Zyra për KdheM: Pesëqind sulme ndaj serbëve janë pasojë e politikës antiserbe të regjimit të Albin Kurtit

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë dhe Metohi, lidhur me sulmin e një grupi shqiptarësh ndaj një 20-vjeçari serb në një parking në Mitrovicën e Veriut, ka bërë të ditur se serbët në Kosovë çdo ditë përballen me kushte të pamundura jetese, duke vlerësuar se incidentet me motive etnike janë pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të zbatuar nga regjimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Siç thuhet në deklaratën e Zyrës për KdheM, është shënuar incidenti i 500-të i motivuar etnik që nga ardhja e Kurtit në pushtet.

“Serbët çdo ditë përballen me kushte të pamundura jetese në zonën e Kosovës dhe Metohisë dhe këtë e dëshmon fakti se incidenti i 500-të i motivuar etnik është shënuar që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit, dhe të gjitha janë pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të zbatuar nga regjimi i tij nga Prishtina”, njofton Zyra për Kosovë dhe Metohi.

Siç shtohet, dy netë më parë, një grup shqiptarësh sulmuan 20-vjeçarin Petar Kostiq në një parking në Mitrovicën e Veriut, e grabitën dhe e rrahën keq, gjë që, sipas raportimeve, përfundoi një seri alarmante incidentesh etnike kundër serbëve.

Të gjitha vendimet politike të Kurtit, shtohet, janë marrë vetëm për t'ua vështirësuar jetën serbëve në Kosovë.

“Retorika ndezëse nxit dhunë dhe incidente në terren, nga sulmet ndaj serbëve, objekteve të KOS-së, pronës serbe...Duke ushtruar, nga njëra anë, dhunë institucionale ndaj serbëve, dhe nga ana tjetër, duke nxitur intolerancën kombëtare që shpie në sulme të tilla dhe të ngjashme fizike që kanë ndodhur në numër të madh në tre vitet e mëparshme, regjimi në Prishtinë dëshiron të të kryejnë një spastrim të ri etnik të serbëve nga vatrat e tyre shekullore”, shtohet.

Theksohet se përkundër të gjitha sfidave, Beogradi do të vazhdojë të zbatojë politikën e paqes, por do të kërkojë me durim dhe këmbëngulje që çdo incident individual të zbardhet dhe autorët të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

“Kjo është mënyra e vetme për t'u mundësuar serbëve që të kenë kushtet elementare për një jetë të qetë dhe të lirë në zonën e Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në përfundim.