Zyra për KdheM: Familja Pavloviq nga Belo Polje është duke u përballur me presion prej muajsh

požar u kući povratnika u Belom polju
Burim: Kancelarija za Kosovo i Metohiju

Zyra për Kosovë dhe Metohi ka thënë se banorët e fshatit të të kthyerve Belo Polje afër Pejës janë të mërzitur pas zjarrit që ka shpërthyer në shtëpinë e të kthyerve Pavloviq, pasi siç theksojnë ata, ka dyshime të arsyeshme se zjarri ka qenë zjarrvënie.

“Banorët e këtij komuniteti të të kthyerve janë të shqetësuar nga ky incident, sepse ka dyshime të bazuara se zjarri i shtëpisë ka qenë zjarrvënie, pasi që pronës së familjes Pavloviq tashmë dy herë në të kaluarën i është djegur, dhe se familja është duke u përballur me presion prej muajsh për t'ia shitur pronën një shqiptari vendas”, thuhet nga Zyra.

Siç shtuan ata, I ndijeri Blagoj Pavloviq dhe gruaja e tij e cila ende jeton në pronën e tyre në Belo Polje, ishin nën presion të vazhdueshëm nga shqiptarët vendas për të shitur pronën e tyre, të cilën ata vazhdimisht refuzonin ta bënin, të vendosur të qëndronin dhe të mbijetonin në shtëpinë e tyre.

Pronarja nuk ka qenë në shtëpi në momentin e vënies së zjarrit dhe Zyra për Kosovë dhe Metohi do të ndihmojë në riparimin e dëmeve në objekt.

“Dhuna ndaj popullit serb, veçanërisht ndaj të kthyerve që janë kategoria më e cenueshme, pasi që jetojnë në komunitete të vogla dhe shpesh në një mjedis armiqësor, është bërë pothuajse e përditshme në Kosovë dhe Metohi dhe qëllimi është largimi i plotë i serbëve dhe të fshihen gjurmët e ekzistencës serbe nga ato zona”, thuhet në deklaratë.

Zyrja për KdheM kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të forcojë praninë e saj në zonat me shumicë serbe.

“Dhe me këtë rast, kërkojmë nga forcat ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi që të rrisin praninë e tyre në zonat me shumicë serbe, veçanërisht në komunitetet e izoluara të të kthyerve, sepse në këtë moment është e vetmja gjë që mund t'i pengojë njerëzit e dhunshëm dhe ekstremistët të sulmojnë serbët dhe pasurin e tyre. Për këtë incident, si dhe për të gjitha problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë dhe Metohi, do t'i informojmë autoritetet ndërkombëtare, sepse dhimbja dhe vuajtja me të cilën janë të ekspozuar serbët në Kosovë dhe Metohi nuk duhet dhe nuk do të fshihet nën qilim”, thuhet në njoftimin e Zyrës për KdheM.