Vuçiq: Ramë dakord që bisedimet të vazhdojnë, insistova për Bashkësinë e Komunave Sërbe
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq pas bisedimeve me përfaqësuesit e BE dhe kryeministrin kosovar Albin Kurtin, ka thënë se është rënë dakord se në periudhën e mëpasshme të vijojnë bisedimet dhe se takimi i ardhshëm do të jetë më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.
"Kemi pasur takim jashtëzakonisht të vështirë. Do të vazhdojmë në periudhën e mëpasshme. Besoj se do të ketë akoma bisedime në periudhën pasuese. Me aq sa kuptova, më 18 mars duhet të shihemi në teritorin e Maqedonisë së Veriut kur përfaqësuesi i lartë i BE Zhozef Borelli do të vizitojë rajonin“, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Bruksel.
Deri atëherë, tha Vuçiq, duhet që me të dërguarin e BE për dialog Mirosllav Llajçak të bisedohet rreth gjërave që lidhen me implementimin.
Vuçiq tha se është e rëndësishme që në njoftimin e BE, nëse është kështu, duhet të flitet për domosdoshmërinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme.
“Unë këmbëngula tek BKS. Mendoj se Kurti nuk ishte i gatshëm që ta pranojë tani. Nëse do t’a pranojë në të ardhmen-këtë do ta shohim. Shpresoj se është i mundshëm arritja e ndonjë kompromisi, por druhem se kemi ngecur tek diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë çka duhet të ishte implementuar“, ka nënvizuar ai.
Vuçiq shfaqi besimin e tij se do të jetë e mundur të kapërcehen hapat e njëanshëm që do të rrezikonin njerëzit në terren dhe se do të mund të punohet në implemetimin mbi të gjitha, të marrëveshjeve të arritura më parë.
Kurti erdhi me idenë që të firmoste diçka, por nuk kishte asnjë fjalë për të.
Vuçiq ka theksuar se Kurti erdhi në Bruksel me idenë të nënshkrunte diçka, por kjo nuk është diskutuar dhe një gjë e tillë nuk është pranuar.
“Pres të shikoj planin e zbatimit të obligimeve të nënshkruara më herët. Tek udhërrëfyesi na duhet të punojmë se cili është plani i implementimit. Në fillim duhet të përmbushet ajo që dikush nuk dëshiron t’a përmbushë. U dakordësua për bisedime të mëtejshme. Si mund të dakordësohem për çfarëdolloj gjëje kur gjëja e parë është BKS. Kur të përmbushet, vazhdoni më tej”, tha Vuçiq.
Pyetjes nëse do të implementohet marrëveshja e Brukselit apo plani franko-gjerman, Vuçiq ripërsëriti se Bashkësia e Komunave Sërbe është në plan të parë.
I pyetur nëse BKS është në udhërrëfyes, Vuçiq u përgjigj se ende nuk ka një të tillë sepse për të pikërisht duhet të punohet.
“Siç nisëm, në sekondë u ndalëm... Dikush mendoi se brenda ditës do firmoste mbi nuk e di se çfarë... Nuk ecet kështu. Ky është një proces serioz, i gjatë, i vështirë dhe i lodhshëm”, tha Vuçiq dhe shtoi se do të anulojë të gjitha udhëtimet për t'u përgatitur për 18 marsin dhe bisedimet në Maqedoninë e Veriut.
0 komentet