Vuçeviq: Sulmi ndaj Rashkoviqit pjesë e presionit të vazhdueshëm ndaj sërbëve, KFOR duhet të mbrojë qytetarët

Miloš Vučević
Burim: Instagram

Këshilltari i presidentit të Sërbisë për çështje rajonale Millosh Vuçeviq vlerësoi se sulmi ndaj Nenad Rashkoviqit në fshatin Dren afër Zubin Potokut, nuk ishte incident i izoluar, por pjesë, sikurse tha, e politikës së vazhdueshmërisë së presioneve dhe dhunës ndaj sërbëve në Kosovë.

Duke folur për RTS, Vuçeviq kritikoi vendimin e Kfor në pakësimin e prezencës në pikat më të ndjeshme dhe theksoi se Sërbia duhet që përmes rrugës diplomatike të luftojë për interesat e sërbëve.

Vuçeviq tha se sulmi ndaj Rashkoviqit shikohet si pjesë e politikës qëllimi i së cilës, sikurse tha, është krijimi i atmosferës në të cilën sërbët të mos munden të jetojnë dhe mbijetojnë në Kosovë.

Ai vlerësoi se vendimi i Kfor në pakësimin e prezencës në pikat më të ndjeshme, vjen në momentin kur Albin Kurti, sikurse tha, forcon presionet ndaj sërbëve.

“Sërbia duhet të luftojë me rrugë diplomatike”, tha Vuçeviq duke theksuar se Beogradi duhet të udhëheqë politikën e diplomacisë së hapur dhe luftë politike për sërbët në Kosovë, nën mbështetje të vazhdueshme ekonomike e sociale.

“Kjo nuk do të thotë sigurisht as konflikt apo luftë me NATO, sepse kjo do të ishte katastrofë për mbarë Sërbinë dhe mbarë popullin sërb dhe për të gjithë qytetarët e Sërbisë” tha Vuçeviq.

Ky i fundit kujton se sipas Marrëveshjes së Kumanovës dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, KFOR është përgjegjës për sigurinë e qytetarëve në Kosovë.

Ai tha se të gjithë që përfaqësojnë Sërbinë, përfshirë dhe ministrat në Qeveri, gjatë takimeve me kolegë nga shtete të tjera, duhet që të flasin rreth situatës në Kosovë.