Zavishiq: Kfor dhe Euleks të mos heshtin për arrestimet dhe abuzimet ndaj sërbëve

Nemanja Zavišić
Burim: Privatna arhiva

Analisti i Qendrës për Shoqëri Stabile Nemanja Zavishiq thotë për Kosovo onlajn se
arrestimet e pabaza dhe arbitrare të sërbëve të kryera nga regjimi i Albin Kurtit kanë për qëllim dëbimin e çdo gjëje sërbe nga Kosova e Metohia, si dhe se ka përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një "realitet të ri në terren", me refuzimin e plotë të çdo mundësie për dialog dhe kompromis që do të çojë drejt qetësimit të situatës.

Kur bëhet fjalë për arrestimet e sërbëve, Zavishiq thotë se fakti që ato kryhen pa asnjë provë, shpesh pa urdhër të gjykatës dhe nën një lloj aktakuze të fshehtë, flet më së miri për mungesën e standardeve minimale në fushën e shtetit të së drejtës.

“Njëkohësisht sërbëve të akuzuar u është mohuar e drejta për avokat, e drejta për vizita familjare dhe fatkeqësisht nga raporti shikojmë se janë keqtrajtuar fizikisht. Fatkeqësisht e gjithë kjo po ndodh para syve dhe me miratimin e heshtur të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare. KFOR dhe EULEKS heshtin dhe nuk po ndërmarrin asgjë për të bërë detyrën e tyre themelore për të cilën janë këtu. Zyrtarët nga perëndimi politik kërcënojnë Kurtin me disa sanksione imagjinare, ndërsa në thelb nuk përdorin asnjë instrumentet juridik dhe politik që kanë në dispozicion për të bërë presion mbi të dhe për të ndalur tërbimin e tij. Nga deklaratat boshe populli ynë nuk ka asgjë dhe është koha të kalojmë nga fjalët në veprime, nëse për këtë egziston vullnet minimum politik” thotë Zavishiq.

Kjo tregon se provokimi i vazhdueshëm artificial i krizave dhe tensioneve nga ana e Kurtit synon t'ua bëjë të pamundur sërbëve një jetë normale dhe në këtë mënyrë t'i detyrojë të braktisin vatrat e tyre shekullore.

“Fiks siç kanë bënë regjimet ustashe në vitet ‘40-‘90 të shekullit të kaluar, sot kjo po tentohet me terroristët e tij. Ëndrra e tij është të dëbojë gjysmën e sërbëve dhe të arrestojë gjysmën tjetër” vëren bashkëbiseduesi ynë.

Ai beson se përgjegjësinë më të madhe për situatën aktuale në veri të Kosovës e kanë vendet e Pesëshes dhe se në këtë moment vetëm prej tyre varet nëse do të ketë apo jo konflikt të madh.

“Është tërësisht e qartë se Kurti dëshiron luftë me çdo çmim dhe nëse do t'i lihet dorë për këtë është në dorën e Perëndimit politik. E rëndësishme është që sërbët t'i besojnë shtetit të tyre, të jenë të bashkuar dhe të pajtuar dhe presidenti Vuçiq me siguri nuk do të lejojë një tjetër pogrom apo një lloj 'Stuhie'. Koha e humbjes dhe e poshtërimit të vendit tonë ka kaluar dhe sado e vështirë të jetë, një gjë është e sigurtë-Sërbia do të fitojë" thotë ai.

Me rastin e garancive të BE, SHBA dhe NATO të cilat Beogradi ka marrë në fund të dhjetorit se sërbët që kanë marrë pjesë në protesta dhe në barrikada nuk do të arrestohen dhe se kjo ende po ndodh, Zavishiq thotë se kemi qenë dëshmitarë shumë herë deri më tani që premtimet dhe nënshkrimi i Brukselit nuk do të thotë asgjë në praktikë.

"Dhe këto garanci rezultojnë të jenë "gërmë e vdekur" në letër. Fiks si marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, por edhe shumë marrëveshje të tjera. BKS u dakordësua më shumë se një dekadë më parë dhe asgjë nuk ka ndodhur deri më sot. Në të vërtetë, pyetja e madhe është nëse BE ka ndonjë legjitimitet të mëtejshëm për të ndërmjetësuar në bisedime. Kush mund të n’a garantojë se çdo marrëveshje që mund të arrijmë në të ardhmen do të zbatohet? Kjo nuk do të thotë se lidershipi ynë do të heqë dorë nga bisedimet dhe do të largohet nga to. Ne nuk duhet t'ia lejojmë vetes këtë sepse në atë moment që vendosim të mos jemi partner në tryezë, do të bëhemi temë në tryezë ku më pas do t’a vendosin të tjerët”, thotë Zavishiq.

Ai shton se Sërbia ka treguar dhe dëshmuar se është për paqe dhe stabilitet, se është për dialog dhe kompromis. Megjithatë, për “tangon” nevojiten dy dhe koha do t’a tregojë dhe shqiptarët por edhe BE të rishqyrtojë rolin e vet dhe nëse ka kapacitet, forcë dhe vullnet për t'u angazhuar në ndërmjetësimin e së ardhmes.