Zyra për KdheM: Rrahja e Gjoshiqit dhe arrestimi i babait të tij është një valë e re e frikësimit të serbëve

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Rrahja e mbrëmshme e Mladen Gjoshiqit nga Brnjica e Poshtme është një valë e re frikësimi dhe presioni ndaj popullit serb në Kosovë dhe pasojë e politikës antiserbe të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, çdo deklaratë e të cilit gjeneron incidente të reja me motive etnike, thanë nga Zyra për Kosovën dhe Metohinë.

Ata theksojnë se një shqiptar vendas ka sulmuar pa arsye një të ri serb dhe se policia ka arrestuar babain e tij që i ka ardhur në ndihmë.

“Një shqiptar vendas në këtë vend multietnik, afër Prishtinës, e ka sulmuar fizikisht Gjoshiqin pa asnjë arsye dhe i ka thyer hundën, dhe kur babai i tij ka tentuar ta mbrojë djalin e tij, policia e ka marrë në paraburgim, në vend që të arrestojë menjëherë dhunuesin“, thuhet në deklaratë.

Ndonëse kamerat e vëzhgimit e kanë regjistruar të gjithë incidentin dhe sulmuesi i serbit është njohur menjëherë, policia e ka arrestuar atë vetëm pas disa orësh, thonë nga Zyra për KeM.

Serbët në këtë fshat multietnik janë të indinjuar dhe të frikësuar nga ky incident i fundit që ka sjellë trazira dhe frikë dhe presin që sulmuesi të sanksionohet në mënyrë adekuate.