Zeçeviq: Pa presione më serioze dhe kërcënime të BE-së nuk do të vijë deri te formimi i BKS-së

Slobodan Zečević
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Institutit për Studime Evropiane në Beograd, Sllobodan Zeçeviq ka deklaruar se pa “presione më serioze dhe kërcënime të BE-së” ose pa ndryshimin e atmosferës politike në Kosovë, nuk do të vijë deri te formimi i Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, por vetëm deri te vazhdimi i “spastrimit etnik nëntokësor” të komunitetit serb.

“Pa presione më serioze dhe kërcënime nga Bashkimi Evropian ose ndryshimin e ambientit politik në Kosovë, nuk do të arrijnë ta bëjnë këtë. Kurti, qartazi, nuk do ta bëjë”, ka deklaruar Zeçeviq për Kosovo online.

Duke komentuar dhjetëvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së dytë të Brukselit, në të cilën u dakordua një sërë masash, por edhe u përcaktua pamja e ardhshme e Bashkësisë së Komunave Serbe, Zeçeviq tha se pala serbe i ka përmbushur të gjitha ato që u dakorduan si më 2013 ashtu edhe më 2015. Problemi, thekson ai, është se pjesa e dytë e marrëveshjes nuk është zbatuar.

“Gjithçka që ishte pjesë kompromisi e marrëveshjes, që serbët e zbatonin në dëm të tyre: integruan policinë, gjyqësorin, me shpresën se do të zbatohej pjesa e dytë e marrëveshjes, pra Bashkësia e Komunave Serbe – ajo nuk u realizua”, saktëson Zeçeviq.

Ai shton se serbët ndërkohë kanë filluar të “humbasin besimin”, që në fund u tërhoqën nga institucionet e Kosovës, të pakënaqur me gjithë situatën.

“Ai proces i implementimit ka ecur vetëm nga ana jonë, ndërsa nga ana shqiptare shumë pak”, tha ai.

Ai konsideron se arsyeja kryesore e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura, sidomos kur bëhet fjalë për formimin e BKS-së, është humbja e kredibilitetit të Bashkimit Evropian.

“BE-ja ka humbur kredibilitetin dhe ka problem që të kthehet edhe në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës pikërisht për shkak se ajo pati një marrëveshje të tillë edhe me rusët – Marrëveshjen e Minskut, të cilën gjithashtu nuk e zbatoi. Ata e fshehin këtë, por në thelb, kur nuk zbaton atë që ke dakorduar, kredibiliteti yt bie. Për këtë arsye, ndër të tjera, kredibiliteti i BE-së në opinionin publik serb është gjithnjë e më i ulët. Nuk është ky arsyeja e vetme, por është një nga arsyet”, beson Zeçeviq.

Ai është i bindur se me mosveprimin e saj BE-ja po dërgon mesazhin se "toleron spastrimin etnik" të serbëve në Kosovë.

“Mesazhi është se tolerohet spastrimi etnik, i cili është i heshtur, i nëndheshëm. Albin Kurti punon në stilin e vjetër 'stalinist-marksist'. Stalini ka folur " S’ka njeri – s’ka problem". Pra, këtu s’ka serb - s’ka problem. Kjo është filozofia e Albin Kurtit, se ai do t'i zgjidhë të gjitha problemet kur të ikin serbët”, theksoi Zeçeviq.