Zelenski: Mirënjohje Sërbisë për ndihmën financiare e humanitare, BE synim i përbashkët

Aleksandar Vučić i Volodimir Zelenski
Burim: Instagram

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në bisedë me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, falenderoi Sërbinë për ndihmën humanitare e financiare për shtetin e tij.

Zelenski në Instagram ka bërë të ditur se me Vuçiqin ka biseduar dhe për integrimet në Unionin Europian si dhe synimet e përbashkëta të të dy vendeve.

“U takova me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq. Mirënjohje Sërbisë për ndihmën humanitare e financiare ndaj shtetit tonë. Biseduam për integrimet tona në Unionin Europian çka është synim i përbashkët i të dy vendeve tona” ka shkruar Zelenski.

Ky i fundit tha se paqja e përhershme dhe e qëndrueshme duhet të jetë e mbështetur në garanci të forta sigurie.

“Qëndrimi i shtetit tonë ngelet i pandryshueshëm: asgjë rreth Ukrainës pa Ukrainën” shtoi Zelenski.