Zyra për K&M: Milletiq viktimë e premtimeve boshe e të tradhtuara të bashkësisë ndërkombëtare
Sllobodan Milletiq u ndalua sot në Jarinjë, pavarësisht garancive të forta të BE dhe SHBA se nuk do të ketë persekutim dhe reprezalje ndaj sërbëve që shprehën pakënaqësinë me protestat dhe barrikadat e vitit 2022 dhe ai është viktimë e premtimeve të tradhëtuara dhe boshe të komunitetit ndërkombëtar, ka njoftuar sot Zyra për Kosovë e Metohi, pasi Milletiqit i’u është caktua masa e paraburgimit.
“Sllobodan Milletiq nga Zveçani u ndalua sot në vendkalimin administrativ në Jarinje dhe është ndaluar me pretekstin se ka marrë pjesë në protestat e sërbëve në veri të K&M dhe në barrikada, përkundër garancive të forta të BE dhe SHBA të 28 dhjetorit 2022 se nuk do të ketë përndjekje dhe reprezalje ndaj sërbëve, si pasojë e asaj që shprehnin pakënaqësinë e tyre për pushtimin e veriut të K&M nga Kurti” bëhet e ditur në njoftim.
Siç theksohet, pas Sreqko Sofronijeviqit dhe Milletiq u ndalua si viktimë e premtimeve të tradhtuara dhe boshe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila sot nuk foli asnjë fjalë rreth arrestimit të një tjetër sërbi, ndërsa për ndalimin rutinor dhe me kohë të shkurtër të një shqiptari kosovar në Sërbinë qëndrore, ushtruan të gjithë presionin e mundshëm diplomatik dhe mediatik ndaj Beogradit duke "garuar me fjalë dënimi".
“Është e qartë se për ta plagët sërbe nuk ekzistojnë, ashtu sikurse nuk janë përgjegjës për plagosjen e Dragisha Galjakut, Millan Jovanoviqit, vëllezërve Stojanoviq nga Gotovusha dhe shumë sërbëve të tjerë të pafajshëm” thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se dhjetëra sërbë të Kosovës pa asnjë bazë dhe prova janë arrestuar pasi Albin Kurti erdhi në krye të qeverisë në Prishtinë.
Shtojnë se Zyra për Kosovë dhe Metohi dhe në këtë rast të arrestuarit Milletiq, i është ofruar avokat.
“Zbatimi i dhunës ligjore ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi është pjesë e fushatës së gjerë të dhunës që ka për qëllim që sa më shumë sërbë të braktisin krahinën tonë jugore, ndërsa pas gjithçkaje qëndron qëllimi kriminal dhe plan për spastrim gradual etnik” thuhet në deklaratë.
Nga Zyra për K&M vihet në dukje dhe se Kosova është e vetmja pjesë e Europës ku është mjaft e zakonshme që të burgosurit politikë prej muajsh dhe pa aktakuzë e prova të mbahen në “kazamat”.
“Ata që promovojnë imazhin e të vetëshpallurës ‘Kosovë’ si kampione e demokracisë, duhet t’a spegojnë edhe këtë fenomen” shtohet.
Zyra për K&M paralajmëron se presionet ndaj popullit sërb në Kosovë rriten dita-ditës, për të cilën frikësohen se në javë dhe muaj, për shkak të interesave ditore politike të Albin Kurtit, do të vazhdojnë të intensifikohen dhe eskalohen.
0 komentet