Vuçiq: Xhest madhështor i Ukrainës çka respektoi Kartën e KB, Samit pa përfaqësues të Prishtinës

Samit u Odesi
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i shprehu mirënjohje Ukrainës, si organizatore e Samitit të Europës Juglindore dhe Ukrainës çka respektoi tërësisht Kartën e KB dhe që nuk kishte përfaqësues të Prishtinës në tubim.

“U jam mirënjohës mikpritësve, Ukrainës, çka respektoi tërësisht Kartën e KB dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe që në këtë tubim, nuk ishin të pranishëm përfaqësues të Prishtinës”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Ai nënvizoi se ky është xhest madhështor ndaj Sërbisë.

“Ky është xhest madhështor ndaj vendit tonë dhe këtë Sërbia e çmon” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit tha se ai mesazh ka qenë mjaft i rëndësishëm për integritetin territorial.

Ai tha se deklarata që u miratua në tubim, nuk ishte e lehtë për Sërbinë dhe ndaj ishte abstenues dhe Sërbia nuk është mes nënshkruesve.

Ai shtoi se pati takime mjaft të suksesshme në Odesë.

“Patëm takime mjaft të suksesshme në Odesë. Është hera e katërt që marr pjesë në samitin e Europës Juglindore-Ukraina dhe për herë të parë në territorin ukrainas” ka thënë Vuçiq. Në prag të takimit dypalësh me Zelenskin, Vuçiq vuri në dukje se pati bisedë të gjatë në drekë.

“Patëm dhe pjesën e kyçur dhe atë transparente ku folëm. Bisedova me të gjithë të tjerët. Pata takim të shkurtër dypalësh me kryeministrin grek Qirjakos Micotaqis, me kryeministrat dhe presidentët kroat e malazez por dhe me kryeministrin bullgar dhe presidentin rumun” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se pati me të vërtetë biseda të mira dhe transparente dhe miqësore me ta.

“Biseduam me Ukrainën rreth çështjeve të rëndësishme, sepse ne përmes Organizatës Botërore të Tregtisë duhet të zgjidhim çështjet e marrëdhënieve tona tregtare dhe marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Dhe këtë e nisëm në 2018, pastaj e ndalëm gjatë koronavirusit, pastaj vazhduam, pastaj e ndalëm për shkak të luftës. Dhe tani është koha të nisim të punojmë për të siguruar hapësirë të mirë për kompanitë tona në Ukrainë dhe anasjelltas, thjesht për të kontribuar në rritjen ekonomike tek të dy vendet mike”, tha Vuçiq.

Si e tradhtova Rusinë kur sërish nuk nënshkrova Deklaratën

Në konstatimin e gazetarit se disa media deklaruan se me ardhjen në Ukrainë "tradhtoi Rusinë" Vuçiç pyeti si e bëri këtë kur sërish nuk nënshkroi Deklaratën, dhe Sërbia abstenoi.

“Dhe çfarë dhe kë tradhtova? Rusinë? Me çfarë? Duke ardhur në samit, kjo është hera ime e katërt në Samitin e Europës Juglindore dhe Ukrainës dhe jam sërish i vetmi që nuk pranova Deklaratën. Në dallim nga ata që do të pranonin gjithçka kundër Rusisë, gjithçka që munden”, tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se mbron interesat e së drejtës publike ndërkombëtare, ku përherë udhëhiqet nga interesat e Sërbisë.

“Jam krenar për politikën e Sërbisë, për pavarësinë tonë, për mëvetësinë tonë dhe këtë do të vazhdojmë t’a bëjmë” tha presidenti Vuçiq.

E di, thotë, se në Sërbi ka shumë njerëz nga ata që reagojnë emotivisht kundër Ukrainës dhe pyesin se çfarë bëri keq Ukraina ose çfarë bëri Ukraina kundër Sërbisë.

"Ukraina është vendi që nuk ftoi këtu përfaqësuesit e Prishtinës. A jemi të detyruar t'ju falënderojmë për këtë? Unë mendoj se po. Dhe çfarë për këtë çështje të kritikoj? Ja, më lejuan të jem këtu dhe të jem abstenues dhe të mos nënshkruaj dhe të mos e kem Sërbinë si nënshkruese të deklaratës. Çfarë kërkoni më? Si nga Ukraina ashtu edhe nga ne. Çfarë dëshiron vërtet dikush nga politika e Sërbisë? Unë mendoj se ky është kulmi që dikush si vend i vogël në zbatimin e politikës së tij të pavarur mund të arrijë. Jam krenar për këtë", konkludoi Vuçiq.

Bota është në kryqëzim, dialogu dhe paqja janë parakusht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të tjera.

Vuçiq duke i’u drejtuar Samitit, foli për nevojën gjithnjë e më të fortë për intensifikimin e dialogut dhe arritjen e shpejtë të paqes si parakusht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të tjera të hapura.

"Theksova se bota ndodhet në kryqëzim historik dhe se varet vetëm nga ne se çfarë lloj të ardhmeje do të krijojmë për brezat që vijnë. Mbështeta fuqimisht që zëri i diplomacisë të dëgjohet sa më fort të jetë e mundur, në mënyrë që të mund ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin", shtoi presidenti i Sërbisë.