Vuçiq: Çfarë lidhje ka Shqipëria me Ibarin, kjo është çështja jonë e brendshme 

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha për RTS, duke komentuar reagimet në Prishtinë e Tiranë për historinë e zhvendosjes së Ibrit, se “kjo është çështje e brendshme e Sërbisë” dhe nuk e di se çfarë lidhje ka me Shqipërinë. Duke komentuar vizitën e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Beograd, Vuçiq tha se ajo vizitë ishte e mirë për interesat e Sërbisë. 

Presidenti i Sërbisë komentoi për RTS se përse deklarata e tij për lumin Ibër çoi aty saqë pala shqiptare t’i drejtohej Brukselit, duke lajmëruar se do të formohet grup pune. 

“Kemi probleme aty diku rreth Ribaricës, të shohim, të shikojmë se për çfarë bëhet fjalë, e më pas shohim e bëjmë“, tha Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se shqiptarët u duhet t’a bëjnë këtë për të mbuluar të gjitha krimet e tyre ndaj popullit sërb-arrestime, keqtrajtime, ngacmime të sërbëve, shembje shtëpish, rrahje fjalë për fjalë të tyre vetëm sepse sërbët janë në çdo vend".

Sipas fjalëve të tij, terrori kryhet së bashku me organet e bashkësisë ndërkombëtare mbi shembjen e përditshme të institucioneve të Sërbisë dhe forcimin e institucioneve që nuk kanë lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë themeluar në përputhje me normat ndërkombëtare të së drejtës publike.
Duke komentuar njoftimin e sotëm të KFOR ku pretendon se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndaj dhe nisën integrimin e Policisë Kosovare në strukturën e tyre pranë Manastirit të Deçanit, Vuçiç tha se sonte ka bisedë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë Millan Mojsiloviq, pasi ai foli sot me komandantin e KFOR Ozkan Ulutash rreth qëllimit për braktisjen e urës mbi Ibër në Mitrovicë.

"Ndaj pasoi ndërhyrja jonë, se diçka e tillë nuk duhet lejuar. Për mua, asgjë nga kjo nuk është e papritur. Mos harroni: na bombarduan 19 vende të NATO në vitin 1999, me një qëllim të vetëm, për të na vjedhur Kosovën e Metohinë”, kujtoi Vuçiq.

Sikurse tha, ata janë çuditërisht të çuditur që kaq shumë vite pas shpalljes së pavarësisë nga Prishtina, proklamimet e tyre vazhdojnë të mos njihen nga ana e Sërbisë dhe shumë vende në botë, madje edhe më shumë vende në botë sesa ato që i njohën.

“Ata duhet të përfundojnë lojën e tyre dhe do të vazhdojnë t’a bëjnë. Për ne është që të jemi të duruar, mjaftueshëm të zgjuar, të jemi mjaftueshëm të përgjegjshëm, të mos shkojmë me luleshtrydhe në fyt jo sepse kemi frikë nga ndokush. Sikurse e shikoni, unë nuk kam asnjë frikë prej tyre dhe mendoj se më e keqja është veprimi i përbashkët i Prishtinës me të gjithë faktorët ndërkombëtarë kundër popullit sërb. Gjithçka më e keqja”, theksoi Vuçiq.

Pyetjes për vizitën e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Vuçiq tha se ajo ishte e mirë për interesat e Sërbisë, jo vetëm sepse Zelenski në Beograd konfirmoi qëndrimin e Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të Sërbisë, por edhe për shkak të pozitës së vendit tonë në tërësi.

Vuçiq i’u përgjigj pyetjes që të komentonte thëniet në median gjermane se ishte guxim të ftonte Volodimir Zelenskin në Beograd, ai tha se nuk mendonte se ishte guxim, por besonte se ishte e rëndësishme të udhëhiqesh përherë nga interesat e Sërbisë.

"Mund të dua, mund të respektoj ndonjë flamur tjetër, asnjë problem, por puna ime është të luftoj për trengjyrëshin sërb. Dhe për mua, nuk egziston shënjtëri më të madhe dhe asgjë më të rëndësishme. Kemi bërë punë të mirë për Sërbinë, do të vazhdojmë të bëjmë punë të mirë për Sërbinë", tha Vuçiq.
Sikurse shtoi, gjëja e mirë u bë për shkak të asaj që tha Zelenski në Beograd, por edhe për shkak të përmirësimit të pozitës së Sërbisë në çdo mënyrë.

“Për ne marrëveshja e tregtisë së lirë në të ardhmen me Ukrainën është mjaft e rëndësishme. Ne kemi tashmë shkëmbime prej 500 milionë dollarësh me Ukrainën. Ne kemi shumë tema të ndryshme. Dhe sikurse e patë, unë nuk pata kurrëfarrë lloj frike që të them se me cilin punuam për fabrikën e dronëve, nuk do të ketë tjetër. Ashtu sikurse nuk kam frikë kur ata vijnë e të thonë: 'Aha, e shikoni atë, një avion eksportoi armë'. Unë në atë ditë u përgjigja. Jo, nuk është një, por ishin tri avionë, hajde t’ju tregoj pamjet. Dhe vazhdon kjo", tha ai.

Vuçiq theksoi se ai është përgjegjës për punonjësit në Sërbi, por dhe për prodhimtarinë dhe importin e armatimeve, si dhe eksportimin e tyre.

“Jam përgjegjës se ushtria jonë të jetë e fortë, të mund të mbrojmë vendin tonë, të mbrojmë popullin tonë. Unë nuk mendoj se kjo është trimëri e veçantë, unë vetëm mendoj se është e rëndësishme që gjithmonë të udhëhiqeni nga interesat e Sërbisë", theksoi Vuçiq.

Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha shprehu sot “shqetësim të thellë“ për deklaratën e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në lidhje me ndryshimin e mundshëm të rjedhës së lumit Ibër, duke thënë se uji “nuk mund të shfrytëzohet si instrument presioni politik dhe as si mjet për ndëshkim të vendit tjetër apo popullatës”.