Zyra për K&M: Është e dukshme që Kurti nisi gjuetinë ndaj sërbëve të kthyer
Zyra për Kosovë e Metohi, bën të ditur se sot arrestimi i një tjetër sërbi në Komunën e Istogut, tregon qartë se Albin Kurti, me policinë e vet, nisi gjahun ndaj sërbëve të kthyer sesi t’i largojnë ata nga kthimi dhe bashkëjetesa paqësore.
"Edhe një tjetër sërb, i kthyer në Komunën e Istogut, është arrestuar sot në fshatin e vet në këtë vend. Fjala është për Zharko Zariqin i cili u mor në pragun e shtëpisë nën akuzën e dyshimeve për krime lufte në fshatin Lubozhdë" bëhet e ditur në deklaratën e Zyrës për K&M.
Më tej thuhet se Zariq prej vitit 2017 është kthyer në fshatin e tij të lindjes dhe prej atëherë nuk e ka braktisur Kosovën.
“Duket qartë se Albin Kurti me policinë e vet ka nisur gjahun ndaj sërbeve të kthyer me qëllim që përmes frikës t'i largojnë dhe me akuza false nga kthimi dhe bashkëjetesë paqësore në vatrat e tyre shekullore” bëhet e ditur nga Zyra për K&M.
Kujtohet se Zharko është sërbi i dytë nga Istogu i cili në 24 orët e fundit u arrestua nën “akuza të pabaza” për krime lufte nën të cilat mbrëmë u arrestua dhe Momir Pantiq, person i zhvendosur nga Istogu.
"Pas arrestimeve të tilla të motivuara politikisht, është e qartë pse shkalla e kthimit të sërbëve të dëbuar dhe të zhvendosur në Kosovë e Metohi është më e ulëta në një zonë pas konfliktit" thuhet në deklaratë.
Zyra për Kosovë e Metohi ka angazhuar avokat i cili do të përfaqësojë Zariqin para gjyqësorit të Prishtinës.
“Rreth këtyre arrestimeve të manipuluara, do të vëmë në dijeni të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë”, shtoi Zyra për K&M.
Ndërkaq Zariq në shkurt të vitit 2020 ka qenë i paraburgosur, por pas seancës dëgjimore në Prokurorinë Speciale në Prishtinë si dëshmitar, ai u lirua dhe nuk u akuzua për krime lufte, kështu që u kthye në fshatin e tij.
Atëherë u fol se tek ai në mëngjes në kishën e Lubozhdës, erdhën dy inspektorë civilë dhe një polic kosovar të cilët, siç i përshkroi ai, me paturpësi e shtynë drejt autoveturës.
Në Prokurorinë Speciale të Kosovës është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit për ngjarjet e viteve 1998 dhe 1999 në fshatin Dobrushë afër Istogut. Rrëfeu se nënshkroi deklaratën, tha se nuk ishte keqtrajtuar dhe se oficerët kanë qenë korrekt me të.
Në fshatin Lubozhdë deri në mbërritjen e Kfor dhe Unmik në Kosovë në vitin 1999, jetonin gati 40 familje sërbe të cilët më pas u shpërngulën në Sërbinë qëndrore.
0 komentet