Zelenski: Mirënjohje Sërbisë për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës dhe ndihmave humanitare
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në bisedë me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq e falenderoi këtë të fundit për mbështetjen në sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës si dhe ndihmave humanitare e financiare vendit të tij.
Zelenski në rrjetin social "X", pas takimit me Vuçiqin në Tiranë, tha se Vuçiqin e njohu me situatën aktuale në front.
Ai shtoi se kanë biseduar dhe për sfidat politike dhe ato të sigurisë në Europën lindore.
"U takova me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe i shpreha mirënjohje Sërbisë për mbështetjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës, ashtu sikurse dhe për ndihmat financiare e humanitare dhe mikpritjen e ukrainasve të cilët u larguan prej luftës. Theksova domethënien e pjesmarrjes së Sërbisë në Formulën e paqes. U dakordësuam për kontakte të mëtejshme për të përhapur mbështetjen globale ndaj kësaj Formule. Informova presidentin Vuçiq për gjendjen aktuale në front. Diskutuam gjithashtu dhe rreth sfidave të sigurisë dhe politikës në Europën Lindore", ka thënë Zelenski.
0 komentet