Vuçiq: FSK as nuk duhej të egzistonte, por nuk u intereson shumë-Turqia po i armatos
Vuçiq ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës as nuk duhej të egzistonin, as në marrëveshjen e Kumanovës, e as në Rezolutën 1244 të KS të KB, por përveç kësaj, jo vetëm që egziston por mbi të gjitha Turqia i armatos.
"FSK nuk duhej të egzistonte, perëndimit dhe Turqisë nuk i intereson shumë e drejta ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare janë ata, kjo është e drejta e forcës. Prishtina bëri ushtrinë e vet e cila nuk duhej të egzistojë dhe këtë ata e bërën me të drejtën se Kosova është e pavarur, sepse atë të gjithë e kanë njohur ata përmes të drejtës së forcës, të shtyrë përmes agresionit të paligjshëm ndaj RFJ” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit thotë se Turqia i ka dhënë Kosovës armatim të fortë mes të cilave edhe dronët “bajraktar”.
"Këta dronë ’bajraktarë’ kur i çon në ajër kanë shikim termoviziv 40 km në errësirë dhe 60 km në dritë, e ne tani duhet të jemi të kujdesshëm për çështje të ndryshme. E dimë se ç’po bëjmë, por na duhet të kemi burime adekuate nëse populli ynë do të kërcënohet me qëllim që të reagojmë. Me këtë po merremi seriozisht" ka thënë Vuçiq.
Këto nuk janë "përralla" sepse bota po ndryshon dhe Sërbia duhet të jetë e kujdesshme dhe të llogarisë gjithçka.
Vuçiq tha se Sërbia u tërhoq nga blerja e dronëve turq "bajraktar" sepse Ankaraja këto i’a përcolli Prishtinës.
"Nuk do të bashkëpunojmë me ta sepse janë furnizuesit kryesorë të një shteti jo-egzistent” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se së shpejti në Sërbi do të mbërrijnë dronë kinezë modern CH-95, me fuqi të mirë shkatërruese dhe potencial shpërthyes dhe për pesë muaj në vend mbërrijnë qindra dronë-kamikazë nga Lindja e Afërt.
"Dhe e gjithë kjo për të penguar agresorin eventual" ka thënë Vuçiq.
0 komentet