Zogaj: Derisa diplomacia serbe po zhvillon takime të rëndësishme, Kosova është e zënë duke ndërtuar një urë mbi lumin Ibër
Analisti Petrit Zogaj vuri në dukje, me rastin e takimit midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Marko Gjuriq dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marko Rubio në Uashington, se - derisa diplomacia serbe po zhvillon takime të rëndësishme, Kosova është e angazhuar në ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër.
Zogaj komentoi ironikisht se Kosova është "e zënë me ndërtimin e dy urave".
"Kosova është pak e zënë me ndërtimin e dy urave dhe kur t'i përfundojmë ato - dhe këto projekte 'kapitale' zakonisht nuk zgjasin shumë - ndoshta do të gjejmë pak kohë për t'u takuar me Rubion", shkroi Zogaj në Facebook.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, dje ka biseduar me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marko Rubio, të cilit, siç tha pas takimit, i përcolli presionet dhe problemet me të cilat përballen serbët në Kosovë, duke theksuar se situata kërkon përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare për të ruajtur stabilitetin.
Në Uashington, Gjuriq bisedoj gjithashtu edhe me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau, me zyrtarin e lartë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, si dhe me të dërguarin special për personat e rrëmbyer, Adam Bohler.
0 komentet