformat për tërheqjen e investitorëve
Vuçiq tha se fondet në kuadër të Planit të rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor nuk janë „pare të pakta“ dhe ajo shumë thotë ai, është për respekt, por nuk është vendimtare për një shtet siç është Sërbia.
"Këto parë mund të jenë vendimtare për dikë pesë apo 10 herë më të vegjël, por për Sërbinë sigurisht që jo. Për ne është mjaft e rëndësishme ajo çka fola me Sharl Mishel e kjo
që do të thotë se çfarë duhet të themi nga ato katër shtylla, fola rreth kësaj dhe me Kopmanin dhe me komisionerin Varheli dhe si t'i përafrohemi zgjidhjes së problemeve të tjera në rrugën drejt tregut të gjelbër unik-nga korridoret e gjelbra, nga hapësirë e vetme pagese europiane deri tek heqja e pen-konventave në mënyrë që të mund të sjellim investitorë“ ka thënë Vuçiq.
Reformat që ndërmer Sërbia, tha ai, tërheqin investitorë të rinj dhe mundësojnë standart të mirë të qytetarëve.
"A do t’ia dalim para fundit të vitit, unë besoj se po. Ka shumë reforma jo të lehta të ndihmës shtetërore dhe prokurimit publik. Egziston dhe një detaj për të cilin po punojmë dhe besoj se deri javën e ardhshme do të jetë e gatshme për t’a realizuar” ka thënë presidenti.
0 komentet