A mundet Llajçaku të fitojë pikë tek zgjatja e mandatit?

Beograd_240315_Miroslav Lajčak
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak do të qëndrojë në këtë pozitë akoma dhe disa muaj edhe pas 31 kushtit kur i skadon mandati zyrtar dhe kjo zgjatje në fakt duhet të kalohet periudha deri në marrjen e detyrës nga përfaqësuesi i ri i lartë i BE për politikën e jashtme dhe ndërmjetësit të ri në dialog. Edhe pse është e vështirë të imagjinohet se tek zgjatja e mandatit të Llajçakut do të arrihet të bëhet diçka që nuk u bë përgjatë katër viteve të mëparshme, ajo çka është domethënëse sipas vlerësimit të analistëve, është se në vakuumin e ardhshëm, dikush do të vazhdojë të monitorojë situatën e prirur për kriza.

Dhe vetë Llajçaku këtë javë e tha se edhe vitin e kaluar u arrit marrëveshje në Ohër, se  egziston realitet paralel, që nënkupton tensione, eskalime të dhunshme dhe konflikte.

"Kemi patur kriza dhe dhunë në terren. Kjo sforcon dialogun, mua dhe ekipin tim, në vend që të fokusohemi në përparimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, të drejtohemi në menaxhimin e krizës dhe de-eskalimit. Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve nëse kemi konflikt në terren”, tha Llajçak.

Raundi i djeshëm i dialogut në Bruksel në nivelin më të lartë nuk ishte shenjë e mirë për Llajçakun nëse shpresonte se do të fitonte pikë si ndërmjetës në zgjatjen e mandatit të tij.

Edhe pse sipas tij dhe idesë së Zhozef Borellit, përfaqësuesit të lartë të BE dje duhej të kishte takim tripalësh në të cilin presidenti sërb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri kosovar Albin Kurti do të bisedonin, Kurti erdhi në Bruksel por nuk donte të ulej në atë tryezë nëse nuk përmbushen kushtet e tij për të cilat më herët duhet t’i dinte që për Beogradin janë të papranueshme-nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit të vitit të kaluar, tërheqjen e letrës së ish kryeministrës së Sërbisë Ana Bërnabia e cila ka lidhje për Marrëveshjen e rrugës drejt normalizimit dhe aneksin për zbatimin e saj, sqarohet se është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës, dhe në të cilën theksohen gardhet në raport me njohjen e anëtarësimit të Kosovës në KB, si dhe dorrëzimin e Millan Radoiçiqit autoriteteve kosovare. E vetmja pas kësaj që Borelli mund të konstatonte ishte se palët "mbetën shumë të distancuara rreth asaj sesi duhet të ndodhte procesi i normalizimit".

Koordinatori i Grupit të Punës së Konventës Kombëtare të BE për Kapitullin 35 Dragisha Mijaçiq thotë për Kosovo Onlajn akut si ndërmjetës në dialog ka pasur apo jo në periudhën e fundit, se është mirë që ai të qëndrojë në këtë pozitë deri në janar të vitit të ardhshëm. Sikurse bën të ditur Llajçak deri atëherë do të tentojë të lusë palët për zbatimin e marrëveshjes dhe do të punojë dhe në menaxhimin e krizës.

“Pamë që menaxhimi i krizës shënoi mandatin e tij, pra zgjidhjen e disa situatave të krizës të cilat vijojnë të jenë fort të shumta“ thotë Mijaçiq.

Ai shton se përsa i përket dialogut, gjërat janë në masë të madhe të përcaktuara, se si njëra palë dhe pala tjetër pranuan Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e Ohrit të vitit të kaluar dhe se prej Beogradit dhe Prishtinës kërkohen të punojnë në zbatimin e tyre. "Zoti Llajçak apo ndonjë i dërguar tjetër janë aty të lehtësojnë ato procese, për të dëgjuar kundërshtimet e njërës palë dhe tjetrës dhe për të çuar drejt implementimit të përbashkët. Duke pasur parasysh se tani duhet të vijë Komisioni i ri Evropian dhe se përfaqësuesi i ri i lartë për politikë të jashtme dhe sigurinë, është logjike dhe pritej që Llajçak të qëndronte në atë pozitë deri në emërimin personit të ri nëse do të emërohej. Egziston mundësia që që përfaqësuesi i ri i lartë të merrej me çështjen e Kosovës ndonëse mundësia ishte shumë e aktë por mbajmë mend që me këtë u morën edhe Keti Eshton dhe Federika Mogherini çka do të thotë se kushdo që të vijë si përfaqësuesi i ri i lartë, ai ose ajo, do të përcaktojë se kush do të jetë i dërguari i ri dhe cila do të jetë strategjia e re në periudhën e ardhshme”, thotë Mijaçiq.

Analisti politik Arbnor Sadiku mendon Bashkimi Europian kur vendosi të zgjaste mandatin e Mirosllav Llajçakut si ndërmjetës në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk është i motivuar nga asnjë pritshmëri por që kjo është bërë pasi pasuan zgjedhjet për lidershipin e ri brenda BE.

“Mendoj se BE nuk ka qenë e fokusuar në zgjatjen e mandatit të Mirosllav Llajçakut pasi ata kanë ndonjë pritshmëri prej tij, por vetëm sepse po përballet me atë që vjen lidershipi i ardhshëm i BE”, tha Sadiku për Kosovo onlajn.

Duke folur për atë që mund të pritet gjatë kësaj “zgjatjeje”, Sadiku kujton se Kosova është në vit zgjedhor dhe se kryeministri Albin Kurti nuk i intereson të bëjë Bashkësinë e Komunave Sërbe.

“Ai këtë mund të tentojë t‘a bëjë vetëm pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë vitin e ardhshëm”, thotë Sadiku.

As menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq nuk pret ndryshime tek dialogu, as marrjen e hapave konkrete për çështjen e themelimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe për kohën e zgjatjes se mandatit të Llajçakut.

“Zgjatja e mandatit të Llajçakut para së gjithash është akt kolegjial vullnetmirë nga Borelli ndaj personit që do ta zëvendësojë në atë pozitë, pra përfaqësuesit të lartë të ardhshëm të Bashkimit Europian. Thjesht, t'i jepet hapësirë ​​atij personi, që fillimisht të dialogojë dhe më pas të zgjedhë personin që do të jetë ndërmjetësues, pra do të marrë rolin e Mirosllav Lajçakut dhe me të cilin do të punojë në periudhën vijuese. Pra, mendoj se kjo është gjëja e vetmja gjë që çoi në zgjatjen e mandatit të tij. Ai me shumë gjasa do të marrë pjesë në gjetjen e pasuesit për pjesën më të madhe të atij mandati e gjithashtu, do ta ndihmojë atë person që të hyjë në dialog më në detaje" thotë Andriq Rakiq për prtalin tonë.

Ajo thekson se ky vendim nuk ka ndonjë domethënie të madhe politike dhe se kjo është çështje praktike dhe akt kolegjialiteti ndaj përfaqësuesit të ri të lartë.

Sikurse shton nuk është reale që të ketë çfarëdolloj përparimi në dialog, veçanërisht pasi zgjedhjet kosovare janë paralajmëruar në vitin 2025.

“Gjithçka çka mund të presim, mund të presim nga fillimi i vitit të ardhshëm. Pasi të zgjidhet presidenti amerikan dhe të krijohet administrata amerikane. Deri atëherë mund të presim vetëm që kriza kontrolluese dhe me të vërtetë nuk shikoj ndonjë hapësirë ​​për të shkuar drejt zgjidhjes politike. Në rast se në mandatin e qeverisë së re kosovare do të kemi qeveri të Vetëvendosjes e cila do të jetë sërish e pavarur, pa partnerë të mëdhenj të koalicionit, nuk shikoj as atëherë të mund të ndodhë formimi i BKS”, bën të ditur ajo.

Bashkëbiseduesja jonë shton se nëse shkohet në koalicion me opozitën, veçanërisht me PDK, mund të ketë hapësirë ​​për presion të koalicionit të brendshëm ndaj Kurtit për të nisur formimin e BKS.

"Dhe atëherë kjo është me të vërtetë nën pikëpyetje të madhe. Thjesht, i gjithë kapitali i tij politik është i bazuar në kundërshtimin ndaj BKS dhe nuk shikoj se kjo do të ndryshojë ndonjëherë nën ndonjë presion" thotë Andriq Rakiq.

Mirosllav Llajçak u emërua për ndërmjetës në dialog më 3 prill të vitit 2020 dhe sikurse disa media transmetuan para disa muajsh, ai duhet që më 1 shtator të marrë detyrën e ambasadorit të BE në Zvicër. Për pasuesin e tij në vendin e ndërmjetësit të dialogut është përfolur prej atëherë ish presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, duke thënë se ka ide të shumta sesi të freskojë apo jetëzojë dialogun e ngecur. Ky “ndryshim” tani është vendosur në akt deri në emërimin apo jo të kryeministres së Estonisë Kaja Kalas në vendin e Borellit dhe deri sa nuk shihet nëse ajo të të emërojë ndërmjetësin e ri të dialogut Beograd-Prishtinë apo që këtë punë t’a ushtrojë vetë.