Vuçiq për takimin në Bruksel: Do t’i qëndroj gjithçkaje që kam thënë

Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar mbrëmjen e sotme se në takimin e radhës në kuadër të dialogut me Kosovën, do t’i përmbahet gjithçkaje që ka thënë për Kosovën në seancën parlamentare në Kuvendin e Sërbisë.

Pas inspektimit në Panairin e Turizmit në Beograd, Vuçiq është pyetur nëse të hënën në takimin e Brukselit pret diçka të shkruar në formë nënshkruese dhe nëse Sërbia do të qëndrojë në linjat e kuqe të mëparshme, ai ka thënë se gjithçka që ka thënë në kuvend është qëndrueshme.

“Me ngadalë, gjithçka çfarë kam thënë në kuvend është e vlefshme. Netë shumë të vështira po na presin. Do t’i qëndroj të gjithave çfarë kam folur në kuvend pa marrë parasysh çfarë dhe pa marrë parasysh sesi“, ka nënvizuar ai.

Pyetjes nëse do të flasë në lidhje me ndërtimin e bazës në veri të Kosovës, presidenti sërb ka thënë se këtë e ka bërë vetë në takimin me njerëzit e KFOR, me të dërguarin e BE Mirosllav Llajçak, përfaqësuesin e lartë të BE Zhozef Boreli dhe me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët ka biseduar.

“Di që nga Lista Sërbe dhe Zyra per K&M kemi nisur në të gjitha adresat në formë të shkruar. Personalisht kam nënshkruar disa letra për shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka nënvizuar Vuçiq.

I pyetur nëse vitin e fundit ka biseduar me lidershipin ukrainas, Vuçiq ka thënë se ka pasur raste ku është parë me përfaqësuesit e Ukrainës.

“Jam ulur para kryeministrit ukrainas Denis Shmihal. Ukraina është vend mik. Nuk kemi asgjë kundër saj, përkundrazi, solidarizohemi me popullin ukrainas. Jam ulur me shefin e diplomacisë ukrainase Dmitro Kuleba në Nju Jork. Kam biseduar me ambasadorin ukrainas, kam vizituar refugjatët ukrainas në Vranjë, u kemi dorëzuar ndihma të gjithanshme në barna dhe autoambulanca. Nuk shikoj asnjë problem në sjelljen e Sërbisë. Por Sërbia nuk dëshiron të tregojë veprime armiqësore ndaj Rusisë. Dëshirojmë paqe, kjo është dëshira dhe politika e Sërbisë“, ka thënë Vuçiq.