Vuçiq: Udhëheqësia boshnjake po shemb Marrëveshjen e Dejtonit, pres që SHBA të reagojë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se fjalët e ministrit të mbrojtjes në Këshillin e Ministrave të B&H Zukan Helez se Marrëveshja e Dejtonit është "e gabuar" tregon se ky dokument nuk shemb sërbët në B&H, por kryesisht udhëheqësinë boshnjake duke shtuar se pret reagimin e Ambasadës së SHBA në Sarajevë, por dhe të zyrtarëve të tjerë amerikanë të cilët sikurse përmendi, deri më tani rreth kësaj nuk kanë folur.
Vuçiq për TV Pink, ka thënë se pothuajse në mënyrë të padukshme ka kaluar lajmi që ministri i punëve të jashtme të B&H Elmedin Konakoviq pranoi se në praninë e kadetëve të Ushtrisë së Sërbisë në përkujtimin e përvjetorit të vrasjes së sërbëve në Kozare-nuk kishte asgjë të diskutueshme.
Në konstatimin prej Sarajevës mbërritën thirrje për shembjen e Marrëveshjes së Dejtonit ndërsa për rastin e deklaratës së Helezit, Vuçiq tha se deklarata e ministrit është mjaft serioze pasi tregon se boshnjakët janë ata që shembin Dejtonin.
"Kjo është deklaratë e sinqertë dhe për këtë pyes dhe Xhim O’Brajen dhe të gjithë ata në SHBA që merren me Ballkanin-përse nuk keni reaguar? Përse heshtni ndaj deklaratës se Marrëveshja e Dejtonit është e gabuar", pyeti Vuçiq i ftuar në TV Pink.
Ky i fundit theksoi se kjo deklaratë konfirmon se boshnjakët janë ata që shembin Marrëveshjen e Dejtonit ndërsa përgjatë gjithë kohës sërbët janë të ekspozuar me akuza se ky është synimi i tyre.
"Ata flasin se është e keqe dhe se ajo duhet shembur. Atëherë kush po e shemb paqen në B&H? Kush do diçka tjetër përveç paqes dhe bashkëjetesës?", pyeti presidenti i Sërbisë.
Ai shtoi se nuk mendon se janë qytetarët ata që dëshirojnë shembjen e Dejtonit por udhëheqësia boshnjake si dhe si që "disa në Perëndim që mendojnë se janë mjaft të zgjuar dhe që luajnë me zjarrin, akuzojnë të tjerët që luajnë me zjarrin".
"Është mjaft e rrezikshme kjo deklaratë dhe vetëm shikoj a do të reagojë ambasadori amerikan në B&H ku përditë shkruan 500 traktate për Millorad Dodik…", shtoi Vuçiq.
Përsa i përket vizitës së pretenduar të tij në Sarajevë gjatë luftës me snajper, ftoi Helezin që rreth kësaj të sjellë prova dhe atëherë do të japë dorëheqjen.
"O Zukan Helez, nëse kam përdorur snajper dhe kam qëlluar, të tregojë vetëm një provë të vogël dhe unë në të njëjtën ditë nuk do jem më president i Republikës së Sërbisë. Ndërsa ty gënjeshtar me të gjithë dronët kinezë të ftoj të dorëhiqesh nga të gjitha funksionet që ke, nëse gënjen", shtoi presidenti i Sërbisë.
Konstatoi se anëtari kroat i Presidencës së B&H Zhelko Komshiq dhe anëtari boshnjak Denis Beqiroviq, ashtu sikurse dhe një pjesë e mediave kanë thënë se Sërbia nisi agresionin pas Këshillit Mbarësërb duke përdorur pjesmarrjen e kadetëve të Akademisë Ushtarake në përvjetorin e vrasjes së popullit sërb në Kozare.
Në këtë kuptim ka thënë se pothuajse ka kaluar në mënyrë të padukshme deklarata e ministrit të punëve të jashtme të B&H Denis Konakoviq se Sërbia për rastin e kadetëve, ka bërë gjithçka në përputhje me procedurat dhe ligjet.
"Por ju këtë lajm nuk e patë pasi për dy ditë gënjeni dhe udhëhiqni nxitje… Po si të them tani që janë gënjeshtarët më të këqinj…", bëri të ditur Vuçiq dhe shtoi se kadetët në të njëjtat vende kanë qenë të pranishëm dhe në vitin 2017 ashtu sikurse praktika është që të marrin pjesë në përkujtimin e të tilla datave në Çeki, Austri, Hungari, Greqi, Maqedoninë e Veriut…
Për thirrjen e Gërvallës që t’a shembin: Njihni Kosovën, unë tek kjo nuk dua të hyj
Vuçiq i është referuar edhe deklaratës së ministres kosovare të punëve të jashtme Donika Gërvalla në intervistën për kroaten Veçernji List, e cila ka thënë se u ka bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë forcat demokratike në Sërbi për largimin e Vuçiqit:
"Ja dhe unë u bëj thirrje.... Epo pranoni pavarësinë e Kosovës, pranoni që sërbët janë kriminelët më të këqinj, se kanë kryer genocide më të këqija, me të vërtetë apo jo… Unë tek kjo nuk dua të hyj“.
Për çështjen e zgjedhjeve në Francë, Vuçiq ka thënë se nuk ka patur humbje të së djathtës, as për Marin Lë Pen, as për Emanuel Makron në raundin e dytë.
Ai tha se pret vizitën e presidentit të Francës Emanuel Makron gjatë kësaj vere për të cilën sikurse tha, "do të jetë mjaft e rëndësishme".
Shtoi se dhe britanikët në të ardhmen do të jenë shumë të pranishëm në Ballkan dhe këtë pret t’a shikojë nëse kjo do të jetë mirë për Sërbinë.
"Kjo është si me Kaja Kallas dhe me të vërtetë kjo nuk është çështje vetëm e Kallas pasi mbarë aparati në Shërbimin e Huaj të BE do të zëvendësohet… Në vend të Angelin Ajnhorst me të cilën patëm mundësi të bisedonim, do të jetë estonez… A do të duam të bisedojmë me të, të shikojmë. Shumë sfida qëndrojnë para nesh, të shikojmë sesi do të duket kjo", ka thënë Vuçiq.
0 komentet